07/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 shkurt 1996

Godo: Nuk kam besim te Berisha

Berisha thërret në presidencë Godon dhe mbyll diskutimet për ligjin e zgjedhjeve “Kur firmosa ligjin, nuk e dija se donit takim me mua” Berisha thërret në presidencë Godon dhe mbyll diskutimet për ligjin e zgjedhjeve Godo: Nuk kam besim te Berisha “Kur firmosa ligjin, nuk e dija se donit takim me mua” Berisha vetëm dje paradite është kujtuar për takimin urgjent që 12 partitë politike i kërkuan atij të shtunën e kaluar në lidhje me ligjin elektoral. Për këtë qëllim dje në orën 12.00, Presidenti Berisha ka telefonuar në shtëpi kryetarin republikan, Sabri Godo dhe i ka kërkuar atij takim me atributet e kryetarit të tavolinës së rrumbullakët për ligjin zgjedhor. Kryetari republikan është ngritur nga shtrati ku prej dy ditësh ishte i sëmurë dhe pa shpresë ka trokitur në orën 14.00 në selinë presidenciale ku e priste Berisha. faqe 3

LDSH - lojë në duart e Berishës

“Godo ka manipuluar tapolinën e 13 partive” - deklaron Gjinuçi aqe 3

Këshilli Drejtues Omonia e PBDNJ shtrëngojnë duart

Qiriazati: “Do të mbështesim Melon në zgjedhje” faqe 4

Refuzohet krijimi i partisë së Baletës

Ministria jep vendimin faqe 3

PS kërkon Polin e Qendrës

Aleancat parazgjedhore drejt strukturimit PDD drejt Lidhjes së Djathtë Aleancat parazgjedhore drejt strukturimit PS kërkon Polin e Qendrës PDD drejt Lidhjes së Djathtë faqe 3

Ndëshkohet manjak(u) presidencial

Ndëshkohet manjaku presidencial 6 muaj burg për 150 impulse të vjedhura TIRANË - Manjaku i vjedhjes së impulseve presidenciale ndëshkohet me 6 muaj burg. Kështu ka vendosur dje gjykatësi Martin Dede për Shkëlqim Luzin, nga Lanabregazi, i cili nëntorin e vitit të kaluar kishte zhvatur 150 impulse nga linja presidenciale që duke kaluar në fshatin e tij, në lindje të kryeqytetit, lidhte Presidencën me Rezidencën Qeveritare në malin e Dajtit. Vlera e impulseve të vjedhura arrinte në 120 mijë lekë të vjetra, por me sa duket nuk ka qenë ky shkaku që Luzi a dënua 6 muaj burg. Ai ka qenë një “recidivist” impulsesh i rangut të lartë pasi i riu nga Lanabregazi që në fillim të vitit të kaluar kishte futur në linjën e tij telefonike impulse presidenciale. Por atëherë ndaj tij u tolerua shumë duke mos e burgosur fare. Një butësí që ai do t’ia shpërblente 9 muaj më vonë duke vjedhur sërish avazin e mëparshëm, derisa do të kapet në flagrancë. Por tanimë për të provuar shijen e hidhur të qelisë për 6 muaj. Z.D

Hetuesit e dy prillit zbarkojnë në Shkodër

Intensitet i pazakontë veprimesh për vrasjet e 1991 Flet deputeti socialist Kastriot Islami Kryhen eksperimente hetimore, pyeten dëshmitarë dhe familjet e viktimave Intensitet i pazakontë veprimesh për vrasjet e 1991 Hetuesit e dy prillit zbarkojnë në Shkodër Flet deputeti socialist Kastriot Islami Kryhen eksperimente hetimore, pyeten dëshmitarë dhe familjet e viktimave Grupi hetimor i vrasjeve të 2 prillit 1991 dje është shpërngulur në qytetin e Shkodrës. Ka qenë vetë kreu i Prokurorisë së kryeqytetit Adnand Xhelili që me cilësinë e numrit një të hetimit të kësaj çështje ka kryesuar inkursionin juridik drejt qytetit më të madh verior të vendit. faqe 3

PS në pushtet Jo nenit 24/1

PS në pushtet Jo nenit 24/1 Intelektualët nuk refuzojnë PS faqe 4

Pezullohet çështja Limani

Akuzohet për grabitjen e 1.5 miliard lekëve faqe 2

Lucio Dalla në Tiranë

Koncert bamirësie faqe 19

Real - Ajaks barazojnë

Mbrëmë Superkupa faqe 22