Përgatiten zgjedhjet e parakohshme
Projektligji për zgjedhjet - opozita drejt një pakti të përbashkët
Dje në tryezën e partive, PD tërhiqet por fronti vazhdon
“Ai që do të shkelë mbi votën, do të shkelë mbi demokracinë”, 13 partitë u mblodhën dje me idenë e krijimit të një fronti për mbrojtjen e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Lajmi për krijimin e këtij fronti të madh opozitar e detyroi dje PD-në të merrte pjesë në takim dhe të tërhiqej në disa pika të projektligjit të papranueshëm për 13 partitë. Ndërkohë në tryezat e politikës shqiptare po qarkullon projekti i “paktit për zgjedhje të lira dhe demokraci” që parashikon bashkimin e të gjitha forcave politike opozitare në zgjedhjet që po vijnë.
Nga takimi i djeshëm i partive politike për diskutimin e projektligjit për zgjedhjet
Pranga për djalin e Servet Pëllumbit
Ndalohet në Komisariatin numër 2 të policisë
"Ka fyer figurën e Presidentit Berisha"
f. 5
Jo asociimit të Shqipërisë
Dje, Bashkimi Evropian
Jo asociimit të Shqipërisë
Reformat e pakënaqshme politike dhe ekonomike e lënë Shqipërinë jashtë marrëveshjes "Europa"
Shqipërisë dje i është mohuar kërkesa për të nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Evropian, ose ndryshe Marrëveshjen "Europa". Këtë vendim e ka njoftuar Komisioni i Bashkimit Evropian për çështjet e Jashtme Van Den Bruk. Deklarata zyrtare arsyet e mospranimit të Shqipërisë në këtë Marrëveshje i mbulon me një fjalor diplomatik, por nuk i fsheh sesi shkaqe kryesore kanë qënë gjendja aktuale e reformave politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Në deklaratën e Komisionerit thuhet se një Marrëveshje e plotë Asocimi nuk do të ishte e përshtatshme duke marrë parasysh gjendjen aktuale të reformave politike dhe ekonomike në Shqipëri. Pas pranimit në Këshillin e Evropës verën e kaluar, nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocimit ishte prioritet i politikës së jashtme të pushtetit të Berishës. Por shkarkimi në shtatorin e kaluar i kryetarit të Gjykatës së Kasacionit dhe rrethimi i kësaj Gjykate me policë, miratimi i ligjit Antigjenocid, ligji mbi Dosjet, ligji elektoral antikushtetues dhe anti-demokratik dhe të gjitha veprimet politike të Berishës që janë kundërshtuar nga opozita, duket se kanë arritur në vesh të Evropës. Sipas Bashkimit Evropian, Shqipërisë i duhet "të shënojë progres në rrugën drejt demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave". Në kushtet kur marrëdhëniet midis Tiranës, Romës dhe Athinës duken në periudha ngëçie, pa ka të ngjarë që një refuzim i djeshëm rol të ketë patur vendi fqinj e veçanërisht Greqia. Në deklaratë thuhet se "Shqipëria duhet të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal", por theksi duket qartë se është në zhvillimet e brendshme. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocimit do të hapte rrugën për anëtarësim gradual të vendit në Bashkimin Evropian, aktualisht organizata më e fuqishme politike dhe ekonomike e Kontinentit. Por dhe ndryshe Shqipëria mbetet pa hyrë në rreth të Evropës dhe sërish për fajin e qeverisë së saj. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe për një kohë disa vjeçare, kriteret për të nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit kanë qënë vetëm ato ekonomike. Vetëm Çekia, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia iu nënshtruan filtrit politik për Marrëveshjen dhe e kapërcyen atë. Ndërsa qeverisë jo megjithëse me buxhetorekonomike reklamon rezultatet e shkëlqyera që para tre viteve, evoluionit marrëveshjen deri në negociimin e procedurave thjeshtë teknike. Në vendim jo i këndshëm për Shqipërinë vjen pikërisht në momentin kur lufta politike midis partisë shqiptare është ndezur më shumë se kurrë. Në asnjë vend ish-komunist nuk ka ndodhur deri më sot që kundër partisë në pushtet të grumbullohen të gjitha forcat politike të vendit. Projektin antidemokratik dhe antikushtetues të ligjit të zgjedhjeve, duket se po nuk po partinë e bashkuar opozitare morale, do ta korigjojë dhe Bashkimi Evropian me anë të konviktjes [?] dhe vendimit të tij të fundit. "Jo veprimeve". Por kjo jo takon vetëm regjimit të Berishës dhe PD.
E. BARÇI
Skandal - Qeveria Meksi, 250 mijë dollarë për gazetën “Albania”
Një punonjës i SHIK-ut ka deklaruar financimet e errëta për Ylli Rakipin
Flet deputeti i AD, Teodor Keko
faqe 9
Dënim me vdekje për vrasësit e kambistit
Dje, jepet vendimi për ata që qëlluan mbi Piro Palolin
Do të presin të lidhur kokë e këmbë në qeli heqjen e dënimit me vdekje për qytetarët shqiptarë
faqe 2
Legalizohen kartat greke
Omonia ndërhyn te prefekti i Janinës
faqe 7
SHIK-u dhe Ylli Rakipi organizatorët e atentatit
Rreth atentatit në shtëpinë e N. Lesit
U bënë fiks tre muaj nga nata kur në shtëpinë e drejtorit të “KJ”, Nikollë Lesi u vendos një sasi e madhe tritoli, nga shpërthimi i të cilit u shkatërrua e gjithë hyrja e apartamentit si dhe u rrezikua familja e tij. Prokuroria e Lezhës dhe Prokuroria e Përgjithshme disa herë i kanë pezulluar hetimet me këtë akti tash, ku janë përzier persona me përgjegjësi në SHIK dhe në pushtetin qendror. Personazhi kryesor i atentatit mendohet se është në qytetin e Tiranës dhe është mik i ngushtë i familjes së Ylli Rakipit, drejtorit të gazetës “Albania”, drejtor i cili thuhet që qarqet e gazetarisë si n/kryetar i SHIK-ut. I takon organeve kompetente që të zbardhojnë këtë çështje më mafiozësh, të cilët jetojnë në paturë e dhëna nga qeveria Meksi dhe ndotin atmosferën në shtypin shqiptar.
A.N.
Tirana skuqet nga parrullat
Dje në kryeqytet
"Poshtë diktatura", "Berisha si Pinoceti"
faqe 3
Banka e Kursimeve njofton
Faqe 16