Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 3 Mars 1996

Me shkeljet që ka bërë Presidenti Berisha meriton të shkarkohet

Poli i qendrës diskuton për mandatin e Presidentit pas zgjedhjeve të ardhshme foto ARMANDO BABANI Berisha para dhe pas zgjedhjeve Neritan Ceka: “Do ta shkarkojmë” Skënder Gjinushi: “Do ta mëshirojmë” Partia Socialiste: “Varet nga rezultati i zgjedhjeve fati i Berishës” faqe 4
Berisha Neritan Ceka Skënder Gjinushi Armando Babani

“Koha Jonë” detyrohet të mbyllë gazetat “AKS” dhe “Sport Ekspres”

Deklaratë për shtyp e botuesve Nikollë Lesi e Aleksandër Frangaj Dhuna e presionet e shtetit shqiptar ndaj “Koha jonë”, nga dita në ditë po marrin përmasa në rritje drejt ekstremit negativ. Prej muajsh është sulmuar e sulmohet ashpër në të gjitha drejtimet. Përveç ndalimeve e arrestimeve disa herë në polici të gazetarëve, sekuestrimit apo thyerjes së mjeteve të punës (aparatë fotografike, kasetofone etj.), akuzave shpifëse nga segmente të pushtetit për financime imagjinare me qëllimin për të na denigruar, një formë e përdorur tejet mjaft efikas-mente: Shkatërrimi dhe bllokimi financiar. Opinioni shqiptar dhe ai i huaj është njohur tashmë me bllokimin masiv të automjeteve të Ndërmarrjes së Transportit të shtypit “Press Transport” që financohet nga “Koha jonë”. Duke sajuar shkaqe nga më të ndryshmet e duke përfituar edhe nga ngjarja tragjike e shpërthimit në Tiranë, policia deri tani ka bllokuar mbi 15 automjete të kësaj ndërmarrjeje, 9 prej të cilave vazhdojnë të jenë “pronë” e Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të mos ndërprerë transportin e 27 gazetave, jemi të detyruar që të përdorim automjete taksi kundrejt çmimeve tepër të larta të tregut, gjë që ka sjellë një humbje të madhe financiare që llogaritet në mijëra dollarë. Duke parë që shteti nuk po heq dorë nga këto veprime arbitrare, përkundrazi, po i shkallëzon më tepër ato, për të mos rrezikuar vijueshmërinë normale të gazetës “Koha jonë” si botues vendosëm ndërprerjen e financimit dhe mbylljen e gazetës artistike e kulturore “AKS” dhe asaj sportive “Sport Ekspres”. Këto dy gazeta i krijuan nga ne me qëllimin e mirë për t’i shërbyer sa më dopak përhapjes së vlerave kulturore, artistike e sportive në vend, megjithëse për vetë spektrin që ato trajtonin ishin gazeta me humbje financiare. Ndërprerja e financimit dhe mbyllja e tyre, megjithëse me keqardhje për ne si krijues e botues, bëhet për të kompensuar humbjet e krijuara nga bllokimet e vazhdueshme nga policia të ndërmarrjes së transportit të shtypit. Megjithatë duke i kërkuar ndjesë gjithë lexuesve të të dy gazetave ju duam të sqarojmë se nuk jemi ne ata që po mbyllim gazetat, por është shteti. Dhe më tepër se sa botuesit në këtë rast janë lexuesit ata që do të paguajnë koston e nismës të tër-bimit të shtetit kundër shtypit të lirë.
Nikollë Lesi Aleksandër Frangaj Tiranë

Shteti: Jo miting antiterror nga PS

Kthehet përgjigjia zyrtare: PS i ndalohet sheshi “Skënderbej” edhe kundër krimit Gjinushi: Shpërthimi i 26 shkurtit po politizohet nga PD-ja Kthehet përgjigjia zyrtare: PS i ndalohet sheshi “Skënderbej” edhe kundër krimit Shteti: Jo miting antiterror nga PS Gjinushi: Shpërthimi i 26 shkurtit po politizohet nga PD-ja faqe 3
Ermenlinda Gjonçaj Sheshi “skënderbej”

Gazetari rrezikon dënimin deri në tre vjet burg

Gjykata: Ylli Polovina të mbetet në burg Dje në gjykatën e Tiranës gazetari Ylli Polovina Nuk ka ndryshim mase për gazetarin e mirënjohur Ylli Polovina i arrestuar dhe i dënuar nga një vendim i Gjykatës së Faktit në kryeqytet, i ndaluar dhe i shpallur tragjik, më 26 shkurt te supermarketi te komp. “VEFA” ku i vrau 4 qyteta-rë dhe u plagosën 27 të tjerë, gazetari akuzohet për një shkrim të botuar prej tij tre muaj më parë ku “aludohet se bomba e hedhur në Shkup më 3 tetor kur u qëllua mbi Gligorovin mund të përsëritej në Tiranë” faqe 2
Ylli Polovina Gligorovin Tiranë Shkup

Thirrje e stafit të “Koha Jonë”

Drejtuar miqve, dashamirësve si dhe firmave private Drejtuar miqve,dashamirësve si dhe firmave private Në kushtet kur shteti,nëpërmjet ministrisë së Brendshme,na ka bllokuar të gjitha automjetet me të cilat shpërndahet “Koha Jonë” si dhe 28 tituj gazetash,në kushtet kur policia nuk pranon të na lëshojë asnjë automjet,në kushtet kur çdo ditë redaksia e “KJ” është e detyruar të marrë rrugë taksi me çmim që shkon totalisht 980 dollarë për çdo ditë për të shpërndarë shtypin, si dhe humbja financiare e dikur nga shtypi llogaritet në afro 94 mijë dollarë vetëm për muajt janar - shkurt; detyrohemi që t’ju drejtohemi Juve, miq, dashamirës, pronarë firmash private: Na ndihmoni me automjete për të shpërndarë gazetat derisa shteti ynë t’i ikë inatit me shtypin e lirë dhe veçanërisht me “Koha Jonë” dhe të na lirojë automjetet tona.