SHBA: Nano në burg si rival i Berishës
Agjentët e SHIK-ut marrin pjesë në ndalimin e gazetarëve
Publikohet Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri
Ka mbërritur më në fund në Tiranë raporti i shumëpritur i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut. Pavarësia e Drejtësisë, çështja Brozi, çështja Nano, dhunimi i shtypit dhe të drejtat e qytetarëve janë çështjet kryesore që preken dhe trajtohen gjerësisht në raport. “Rasti i Nanos, u trajtua nga hetues, prokurorë dhe gjykatës pa përvojë, me kualifikim të dobët dhe pa fondet e nevojshme, në kushtet e një atmosfere politike të mbingarkuar... Shumë vëzhgues besojnë se Nano mbahet në burg pasi ka qenë rival kryesor i Presidentit Berisha... Ka njoftime të besueshme se agjentët e SHIK-ut kanë marrë pjesë në ndalimin dhe hetimin e disa gazetarëve të arrestuar dhe të tjerë, zakonisht në bashkëpunim me policinë kriminale... Qeveria disa herë e ka kufizuar lirinë e shtypit. Ligjet që dënojnë fyerjet, ofendimin, nxitjen e urrejtjes kombëtare dhe shpërndarjen e materialeve antikushtetuese u përdorën për të ndjekur individë, ndër ta edhe gazetarë që kishin kritikuar zyrtarë të qeverisë...” thuhet ndër të tjera në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
faqe 3
Presidenti shkon në Banjë
Merr pjesë në 5 vjetorin e themelimit të PD, Gramsh
Berisha nis fushatën
faqe 3
Paguaj që t’i shmangesh ushtrisë
Studentët në repartë së bashku me të tjerët
Së shpejti rregullat e reja për shërbimin ushtarak
Koçollari dhe Hysi në burgun e Tiranës
Prokuroria: “Asgjësuan dokumentat shtetërorë”
Përsëri nën pranga 2 ish funksionarë
faqe 5
Tashmë Ajaksi pothuajse në gjysëmfinale
Legia - Panathinaikos 0-0
Nantë - Spartak M. 2-0
Real M. - Juventus 1-0
Borusia D. - Ajaks 0-2
Liga e Kampioneve
Më gjerësisht në faqe 22
Mocion i ri kundër Kushtetueses
PS: Stafi i Rustem Gjatës ka kryer shkelje të rënda
Në kryesinë e Parlamentit mbërrin dokumenti i socialistëve
faqe 4
Eksploziv e frikë në qendër të Durrësit
Bomba në kazanin e plehrave nuk shkakton viktima
Vetëm 10 ditë nga akti terrorist i Tiranës, një tjetër shpërthim
Ka qënë ora 23. 50 e të martës së kësaj jave kur në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit, pranë kinema “Iliria”, vetëm 400 metra larg qendrës, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe i zhurmshëm. Ka qënë një kontenjer plehrash metalik i vendosur anë e të rrugës, bartësi i lëndës shpërthyese, i cili sipas disa shenjave mund të ketë qënë tritol, dhe që ka sjellë si pasojë thyerjen e gati të gjitha xhamave të lokaleve, por dhe banesave në katet e sipërme të pallateve në të dyja anët e rrugës në një rreze deri në 50 metra.
faqe 4
Bllokohet trageti “Iliria”
Arrestohet një transportues klandestinësh
“Blitz” mbi dallgë: policia kundër kalimit klandestin
Vdes gruaja shekullore
Kishte lindur më 15 shkurt të vitit 1888
Mbyll sytë njeriu që jetoi plot 108 vjet
faqe 7
Edhe dje policia nuk i liroi automjetet e “Koha Jonë”
Zëv/ministri i Brendshëm, gjeneral Agim Shehu: automjetet do t’i merrni pas zgjedhjeve elektorale !
Edhe dje Komisariati Nr. 2 i policisë së Tiranës me shef N/kolonel Mehmet Rrumpullaku ua përgjigj në mënyrë negative përfaqësuesve të “Koha Jonë”. Të 9 automjetet e gazetës së “Press Transportit” të “Koha Jonë” vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Drejtorisë së komisariatit nr 2 Tiranë. Komiseriati e policisë në Durrës. Pasi nuk kishte asnjë bazë ligjore për lirimin e automjeteve, kërkuam të lidhem me telefon me ministrin Musaraj dhe centralistja e ministrisë së Brendshme (Nr Tel 26801) i lidhi në zv/ministrin, gjeneral Agim Shehu, i cili iu përgjigj në telefon se automjetet do i merrni, vetëm se të jenë ndërruar ikjesi ministrisë, vetëm pas zgjedhjeve elektorale. Gjithashtu dje “Koha Jonë” depozitoi në Gjykatën e Tiranës padinë civile ndaj Komisariatit nr 2 të policisë të Tiranës duke kërkuar ndërpreje rikthimit të automjeteve të transportit të gazetave edhe zhdëmtimin financiar per taksitë e përdoru-ra. Demi llogaritet në miliona lekë, të cilat do ti paguajë policia. Sipas informacionit, nga inspektorët e qarkullimit rrugor të këtij rajoni policie, 4 automjetjeve u është thyer motori nga mosndezrimi i gjatë si pasojë e temperaturave të ulëta nën zero gradë, gjë për të cilën do të përgjigjet policia.
KARELIA
AMERICAN BLEND
KARELIA
Special 100's
KARELIA LIGHTS
100's