Mendiuçe: Shqetësimet për demokracinë shqiptare do t’i prezantoj në Parlamentin Evropian
Lideri i Parlamentit Evropian deklaron dje në Tiranë
“Antigjenocidi dhe ligji elektoral që po më tregoni nuk mund të jenë demokratike”, i ka deklaruar Hoze Mendiluçe kryetarit të PSD Skënder Gjinushit dje në mëngjes.
“Edhe Amnesty International e ka cilësuar Nanon të burgosur politik. Unë gjithashtu kam këtë mendim. Nano duhet të ishte i lirë”, mësohet t’i ketë thënë Mendiluçe përfaqësuesve socialistë.
faqe 3-4
Opozita bojkoton komisionin
Gjinushi: Parlamenti nuk ka të drejtë të hetojë gazetën e pavarur “Koha Jonë”
Dje në parlament
faqe 3
Të përballojmë ligjin e disfavorshëm
Godo: Elektorati i Lidhjes të mbështesë kandidatin për të cilin të bien dakort
Dje, mbledhja e Lidhjes së Djathtë
faqe 4
Vrasjet në kufi: tjetër arrest
Në pranga edhe një ish-ushtar i kufirit
Brenda pak ditësh Prokuroria zbulon tre persona
faqe 7
Tragjedi nga plumbi
Humbin jetën dy fëmijë të mitur
Berat, një familje përfundon e helmuar në spital
faqe 5
Krijohet qeveria e re polake
faqe 12
Vdes një nga aktorët e “Migjenit”
Nefail Piranjti ndahet nga skena pas 27 vjet karriere
faqe 19
Pafajësi për gazetarin e Aleancës
Fevziu akuzohej nga Blerim Çela
Gjykata e Apelit
faqe 2
“Më ka përdhunuar i dashuri”
Por kur ai arrestohet, tërheq denoncimin
20 vjeçarja pendohet në sallën e gjyqit
Një vajzë që denoncon të dashurin e saj për dhunë seksuale. Por që më pas pendohet dhe tërheq denoncimin për të rrëfyer sërish nga e para, sigurisht tashmë pa abuzuar me “ndjenjën gjyqësore”. Dhe gjykatësit që të gjendur përballë një fakti të tillë, gjithsesi jo shumë të zakonshëm, pyesin akuzën e rëndë të ngritur ndaj agresorit duke e lejuar kështu çiftin të vazhdojë lidhjen e mëparshme. Ky është thelbi i këtij episodi, i cili “sfidoi” dje gjykatësin Bashkim Dede që vendosi, pas 48 orë në qeli, rikthimin në krahët e të dashurit për K. Zekën.
faqe 5
“Tronditje në organet e drejtësisë”
Dhjetra shkarkime dhe emërime të reja në gjykata dhe prokurori
Dje në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Është zhvilluar dje pasditë në Presidencë mbledhja e radhës e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas afro katër orë diskutime, propozime dhe debate së fundi mësohet të jenë miratuar shumë nga ndryshimet e propozuara. Ndërkohë, ndryshe nga sa pritej, kanë munguar në këtë mori lëvizjesh emrat e personave që mbulojnë detyra shumë të rëndësishme në drejtësinë shqiptare e që pritej të zëvendësoheshin. Sidogoftë lëvizjet që janë miratuar dhe pasditë kanë qenë të shumta në numër sa kanë mundur të balancojnë peshën e funksioneve. Dhjetra emërime të reja janë bërë në gjykatën e kryeqytetit dhe në prokurorinë e saj, pa lënë mënjanë edhe ato në rrethe të tjera të vendit, që kanë provokuar dje një furtunë të vërtetë në vertikalen e drejtësisë shqiptare. Një fakt të veçantë, ndryshe nga praktika e deritanishme, ka shënuar shkarkimi i menjëhershëm i afro 50 për qind të personelit të gjykatës së rrethit të Vlorës. Gjithashtu dje u pranuan edhe shkarkimi i ish zv/Prokurorit të Tiranës, z. Genc Gjokutaj, i larguar nga Shqipëria vetëm 40 ditë më parë për në SHBA.
faqe 2
Berisha sulmon sërish socialistët
“Kandidatët e ardhshëm të PS nuk ndryshojnë nga ata të PPSH”
Dje, konferencë shtypi e Presidentit
Dje në një konferencë shtypi të Berishës, socialiastët janë vënë sërish në shënjestrën e tij. “Intelektualët e larguar, mospranimi i kësaj partie në Internacionalen socialiste, mungesa e humanizmit të PS ndaj të ardhurve në zonat urbane si dhe vazhdimi i saj në rrugën e PPSH”, janë këto argumentet që kreu i shtetit ka zgjedhur këtë herë për të sulmuar partinë që, së shpejti, pretendon të marrë pushtetin në Shqipëri.
Foto: B. BARAJ
faqe 3