PD ka frikë të vëzhgohet nga Evropa gjatë zgjedhjeve
Deklaratë e ashpër e liderit Socialist
Socialistët akuzojnë rëndë pushtetin e sotëm në Shqipëri.
“PD shkel të drejtat e njeriut dhe ka frikë të vëzhgohet nga Europa”. Kështu ka reaguar udhëheqësi i lartë i PS Namik Dokle, menjëherë pas qëndrimit të PD ndaj ratifikimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Iniciativa legjislative është marrë vetëm dy ditë më parë nga grupi parlamentar i PS, por është hedhur poshtë menjëherë nga numri 1 i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori. “Do ta shqyrtojmë kur t’i vijë koha”, është shprehur Kryeparlamentari shqiptar, duke mos pranuar kështu futjen e kësaj pike në rendin e ditës.
faqe 4
PBDNJ: Jo afrimit të Polit të Qendrës me PS
Partia e Melos kërkon zgjedhje të parakohshme pas zgjedhjeve
Melo: Pakt parazgjedhor për zgjedhje të parakohshme
faqe 3
Beratasi E. Ceka 103 herë para gjyqtarëve
Një rast i rrallë nga gjykatat shqiptare
Nga janari i vitit 1993 e deri më sot janë ndërprerë 4 trupa gjykuese në Berat.
Nga janari i vitit 1993 e deri më sot janë ndërprerë 4 trupa gjykuese në Berat, kurse çështja është në vazhdim. Seanca e 103 do të zhvillohet më datë 27 shkurt, kurse E. Ceka ka pak shpresa në përfundimin e saj, pasi ende nuk janë përmbushur detyrat e lëna nga Kasacioni, - thotë ai.
faqe 7
Shqipëria tashmë ka filluar të flasë
Intervistë me realizuesit e filmit francez “Enver Hoxha apo demagogjia shqiptare”
“Njerëzit duan t’i tregojnë botës se ç’ka ndodhur në këtë vend...”
faqe 21
Busti i Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 foto A. Babani
“Fronti i Kuq”, lojë politike djallëzore
PSD e Poli i Qendrës do të ekuilibrojnë e balancojnë politikën shqiptare
Duhen dalluar qëndrimet e përbashkëta nga koalicionet politike
faqe 9
Në ankand bileta e “Benz” të spektaklit
Ridel në skenë “Rreth fatit për 12 javë”
24 vjeçari nga Pogradeci pasi ka humbur betejën e tij me gjykatat kërkon ta shesë biletën fituese pavarësisht se Benz-i i llotarisë së famshme tashmë ka ndërruar disa herë pronar.
foto G. SHKULLAKU
Fotoja paraqet një person në makinën “Benz”.
Të burgosurit do shkojnë në Kosovë
Pas marrëveshjes për ekstradimin e të dënuarve shqiptarë
Të lësh burgjet greke dhe të riburgosesh në kondita ideale.
Kjo do të ndodhë me afro 200 të burgosurit e parë kryesisht të mitur, që do të largohen nga burgjet greke për të vënë prangat shqiptare, sipas marrëveshjes më të fundit të arritur midis ministrave të Drejtësisë së dy vendeve, Frashëri dhe Venizelos.
faqe 2
Millosheviçi diktator që do të përgjigjet për krimet në Bosnjë Hercegovinë
Gazeta gjermane “Di Cajt” shkruan në një artikull të saj se...
“Millosheviç është përgjegjës për tragjedinë në Ballkan. Ishte pikërisht kokëfortësia e tij serbomadhe që bëri të shpërthejë Jugosllavia. Ishte ai që dha urdhrin e sulmit kundër Sllovenisë dhe Kroacisë. Është ai që mban përgjegjësinë kryesore për vrasjet dhe krimet në Bosnjë-Hercegovinë. Dhe nga ana tjetër, ka rrezik që në Kosovë të shpërthejë fare lehtë, po për shkak të Millosheviçit, një krizë tjetër. Sipas mendimit të shumicës së njerëzve në botë, Millosheviçi e ka vendin në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Hagës, si kriminel i luftës.
faqe 11
Kujdes Tirana! - Një fitore barazon gjithçka
Kastrioti hap vallen në krye të tabelës
Derbi i kryeqytetit merr përmasat e kampionatit
faqe 22