14/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 shkurt 1996

Zv/kryeministri Vrioni urdhëron mbylljen e 14 organeve të shtypit

Me 23 Shkurt duhet të mbyllen “Koha Jonë”, “Intervista”, “Populli Po”, “Albania”, “Dita Informacion”, “AKS”, “Sport Ekspres”, “Politika”, “Sporti”, “Aleanca”, etj. Rast flagrant - pushteti ekzekutiv del mbi gjykatat Pas shumë përpjekjesh, në luftë kundër shtypit të lirë e të pavarur, shteti shqiptar arrin në një vendim absurd dhe të paskrupullt: Zv/kryeministri dhe ministri i Financave Dylber Vrioni firmos me datë 7 Shkurt 1996 një shkresë me numër protokolli 203 ku urdhëron drejtorin e shtypshkronjës “Demokracia” zotin Fejzi Bozgo që 14 tituj organe shtypi të përditshëm apo periodik të mos shtypen. Arsyeja: Gjykata e Tiranës i ka regjistruar këto organe shtypi si revista, kur duhet të shënohen si gazeta. Si ka mundësi që të gjithë gjykatësit e Tiranës qenkan të papërgjegjshëm dhe vetëm një ministër Finance me emrin Vrioni është në rregull nga mendja?! Si ka mundësi që të gjithë gjykatërët e Tiranës nuk e njohkan ligjin?! Si ka mundësi Vijon në faqe 4

Gjak shqiptar në Romë

Përplasje midis bandave rivale Të paktën dy të rinj midis gjithë të arrestuarve faqe 5

Brozi përsëri në Gjykatën Kushtetuese

Sot vendimi për ish kreun e Kasacionit Majko: “Procesi akuzon shtetin shqiptar” faqe 2

Sot puthje dhe dhurata

Shën Valentini, shampanjë dhe muzikë faqe 5-10

Nano pyetet për 2 prillin

Kërkohet dëshmia e tij për ngjarjet e Shkodrës gjatë kohës që ka qenë kryeministër Grupi hetimor mbërrin në burgun e Bënçës faqe 2

Eurobarometri është shqiptar

Rajf: Shifrat shqiptare nuk citohen nga Eurobarometri Bruksel: Pikëpyetje mbi sondazhin e A. Kocanit Drejtori i Eurobarometrit Karl Hans Rajf nga Brukseli përgjigjet: “Ato nuk citohen nga Eurobarometri. Nuk u morëm fare me këtë punë. Për pasojë, lloj i shifrave që ne grumbullojmë është për një qëllim totalisht tjetër dhe nuk më lejojnë të flas në se janë të vërteta ose jo”. Po lej një analizë të Bashkimit Evropian në Shqipëri Elio Germano lidhur me botimin në shtyp të shifrave thotë për TVSH: “Po, edhe unë e kam ndjekur shtypin dhe kam mbetur disi i çuditur nga publikimi i shifrave. Sidoqoftë, dua të konfirmoj që përsa i përket shifrave, ato janë ekzakte megjithëse kjo mund t’i përpëlqejë ose jo disa”. faqe 3

Sulme të dështuara për të përçarë PS

Se kush ka trazira mendore këtë elektorati shqiptar ka kënaqësinë ta vërejë çdo ditë në TV PS reagon ashpër ndaj deklaratave të PD e zyrës së Presidencës faqe 3

Shkarkohet nënkryetari i gjykatës

Vala e ndryshimeve godet dhe gjykatën e Shkodrës Edhe pse me vonesë ndërhyrje në Shkodër lekundjet e tërmetit të shkaktuara në gjykatat shqiptare vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vala goditëse ka prekur një nga krerët e gjykatës së rrethit dhe pikërisht nënkryetarin, Admir Fanxa. Në vend të tij mësohet se është emëruar gjyqtarja e kësaj gjykate, Ardiana Bushati Pezullohet nga puna një gjyqtar faqe 7

Policia zbulon drogë shqiptare

Një 27 vjeçar kapet me marihuanë të prodhuar në Shqipëri Ndalo(h)en në Pulia 11 klandestinë shqiptarë Një aksion i shpejtë i policisë së Pulias ka bërë që të përfundonjë dhe në pranga 11 klandestinë shqiptarë, të cilët sapo kishin zbarkuar me anë të një skafi në brigjet italiane. Ndërmjet të ndaluarve u veçua një 27 vjeçar, të cilit gjatë kontrollit policia i zbuloi një sasi e konsiderueshme droge. Pas hetimeve dhe analizave paraprake rezultoi se “malli” i kapur i përkiste familjes së drogave mesatare dhe e llojit të marihuanës, çmimi i së cilës në një kg shkon deri në 2 mijë dollarë. Sipas pohimeve të specialistëve italianë të antidrogës sasia e ndaluar është e prodhuar në Shqipëri dhe zakonisht konsumohet me thithje nëpërmjet cigareve. Ngjarja ka ndodhur dje në brigjet e Pulias, ndërsa 27 vjeçari shqiptar Arben K. që udhëtonte drejt bregut tjetër të Adriatikut është ndaluar së bashku me 10 bashkudhëtarë të tij. Veç të dhënave të tjera mësohet se ai ka qenë një emigrant i rregullt dhe i kurrëzuar me një shtetase italiane. Pas alarmit të dhënë vijnë e kaluan nga prokuroria e Leçes, Kotaldo Motta, për dyshimin e ekzistencës së një rafinerie për përpunimin e heroinës në Shqipëri, është hera e parë që ndalohet dhe njoftohet zyrtarisht për kapjen e marijuhanës së prodhuar në vendin tonë. Shqipëria, nga një urë kalimi për drogën nga Lindja në Perëndim, sipas këtij njoftimi të fundit të autoriteteve italiane, tani rezulton edhe si furnizuese direkte e tregut fqinj me mallin e ndaluar. A. TOLI