Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 30 Janar 1996

Të gjithë kundër Berishës

Dje, futet në rend dite ligji i PD për zgjedhjet. Grushta në Parlament Pritet krijimi i frontit të madh opozitar Dje, futet në rend dite ligji i PD për zgjedhjet. Grushta në Parlament Të gjithë kundër Berishës Pritet krijimi i frontit të madh opozitar
Berishës

Sot në Pallatin e Kongreseve Mblidhen 13 parti, PD refuzon

Sot në Pallatin e Kongreseve Mblidhen 13 parti, PD refuzon Partitë politike në alarm dhe të tradhëtuara Deklaratë e komitetit Drejtues të PS Manifestime dhe protesta Nuk do të lejojmë askënd të manipulojë me vullnetin e popullit faqe 3
Pallatin E Kongreseve

Vazhdon presioni ndaj gazetës Koha Jonë rrezikon botimin

Vazhdon presioni ndaj gazetës Koha Jonë rrezikon botimin Megjithë deklarimet e ministrisë së Brendshme se ndalimi i makinave të gazetës “Koha Jonë” është bërë për verifikim të dokumentave, ato vazhdojnë të jenë të bllokuara, tashmë që prej pesë ditësh. Ky veprim arbitrar dhe antiligjor ka vënë në rrezik serioz gjithë rrjetin e shpërndarjes së gazetës “Koha Jonë” dhe më shumë se gjysmën e gazetave që botohen në vend. Sulmi i nisur fillimisht me shpifje ndaj gazetës “Koha Jonë”, vazhdon me bllokimin e shpërndarjes së saj dhe po thellohet me shantazhe në rrugë e në telefon, me survejime të gazetarëve, me procese gjyqësore, me kontrollë financiare e kërcënime të hapura për mbylljen e gazetës. Mungonte vetëm një komision parlamentar, i cili u ngrit dje për të hetuar gazetën “Koha Jonë”. Përveç faktit se në botë nuk kemi dëgjuar për komisione të tilla deputetësh, që në vend të bëjnë ligje hetojnë shtypin e pavarur, çuditshëm se si organi më i lartë i një shteti, ku mendonim se janë njerëzit më të zgjedhur të popullit, merr për bazë deklarata e çmendura të një 24 vjeçari italian. I gjithë ky parlament pra, vendosi dje të hetojë ato çka ka shkruar italiani, cili me zbulimin e tij ka sfiduar dhe SHIK-un. Shërbimi i madh informativ i vendit, megjithë fondet e shumta që merr nga qeveria, megjithë mjetet e sofistikuara që ka në dispozicion nuk arriti dot të zbulojë “milionat” që rrjedhin lumë nga Serbia. Kjo detyrë e vështirë i mbetet tani ekspertëve të parlamentit. “Koha Jonë”, e cila nuk ka patur një ditë paqeje me pushtetin e PD prej krijimit të saj, nuk beson se ky shtet do ta kuptojë një ditë traditën e shtypit të lirë. Përkundrazi po vazhdon me sulme dhe presione që sa vijnë e bëhen më të egra. Përballë kësaj situate që po rëndohet çdo ditë e më shumë, në kushtet e një bllokimi nga të gjitha anët, ndjen presionin e përditshëm në punën e gazetarëve, gazeta “Koha Jonë” po rrezikon seriozisht botimin e saj. Në këtë gjendje të krijuar nga segmente dhe individë të caktuar të strukturës së pushtetit, stafi i “Koha Jonë” i bën thirrje dhe njëherë Qeverisë, Parlamentit, Presidentit të Republikës, të mbajnë në kontroll strukturat dhe të mos lejojnë dhunimin e lirisë së shtypit. Mbyllja e kësaj gazete në moshën më të re të kësaj historie, do të dëshmonte vetë dështimin politik aktual.
Presidentit Të Republikës Serbia

Arratisen gjashtë të burgosur

Vlonjatët shpërthejnë qelitë e Komisariatit Prokuroria ushtarake arreston tre policë Vlonjatët shpërthejnë qelitë e Komisariatit Arratisen gjashtë të burgosur Prokuroria ushtarake arreston tre policë faqe 7
Vlorë

Gjenerali i parë, pa punë, pa rrogë

Kristaq Karoli hedh në gjyq Ministrinë e Mbrojtjes Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë kërkon pagën e mohuar Kristaq Karoli hedh në gjyq Ministrinë e Mbrojtjes Gjenerali i parë, pa punë, pa rrogë Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë kërkon pagën e mohuar faqe 2
Kristaq Karoli

Ylli Rakipi akuzohet për kanosje për vrasje

Përfundon hetimi pas denoncimit të kreut të pushtetit lokal Do ta pres kokën me sopatë i kishte thënë funksionari drejtorit i “Albania” Përfundon hetimi pas denoncimit të kreut të pushtetit lokal Ylli Rakipi akuzohet për kanosje për vrasje Do ta pres kokën me sopatë i kishte thënë funksionari drejtorit i “Albania” faqe 2
Ylli Rakipi

Në Athinë: Shkolla e parë shqipe

Në Athinë: Shkolla e parë shqipe Startojnë 15 nxënësit e parë Klasa, të cilës i jep mësim e apasionuara Afërdita Beça, ka një specifikë të veçantë. Mosha e nxënësve është e ndryshme nga: 7, 10 dhe 12 vjeç. Mësimi bëhet një herë në javë ditën e diel. Programi që ka hartuar Afërdita përmban kryesisht gjuhë dhe letërsi, hartime dhe diktime. faqe 5
Afërdita Beça Athinë

Shpërthejnë bombat e luftës

Episod tragjik Plagosen dy fëmijë të vegjël nga Bilishti Episod tragjik Shpërthejnë bombat e luftës Plagosen dy fëmijë të vegjël nga Bilishti faqe 6
Bilishti

Arrestohet Idajet Beqiri

Antigjenocidi në veprim Akuzohet si anëtar i komisionit të internim dëbimeve, për internime në kundërshtim me kushtetutën Vendimi për 9 të ndaluarit Përfundojnë në qeli 4 ish funksionarë Antigjenocidi në veprim Arrestohet Idajet Beqiri Akuzohet si anëtar i komisionit të internim dëbimeve, për internime në kundërshtim me kushtetutën Vendimi për 9 të ndaluarit Përfundojnë në qeli 4 ish funksionarë faqe 2
Idajet Beqiri