Ortek arrestimesh - në burg dhe 9 krerë komunistë
Tjetër valë e madhe e “Anti-Genocidit” përfshin kryeqytetin
Rikthehen në qeli Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Foto Çami, Aranit Çela, Llambi Gegprifti, etj
Valë e stërmadhe e arrestimeve të “Anti-Genocidit” dje përsëri në skenë. Pas kërkesës nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe firmosjes së urdhër-ndalimeve në Gjykatë, ka filluar operacioni i “Briskut”. Nëntë ish funksionarë të lartë të regjimit komunist kanë përfunduar në pranga nën akuzën e Internim - Dëbimeve. faqe 2 Hekuran Isai Manush Myftiu
Disfatizmi ka mbërthyer PD
Nisin konferencat e PS në rrethe, Pëllumbi në Durrës
Zgjidhen 16 kandidatët për deputetë në 5 zona elektorale të Durrësit
“Bojkotoni parlamentin”
Ofertë e Godos për 13 partitë politike
...nëse ligji elektoral nuk shqyrtohet brenda janarit
faqe 3
PD meriton humbjen, PS nuk meriton fitoren
AD kundër mazhorancës së një partie
Zogaj: PD aleate gjenetike, PS aleate pragmatike
faqe 4
Vidhen zyrat e PS
Zhduken 28 karrike
ELBASAN - Pesë ditë para konferencës së PS për rrethin e Elbasanit vjedhësi ka shkallmuar derën e godinës së saj në lagjen “Gurabardhi”.
Drejtuesit e PS lokale kanë konstatuar dje vjedhjen e papritur dhe menjëherë janë interesuar nëse grabitësit kishin marrë dokumentat që ruheshin në zyrat e tyre. Por vjedhësit ordinerë nuk kanë marrë as letra dhe as tesera partie. Ndoshta me shpresë për t’i zbrazur ndonjë kastoreje parash, janë kënaqur vetëm me karrike plastike të bardha. Sipas drejtuesve të PS në këtë rreth, inventari i numëron minus 28 copë karrike që kapin shumën e afro 200 mijë lekëve. Ngjarja që ka ndodhur mbrëmë në darkë ka vënë sot në punë edhe policinë për të identifikuar autorët. Ndërkohë ajo ireshtohet e dyta për këtë muaj pas vjedhjes së bujshme të klinikës dentare të qytetit. BESIM DYBELI
Përpjekjet sekrete të E. Hoxhës për tu lidhur me amerikanët
Dritë mbi dialogun e fshehtë shqiptaro - amerikan
Behar Shtylla i ngarkuari i qeverisë shqiptare për bisedime me Departamentin e Shtetit
Nesti Nase, majtas, në mes ministri i Jashtëm i BS Gromiko dhe djathtas Behar Shtylla Me ndërmjetësinë e sovjetikut Gromiko, Behar Shtylla u njoh në fillim me diplomatin amerikan Kohen dhe ve më vonë realizoi tri takime me dy të tjerë, me Howard dhe me Kempel-in, i ardhur posaçërisht nga Uashingtoni në Nju Jork në 14 maj. Manush Myftiu në 8 gusht 1949 ia kishte përcjellë Enver Hoxhës relacionin e Behar Shtyllës për bisedimet në Nju Jork me shënimin se “mendoj se duhet t’i shkruajmë Beharit nëse duhet e vazhdojë bisedimet në Paris dhe deri ku duhet të arrijë pse ai deri tani e ka paraqitur çështjen si thjesht informative dhe iniciative”. Vetëm në 25 korrik atij përmes radiogramit të V. Natha-[?] nalit iu përcoll porosia e Enver Hoxhës se “përfundimisht është në interesin tonë të vendosim lidhje me USA. Të gjithë akordet e traktatet që ekzistojnë midis dy vendeve tona ne i pranojmë se nuk na prishin shumë punë se mungesa e marrëdhënieve diplomatike. Mirë është që edhe kjo punë të ketë një zgjidhje të favorshme para mbledhjes së UNO-s”. Tri vjet më vonë Enver Hoxha kuptoi atë ç’duhej të kishte bërë në fillim të vitit 1946 dhe që Noli, Sejfulla Malëshova apo edhe të tjerë ia kishin këshilluar qysh në atë kohë. Në faqe 8-9 nga Prof. Dr. Paskal Milo
Klandestinët në humnerë
Ikje edhe në mes të dëborës së madhe
Plagosen në kufi dy 15-vjeçarë
Furtunë në Prefekturë
Korçë, 12 shkarkime brenda një viti
Ikën shefi i Administratës
faqe 7
Në qeli trafikanti i heroinës
Prej tre vjetësh jam i droguar
faqe 2
Sot në EXPRESS SPORT
Gjithçka për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë vetëm disa orë pa përfundimit të tyre.
Të gjitha evenimentet sportive të javës, por edhe të orës së fundit