Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 5 Mars 1996

Katër të arrestuarit: Duam të krijojmë Partinë Komuniste

Dje vendoset masa për organizatorët. Dëshmi e bujshme në Gjykatë "Kishim gati kërkesën për legalizim në Ministrinë e Drejtësisë" "Po, donim të krijonim së bashku Partinë Komuniste Shqiptare, por, të reformuar me frymën perëndimore ku në program të mos ishte marrja e pushtetit me dhunë dhe Diktatura e Proletariatit". Ka qenë kjo dëshmia e bujshme e katër të ndaluarve dje në Gjykatën e Faktit në kryeqytet gjatë zhvillimit të seancës për arrestimin e tyre. I nxjerrë jashtë ligjit në mesin e 1992 nga Parlamenti i kësaj legjislature, ideologjia komuniste me histori 55 vjeçare, tregoi dje se ka ekzistuar dhe si duket do të jetojë dhe disa kohë të tjera në vendin tonë. Ndalimi i një arsenali me materiale propagandistike të ideologjisë e filozofisë marksiste, statuti i partisë që sapo do të krijohej, lista me emrat e militantëve ku bien në sy edhe moshat 20 vjeçare e tregon më së miri këtë. Dje në mesditë Gjykata e Tiranës vendosi arrestimin për 4 liderë komunistë. faqe 2
Gjykata E Faktit Tiranë Ministrinë E Drejtësisë

Izrael, 31 të vdekur dhe mbi 140 të plagosur në dy ditë

TEL AVIV - Një kamikaz mysliman vrau mbrëmë 12 persona dhe plagosi mbi 120 të tjerë, ndër ta edhe shumë fëmijë, jashtë një supermarketi të madh në qendër të Tel Avivit. Një telefonatë anonime lajmëroi Radio Izraelin se autorësia e atentatit merret përsipër nga organizata terroriste fondamentaliste Hamas. Bëhet ky atentati i dytë në dy ditë në Izrael, kur si 24 orë më parë, një kamikaz tjetër kish bërë të vdisnin 19 persona dhe të plagoseshin dhjetë të tjerë në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit. Reagimi i ministrit Shimon Peres ka qenë i menjëhershëm: i ka shpallur luftë Hamasit "kudo ku ai ndodhet", që nga analistët interpretohet edhe si abrogim i Marrëveshjes së Paqes që u nënshkrua më 1993, dhe rikthim brenda Izraelit i tre territoreve të marra nga palestinezët autonome. Ndërsa burime afër udhëheqjes së organizatës për Çlirimin e Palestinës, sipas agjensisë Reuter deklaruan se ky vendim nuk bën gjë tjetër veçse shton tensionin. Ngjarja ka ndodhur ndërsa njerëzit po tërhiqnin paratë në makinën e bankës automatike. Ndërsa Izraeli prej ditësh ish vënë në alarmin e autobombave, këtê radhë kamikazi ka kryer vetë në rrugë, pranë Qendrës Dizengoff. Sipas oficerit të policisë Gabi Last: "Vrasësi erdhi në kryqëzimin mes dy rrugëve dhe u vendos mes turmës së njerëzve, ku dhe shpërtheu trupi i tij i lidhur me eksplozivin. "Ne do të shkojmë në çdo rrugë, ku ndodhet ky element terrorist," thekson Peres në një deklaratë pas një mbledhjeje urë të qeverisë. Ndërkaq qindra izraelitë kërkonin dorëheqjen e tij, nga posti i kryeministrit. Megjithëse ai i bëri thirrje popullit të tij të mos humbasë besimin, bomba e fundit vdekjeprurëse ka përcaktuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e 29 majit, përveçse shuajti pothuajse të gjitha shpresat për mbarëvajtje të procesit të Paqes. Trupat e 6 nga 12 viktimave të vrara nga shpërthimi i bombës së djeshme në Tel Aviv Reuter
Shimon Peres Gabi Last Izrael Tel Aviv Tel Avivit Jeruzalemit Qendrës Dizengoff

Gjyqi kundër Kryeredaktorit A. Frangaj

Sot në gjykatën e Tiranës Gjyqi kundër Kryeredaktorit A. Frangaj I paditur nga një punonjës i SHIK-ut, Ylber Merta, sot në orën 12°° krye redaktori i "Koha Jonë" Aleksander Frangaj do të ulet përsëri në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Tiranës. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë në këtë proces të radhës.
A. Frangaj Ylber Merta Aleksander Frangaj Tiranë