27/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 janar 1996

Sulm policor kundër gazetës “Koha Jonë”

Atentat i qëllimshëm ndaj shtypit të lirë Dje, bllokohet shpërndarja nëpër rrethe e 11 gazetave Dje, fatkeqësisht, shteti humbi çdo lloj logjike ndaj gazetës më të madhe shqiptare “Koha Jonë”. Ai përdori forcën e shtetit policor. Policë të armatosur me automatikë bllokuan dhe shoqëruan për në polici të gjitha automjetet e gazetës “Koha Jonë”, të cilat po transportonin gazetën nëpër rrethet e vendit. Që në ora 02 të natës makina policie ruanin redaksinë e gazetës, pastaj policët, nën urdhërat që vinin nga radiot e shefave të tyre, sulkatërruan me tytat e automatikëve çdo pako që kishte gazetën “Koha Jonë”. Pas kësaj i gjithë tirazhi prej 21 mijë kopje, i planifikuar për rrethet, u bllokua në polici. Rastësisht, vetëm një automjet i shpejtë operacionit të rajoneve të policisë numër 1 dhe 3, duke arritur të shpërndajë gazetën vetëm në linjën Rrogozhinë-Vlorë. Pas bisedave me shefat e policisë në këto rajone, automjetet vazhdojnë të jenë të bllokuar në polici për një afat të pacaktuar, duke harruar se për blerjen e tyre redaksia ka shpenzuar mijëra dollarë. Kështu deri tani nga ministria e Brendshme gazetës “Koha Jonë” i janë bllokuar 6 automjete, çka na detyron që gazetën ta shpërndajmë me sot me automjete taksi, që kushtojnë çmimet e kokës. Megjithatë stafi drejtues i “KJ” vendosi që me çdo lloj çmimi, duke rrezikuar edhe anën financiare, të shpërndajë gazetën për lexuesit e saj. Me “KJ” transportoheshin edhe gazeta të tjera, kështu që lexuesit nuk i morën dhe disa tituj gazetash të tjera për arsye e vetme se shteti, dje në mëngjes, pësoi një krizë nervore, krizë e cila po të vazhdojë gjatë mund të sjellë mbylljen e shtypit të pavarur shqiptar. Pas akuzave absurde për gjoja financim nga Serbia me 2500 dollarë në muaj, kur vetëm shpenzimet tipografike mujore kapin shifra përtej 100 mijë dollarëve, erdhi presioni i djeshëm i tipit fashist, çka ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet disi të mira shtet-massmedia. Deri pardje besuam vërtet se deklaratat e Berishës për liri shtypi burojnë nga një frymë e një mjeku humanist, por dje kuptuam se ato janë thënë nga një politikan i keq, që edhe dje u hodh djallëzisht kryetar de facto i PD-së. Tashmë marrëdhëniet janë acaruar dhe jo për fajin tonë. Në numrat tjetër vetëm të presim që ndonjë ditë, agjentët e SHIK-ut të na fusin ndonjë pako droge apo 500 mijë dollarë në xhep duke pas kontrolluar dhe thuajse përditë përfundojnë duke riparuar 313 e Tiranës. Megjithatë sec. kjo është lufta për një shtyp të lirë. NIKOLLË LESI Dje gjatë bllokimit nga policia të mjeteve të transportit të shtypit të “KJ” foto G. SHKULLAKU

Do fitojmë zgjedhjet me çdo çmim

Brokaj: Zgjonone, psikopat i blerë nga PD Socialistët në Berat faqe 3

Akuza të pavërteta dhe tendencioze

Vukiqeviç: kemi marrëdhënie shumë të mira me PD Ambasada Jugosllave faqe 4

Mund të bojkotohen zgjedhjet

PD do të kontrollojë komisionet e votimit Partitë reagojnë ashpër ndaj projektligjit elektoral të PD faqe 3

Absurditet i lindur në kokën e Tritan Shehut

Të shpikësh fakte dhe fantazi të kësaj natyre është më shumë se për të qeshur Namik Dokle, pas akuzave për financime serbe faqe 9

Janë grabitur 288 km tel, 12 milion lekë dëme

Gjysma e fshatrave shqiptare pa ndërlidhje telefonike Dëmtime masive të linjave telefonike në të gjithë vendin faqe 5

Berisha deklaron pasurinë

Një shtëpi dhe vetëm 360 mijë lekë në xhepat e Presidentit Presidenti i Republikës Sali Berisha, i pari zyrtar shqiptar që deklaron pasurinë e tij familjare. Lajmin e bëri dje të ditur zëdhënësi i tij, i cili tha se Presidenti Sali Berisha, bazuar në ligjin Nr. 7903, datë 8.3.1995 dhe në vendimet përkatëse të qeverisë, deklaron se ai dhe familja e tij disponojnë si pasuri të tundshme dhe të patundshme një apartament me dhoma e një kuzhinë në të cilin banojnë dhe 360 mijë lekë që përbëjnë kursimet familjare para dhe gjatë funksionit aktual.

Pranga për të gjashtin e vrasjeve në kufi

Vetëm dy ditë më parë në Elbasan ishte arrestuar edhe një tjetër faqe 5

Krim në errësirë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në një familje Grabitësit në Shkodër faqe 6

Përfundon hetimi për Teutën

Procesi i 230 mijë dollarëve një hap larg fundit Më 8 shkurt pretenca faqe 7

Grabiten Gjebrea dhe Nalbani

Kapën dy autorët tek shisnin këmishet e Gjebresë 500 USD Narkomanë në pranga faqe 19

Banka e Kursimeve njofton

Faqe 16