25/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 janar 1996

Vazhdojnë me intensitet hetimet për vrasjet e Shkodrës Nano do dëshmojë nga Bënça për 2 prillin

Dje, Azem Hajdari dy orë në Prokurori Sot dëshmon Gramoz Ruçi Azem Hajdari duke dalë dje nga Prokuroria foto G. SHKULLAKU faqe 2

Partia në pushtet viktimë e një adoleshenti pa punë Një italian i çmendur hedh në aventurë PD

Nuk kemi nevojë të financohemi as nga Serbia e as nga "Shqiponja" Lajmi i bujshëm i një italiani të papunë, hodhi dje në aventurë jo vetëm dy gazeta qeveritare RD e Albania, por quditërisht edhe vetë partinë në pushtet. Mitomani 23 vjeçar Pietro Zanoni, nëpërmjet zyrës së tij fantazemë që mban adresë shqiptare, u ka dërguar dy gazetave pa lekes, shpjegim në të madhe të vitit. Sipas tyre gazeta “Koha Jonë” financohet nga Serbia. Në njoftimin e zyrës së shtypit Zanoni thuhet se citohet një ish punonjës i sigurimit shqiptar, por nuk jepet emri dhe asnjë e dhënë rreth tij. Deklarata e djeshme e PD është absurde, një skandal i vërtetë politik që tregon injorancën e drejtuesve të saj. Duke i besuar verbërisht trillimet e fantazisë së një adoleshenti që lumturohet kur i del emri në ndonjë gazetë shqiptare, pa verifikuar asnjë të dhënë rreth tij, kjo parti e cila ka marrë përsipër fatet e Shqipërisë i kërkon parlamentit, prokurorisë dhe SHIK-ut të vërtetojë absurditetet. Sipas deklaratës së PD, dukej ndërhyrja e psikopatit Zanoni që SHIK-u “të marrë masa për të bllokuar këtë veprimtari kriminale...”, duke i dhënë vlera zbuluese mitomanit italian, e duke injoruar punën e SHIK-ut që ne e kemi përditë “pjesëtar” të stafit tonë. Është e kuptueshme që deklarata ka karakter propagandistik, për të krijuar një opinion fyes për gazetën më të madhe shqiptare. “Koha Jonë” duke qenë gazeta me tirazh më të lartë dhe me të ardhurat më të mëdha në reklame se çdo gazetë tjetër, jo vetëm që është në gjendje të jetojë pa financime por edhe të financojë gazeta të tjera të vogla siç mund të jenë RD e Albania. Këtë ne e kemi provuar me financimin e AKS dhe Sport Ekspres. Drejtuesit e shtypit qeveritar, duke qenë se nxjerrin në treg gazeta që nuk shiten dhe që financohen me mijëra dollarë në muaj, e kanë të vështirë ndoshta të imagjinojnë se një gazetë mund të vetfinancohet. Kështu, ata bien viktimë e idiotësive të tilla për të gjetur financime serbe. Këta mjeshtra të diversionëve, nuk do të kishin rënë viktimë e fantazisë femërore sikur të kishin bërë një llogari fare të thjeshtë: tirazhi ynë arrin rreth 25 mijë kopje në ditë dhe çmimi 30 lekë, duke ditur mirë edhe kostot e shtypit dhe shpenzimet e tjera redaksionale, do të shikonin se “Koha Jonë” pa patur nevojë për financime është në gjendje të financojë edhe RD e Albania, për të mos rënduar buxhetin e shtetit. Zotërinjtë e PD duhet ta dinë se shuma 4 milion lireta në muaj, ose 250 mijë lekë shqiptare për të cilën akuzohemi, nuk na mjafton as për shpenzimet telefonike mujore. Të shkruash sipas një sigurimsi pa emër, do të thotë që edhe ne kemi të drejtën të themi se sipas një SHIK-si, gazeta Albania financohet me mijëra dollarë nga Sali Berisha apo nga Arabia Saudite. ALEKSANDËR FRANGAJ (vijon në faqe 3)

PS për zgjedhjet e ardhëshme Krijohen skuadrat speciale

Do të mbrojnë kutitë e votimit faqe 4

Sot mblidhet tryeza e 13 partive Pritet nënshkrimi i deklaratës për ligjin e ri elektoral

Nuk dihet ende qëndrimi i PD faqe 4

Dje, zv/presidenti i PSE në Shqipëri Mhështetje pa rezerva për PS e PSD

Dje Akile Oketo gjatë takimit me sekretarin i PD Tritan Shehu foto A. BABANI Akile Oketo, nënkryetari i Partisë Socialiste Evropiane ka zbritur dje në orën 13.30 minuta në Aeroportin e Rinasit. “Kam ardhur në Tiranë për të parë realisht zhvillimet politike në Shqipëri, - ka thënë para gazetarëve në selinë e PS-DSH, Oketo. Ajo që na shqetëson dhe për të cilën do interesohem të marr opinione nga partitë kryesore, është ligji “genocid” dhe ai i zgjedhjeve”. faqe 3

Pas tre vjet hetimesh, pretenca e prokurorit Dënim me vdekje për autorin e dy vrasjeve

I pandehuri mohon krimin faqe 2

Dje në Asamblenë Parlamentare të KE Aprovohet Rezoluta për Kosovën

Të garantohen të drejtat e njeriut faqe 4

Ligji antigenocid është ligji kundër zgjedhjeve të lira PD është parti revolucionare

Faktori kryesor destabilizues i vendit është Berisha përmes PD dhe shtetit të saj Intervistë me z. Arben Imami, deputet i PAD faqe 9

Aksident i rëndë në Itali

10 të vdekur dhe tre të humbur faqe 13

Arpad Goncz në Shqipëri

Berisha: “Vizitë historike” Për herë të parë një kryetar shteti hungarez viziton Shqipërinë. Vizita e Presidentit hungarez Arpad Goncz, është cilësuar “ngjarje historike” në deklaratën e mbrëmshme se Presidentit Berisha. Vizita ka për synim kryesisht forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. I shoqëruar nga një delegacion, ku shumë syresh janë biznesmenë, presidenti hungarez qysh dje ka filluar takimet me kreun e shtetit shqiptar Berisha dhe kryeministrin Meksi. faqe 3

Banka e Kursimeve njofton

Faqe 16