03/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 shkurt 1996

Arrestohet përsëri Ramiz Alia

Ligji i “Anti-Genocidi” dje arrin kulmin e tij. Akuzohet për internim-dëbimet Mbrëmë në orën 20.30 prangat shtrëngojnë për herë të tretë duart e Alisë në burgun e kryeqytetit Ligji i “Anti-Genocidi” dje arrin kulmin e tij. Akuzohet për internim-dëbimet Arrestohet përsëri Ramiz Alia Mbrëmë në orën 20.30 prangat shtrëngojnë për herë të tretë duart e Alisë në burgun e kryeqytetit Pranga për herë të tretë për ish Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia. Pas një kërkese të Prokurorisë së kryeqytetit për vendosjen e masës së arrestit ndaj ish Sekretarit të Parë të KQ të PPSH pas Enver Hoxhës, dje në orën 19.00 gjykata e Faktit ka firmosur arrestin në burg për të. Vetëm 90 minuta pas kësaj, një furgon i “Briskut” nga shtëpia e të bijës ku ai banonte që nga korriku i vitit të kaluar pas lirimit nga burgu, e ka shoqëruar drejt njerërs prej qelive të repartit 313. Masa ndaj Alisë u muar për akuzën se “në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ka hartuar Dekrete që shtè ai i vitit 1986 për Internim - Dëbimet ku si pasojë të cilave janë bërë internime dhe dëbime të qytetarëve shqiptarë për shkaqe politike. Po sipas kësaj kërkese gjatë viteve 1990-1991 si President i Shqipërisë Alia ka urdhëruar dhe lejuar me dashje, përdorimin e armëve të zjarrit mbi popullsinë.” faqe 2

Lirohet gazetari Altin Hazizaj

Dje në gjykatën e Tiranës “Më ka keqtrajtuar policia” Dje në gjykatën e Tiranës Lirohet gazetari Altin Hazizaj “Më ka keqtrajtuar policia” E pazakontë dënja e gazetarëve dje në mjediset e Gjykatës së Faktit të kryeqytetit. Mbi 50 ka qenë numri i gazetarëve nga të gjitha organet e shtypit shqiptar dhe agjensive të huaja të lajmeve, përveç kolegëve të RTVSH, që kanë ndjekur seancën për vlerësimin e masës së arrestit të marrë dy ditë më parë ndaj gazetarit të “Koha Jonë” Altin Hazizaj. Pas kërkesës së prokurorit dhe kundërshtimit të palës mbrojtëse, gjykata fiksoi detyrimin për paraqitje si masë shtrënguese për gazetarin dhe në çështjen ndaj tij. faqe 2

Partitë denoncojnë: Berisha mashtroi

Konferencë e përbashkët shtypi e PS, PAD, PSD, PBDNJ Ligji i zgjedhjeve të PD është si ligj zarzavatesh Konferencë e përbashkët shtypi e PS, PAD, PSD, PBDNJ Partitë denoncojnë: Berisha mashtroi Ligji i zgjedhjeve të PD është si ligj zarzavatesh Interesim i veçantë për konferencën e djeshme të shtypit të partive opozitare parlamentare zhvilluar në sallën e PSD. Përveç gazetarëve të shumtë, morën pjesë edhe diplomatë të ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë. Dokle: Kemi të dhëna se SHIK-u ka përgatitur kuti të fshehta, ndërsa në zonën e Meksit 60 mijë dollarë për manipulimet Ceka: Që nga ’92-shi, çdo orë vetëm humbim liritë tona foto A. BABANI Drejtuesit e katër partive politike dje gjatë konferencës së shtypit faqe 3

Prisht mitingu i klandestinëve të Kasharit

Mbi 14 orë në rrugë për të pritur Presidentin Mbi 14 orë me parulla dhe duar për të pritur Presidentin dhe qindra skopinj që kanë goditur për shumë kohë banorët e Kasharit, të cilët rreth 5 ditë që janë lajmëruar nga organet e pushtetit se do t’ju prishen shtëpitë. Megjithëse pak orë më parë kishin marrë leje në Komisariatin nr 4 të Policisë, parullat me mbishkrimin “Rroftë Presidenti”, “Duam shtëpitë tona” etj. janë grisur dhe shembur me këmbë nga punonjësit e rendit. faqe 5

Pëllumbi: Opozita do t’i fitojë zgjedhjet

Partia Demokratike kompenson humbjen me “apartjeid politik” Kush mendon për karrige e kolltukë, ndjek strategji të mbrapshta tensioni Partia Demokratike kompenson humbjen me “apartjeid politik” Pëllumbi: Opozita do t’i fitojë zgjedhjet Kush mendon për karrige e kolltukë, ndjek strategji të mbrapshta tensioni faqe 9

Tjetër tryezë për ligjin

Sot në Pallatin e Kongreseve Amerikanët shkruajnë Berisha, siguroni linjë e shtypit Sot në Pallatin e Kongreseve Tjetër tryezë për ligjin Amerikanët shkruajnë Berisha, siguroni linjë e shtypit faqe 4

Shpërthim i fuqishëm në Kinë

Hidhet në erë një pallat dhe dëmtohen 409 shtëpi Mbi 100 viktima dhe 1 mijë të plagosur Hidhet në erë një pallat dhe dëmtohen 409 shtëpi Shpërthim i fuqishëm në Kinë Mbi 100 viktima dhe 1 mijë të plagosur faqe 13

Unë e dashuroj kinemanë

Intervistë me aktorin Artur Gorishin faqe 21

Tirana mund Lacin 2-0

Dje në “Selman Stërmasi” Sot 7 ndeshjet e javës XVIII Dje në “Selman Stërmasi” Tirana mund Lacin 2-0 Sot 7 ndeshjet e javës XVIII faqe 22

Adresa e re e “KJ”

Njoftojmë se selia e redaksisë qendrore të gazetës “Koha Jonë” ka ndryshuar adresë. Tani ne ndodhemi në lagjen numër 8, (Tiranë e Re) Rruga “Sami Frashëri” (pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi). Në këtë adresë ndodhen edhe gazetat “AKS”, “Sport Ekspres”, Agjensia e reklamave Koha Jonë, dhe filial “Press Transport”. Numrat e telefonit mbeten 33247 dhe 28781.