20/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 shkurt 1996

Opozita nuk ka për të fituar asnjëherë në Shqipëri

Në Tiranë PD do të fitojë mbi 50% të votave Deklaratë e fortë e kryetarit të PD për Kryeqytetin -Për mendimin tim opozita s’ka për të fituar ndonjëherë në Shqipëri. Dhe këtë e mbështes në atë çka bërë Partia Demokratike gjatë këtyre katër vjetëve dhe në besimin e madh që unë kam tek njerëzit të cilët punojnë pranë Partisë Demokratike. Por unë jam i detyruar t’i përgjigjem pyetjes nëse opozita fiton opozitën (a larg qoftë), kjo do të jetë një fatkeqësi e madhe për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Pra, nëqoftëse Partia Demokratike del në opozitë (kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë), ajo do të jetë një opozitë kaq e fortë sa s’do ta lejojë kurrë komunizmin të jetojë sadopak në Shqipëri. faqe 9 Albert Brojka, Kryetar i PD për Tiranën

Partitë e vogla, frikë nga PS

“Çfarë do bëjnë me socialistët para zgjedhjeve?” Shqetësim i disa forcave politike të rreshtuara kundër PD

Berisha firmos: “Fatos Nano”

PS: “deputetët dhe realizuesit nuk do t’i shpëtojnë ligjit” Pas “letrës” së Nanos faqe 3

Ndalohet pronari i shtëpisë publike

18 vjeçarja e blerë shfrytëzohej prej dy muajsh Zbulohet në Kavajë çerdhja e prostitucionit faqe 5

Prokuroria godet Komisariatin

Arrestohet komandanti i skuadrës së krimeve Korçë, fillon “dosja Katania” për ndalimet e paligjshme faqe 7

Metalurgjik: dinamit shtëpisë së drejtorit

Shpërthimi tronditës hundë dyert e drejtorit faqe 7

Rugova-njeriu i paqes

I dorëzohet Çmimi për Paqe dhe Liri “Paul Laurencit” Dje jepet çmimi në Danimarkë

Shpejt përfaqësi e SHBA në Prishtinë

Kryenegociatori amerikan R. Hollbruk nuk jep hollësi për nismat e SHBA për Kosovën faqe 10

Kërkohet ndjekje penale për Namik Doklen

Dje thirret në Prokurori për deklaratën mbi manipulimin e votave SHIK-u denoncon nënkryetarin e PS Shërbimi Informativ Kombëtar i këtij denoncimi. Lajmërohet për t’u në sulm. Dje pas një denoncimi të saj kanë filluar hetimet dhe është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës, nënkryetari i PS e njëkohësisht kreu i grupit të saj Parlamentar, Namik Dokle. Ka qenë një deklaratë e tij në një konferencë shtypi të katër partive parlamentare të opozitës, më 2 shkurt të këtij viti, e cituar të nesërmen në disa organe shtypi, shkaku i këtij denoncimi. Lajmërohet për t’u paraqitur në organin e hetimit në orën 14.00 të ditës së djeshme, Dokle ka preferuar t’i përgjigjet nëpërmjet dërgimit të një letër ku ka qartësuar rrethanat dhe drejtësinë e thënieve të cilat ai pretendon se janë jo të plota në denoncimin duke u bashkë me sqarimet dhe tekstin e plotë të deklaratës të botuar më 3 shkurt në “ZP”. Në këtë mënyrë pas thirrjes afro 6 muaj më parë për të dëshmuar në Prokurorinë e Republikës për çështjen e 400 mijë dollarëve të “ZP”, është hera e dytë që Dokle kalon pragun e këtij organi, këtë radhë jo në rolin e dëshmitarit. faqe 2 foto A. Bani

Gëzuar festën e Bajramit të Madh

Mesazh urimi besimtarëve muslimanë me rastin e ditës së Bajramit të Madh Me rastin e ditës së bekuar të Bajramit të Madh të gjithë besimtarëve muslimanë në Shqipëri dhe kudo që ndodhen u uroj nga zemra Gëzuar festën dhe për shumë vjet ditën e Bajramit. Festa e Bajramit të Madh vjen pas muajit të Ramazanit në të cilin besimtarët muslimanë kaluan provën fisnike të vetëzotërimit të qëndrueses. Ata ndanë së bashku vuajtjen, bujarinë, bamirësinë dhe ngadhënjyen ndaj tundimeve. Kjo ditë është festa që i bashkon njerëzit në emër të besimit te Zot dhe mirësisë e dashurisë njerëzore. Ditë e Bajramit të Madh është dita e respektit, harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës e vëllazërimit për të gjithë. Këtë vit ne festojmë ditën e Bajramit të bashkuar me shumë se asnjëherë në rrugën e drejtë që kemi zgjedhur, në rrugën e Zotit dhe të vendosur në idealet tona kombëtare, në përpjekjet e mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Me besimin te Zoti, rruga jonë e nisur po jep dhe do të japë gjithmonë frytet e veta. Edhe një herë ju uroj të gjithë besimtarëve Gëzuar Festën e Bajramit të Madh. Lavdi Zotit! SALI BERISHA President i Republikës së Shqipërisë

SOT: Mbledhje urgjente e drejtuesve të shtypit të pavarur

Kryesia e Shoqatës së gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe drejtuesit e shtypit të pavarur do të mblidhen sot në datë 20 Shkurt, në ora 17.00, në selinë qendrore të “Koha Jonë” (lagja Nr.8, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”) për të shqyrtuar masat që do të marrin pas vendimit të ministrit të Financave zotit Dyher Vionçi për mbylljen më 22 Shkurt 1996 të 14 organeve të shtypit si “Koha Jonë”, “Albania”, “AKS”, “Sporti”, “Sport Ekspres”, “Aleanca”, “Dita Informacion”, “Populli Po”, “Intervista”, “Politika”, etj. Të gjithë drejtuesit janë të lutur që të marrin me vete në mbledhje vendimet e Gjykatave, të cilat i kanë regjistruar këto organe shtypi. Janë të ftuar gazetarët nga organet e tjera të medias si dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë. Kryesia e Shoqatës së gazetarëve profesionistë të Shqipërisë

“Koha Jonë” uron të gjithë besimtarët muslimanë

Gëzuar festën e Bajramit të Madh