23/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shkurt 1996

Shteti ligjor ka vdekur

Kur dajaku zëvendëson ligjin Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë Kur dajaku zëvendëson ligjin Shteti ligjor ka vdekur Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë Më datën 16 shkurt 1996 korrespondenti i gazetës së pavarur “Koha Jonë” për rrethin e Sarandës, Fatos Veliu, është rrahur barbarisht në zyrat e komisariatit të policisë të atij qyteti për shkak të botimit në gazetë të një lajmi mbi vjedhjet në qytet. Gazetari Fatos Veliu u thirr në Komisariat rreth orës 14.00 nga ku doli i goditur dhe i përgjakur pas më shumë se dy orësh. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë vlerëson se ky akt barbar i policisë së Sarandës kundër një gazetari përbën rastin më të rëndë në serinë e ndalimeve dhe keqtrajtimit të gazetarëve shqiptarë nga organet e policisë. Ky rast reflekton në vetvete arrogancën e shfrenuar zyrtare kundër shtypit të pavarur dhe opozitar. Indiferenca e organeve kompetente përkundrejt rasteve të mëparshme ka shërbyer e shërben si leje dhe si nxitje për policët e politizuar që abuzojnë me uniformën dhe vendin e punës duke vënë dorë mbi gazetarët e lirë. Nga ana tjetër, tërësia e rasteve të marrjes e keqtrajtimit të gazetarëve në polici dëshmon se arkitektët dhe partizanët e një regjimi policor po përdorin mjetet më të ulëta që është rrahja e gazetarëve për t’iu kundërvënë parimeve të shoqërisë së hapur demokratike, e cila nuk mund të kuptohet pa Lirinë e Shtypit e të gazetarit. Shoqata e Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë proteston me forcë për rrahjen e gazetarit Fatos Veliu dhe bën thirrje titullarëve të shtetit e të Ministrisë së Brendshme që të marrin masa të rrepta ligjore kundër urdhëruesve dhe autorëve të rrahjes së gazetarit. Shteti shqiptar ka sot kuadrin e nevojshëm ligjor (qoftë për të përgjegjësuar lajmet e rreme, qoftë për të ndëshkuar penalisht shpifjet në shtyp). Kur në vend të ligjit përdoret dajaku, shteti ligjor ka vdekur. Shoqata jonë fton të gjithë gazetarët dhe Lidhjen e Gazetarëve të Shqipërisë që të bashkojnë me ne zërin e protestës qytetare e profesionale kundër burgosjeve, rrahjeve e gjakosjes së gazetarëve të lirë.

Tre fëmijë shiten 115 mijë lekë

Durrës, dëshmi skandaloze në procesin e rrëmbimit “Ja si i shitem vogëlushët” Durrës, dëshmi skandaloze në procesin e rrëmbimit Tre fëmijë shiten 115 mijë lekë “Ja si i shitem vogëlushët” Ka përfunduar dje depnomimi i të pandehurve lidhur me shitjen e tre fëmijëve shqiptarë. Fakte tronditëse në procesin e rrëmbimit të vogëlushit durrsak Luku. Ndoshta gjyqi i parë në Shqipëri për rrëmbim fëmijë ka hedhur në seancën e djeshme gjyqësore një fakt kurri më parë të dëgjuar, të paktën publikisht: bashkëshortët Dema kanë shitur tre fëmijë - dy prej të cilëve të vetët dhe i treti vogëlushi Luku - vetëm për 115 mijë lekë. Ndonëse ngjarja tronditëse ka ndodhur mesin e vitit të kaluar, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tre vjeçarit Luku, ndërkohë që edhe në seancat gjyqësore prindërit dhe të afërmit e tij vetëm sa kanë ngashëryer. Nesër do të zhvillohet seanca tjetër ku pritet të jepet dhe vendimi. Faqe 7

T. Shehu: Socialistë, ndahuni nga diktatorët

Dje Konferencë shtypi e Partisë Demokratike “Kemi mjaft gjëra të përbashkëta me të majtën evropiane” “Ansjë bashkëpunim me ekstremizm e majtë, asnjë bashkëpunim me të djathtën fashiste ose kolaboracioniste. PD nuk është për koalicione parazgjedhore, por për bashkëpunim” - u shpreh dje Tritan Shehu. Dje Konferencë shtypi e Partisë Demokratike T. Shehu: Socialistë, ndahuni nga diktatorët “Kemi mjaft gjëra të përbashkëta me të majtën evropiane” “Ansjë bashkëpunim me ekstremizm e majtë, asnjë bashkëpunim me të djathtën fashiste ose kolaboracioniste. PD nuk është për koalicione parazgjedhore, por për bashkëpunim” - u shpreh dje Tritan Shehu dhe më pas ka premtuar se “PD pasi të fitojë mbi 50 % të parlamentit, në qeverinë e ardhshme do të ftojë për koalicion partitë që janë më afër spektrit të saj”. Ai tha se “jam i bindur që PD do të fitojë bindshëm”. faqe 3

Ke punë, mund të qëndrosh në Itali

Qeveria italiane miratoi ligjin për emigracionin Do dëbohen të gjithë klandestinët pa leje-qëndrimi, në rast se thyhet ky rregull, dënohen nga 6 muaj deri në tre vjet burg Skenë nga vërshimet e shqiptarëve në brigjet e Italisë faqe 12

Merr fund enig­ma e arit shqiptar

Shqiptarëve u kthehet ari, por jo “borxhet” e Evropës PS, PAD dhe PSD në Francë Shqiptarëve u kthehet ari, por jo “borxhet” e Evropës Merr fund enigma e arit shqiptar PS, PAD dhe PSD në Francë Përfundimi i ton “Frontin e Kuq” Qendra e Djathë franceze “harron” PD-në faqe 4

Në Kushtetuese “Ligji Elektoral”

PS depoziton padinë në Gjykatë Dokle: “Tre pika të ligjit të shpallen antikushtetuese” PS depoziton padinë në Gjykatë Në Kushtetuese “Ligji Elektoral” Dokle: “Tre pika të ligjit të shpallen antikushtetuese” faqe 2

Më lehtë për të rimarrë pronat

Greqi: Përfundon takimi i Ministrave të Drejtësisë Brenda shkurtit do të kthehen 200 të burgosurit e parë Greqi: Përfundon takimi i Ministrave të Drejtësisë Më lehtë për të rimarrë pronat Brenda shkurtit do të kthehen 200 të burgosurit e parë faqe 5

Nesër në AKS

Speciale e numrit: RTV privat në Shqipëri ▪ Të fundit nga teatri dhe kinemaja ▪ Intervista dhe blitz nga bota ▪ Letërsi e zgjedhur: “Në thellësitë e errësirës”, nga Izabel Aljende, “Venusi dhe të tjerat” nga Xhon Apdajk, tregime nga Rudyard Kipling dhe poezi nga Demir Gjergji