Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 12 Mars 1996

120 gazetarë protestojnë “Lironi Ylli Polovinën”

I arrestuar ditën e aktit terrorist, sot në Gjykatë nis procesi “Akuza e pathemeltë, e montuar e pa asnjë bazë llogjike” 120 gazetarë protestojnë “Lironi Ylli Polovinën” “Akuza e pathemeltë, e montuar e pa asnjë bazë llogjike” “Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të gazetarit të lirë Ylli Polovina”. Ky është titulli i peticionit të nënshkruar deri mbrëmë nga 120 gazetarë shqiptarë e që i drejtohet krerëve të shtetit, parlamentit dhe prokurorisë së Republikës. Pasi janë parashtruar rrugët deri në këtë gjyq të ndjekura për arrestimin e Polovinës, në peticionin që pritet të zgjerojë listën e nënshkruesve shkruhet se “qoftë nga përmbajtja e artikullit të gazetarit të burgosur, ballafaqimi i veprës penale që ai akuzohet për nxitje të akteve terroriste, rezulton se akuza ndaj tij është krejtësisht e pathemeltë, e montuar e pa bazë llogjike”. faqe 5
Ylli Polovina

Ambasadorët braktisin Shqipërinë

Pas amerikanëve edhe francezët largojnë kryediplomatin Berisha provon reagimin e SHBA Nano mbahet në burg për motive politike faqe 3 Rexhep Qosja: Gjuha politike e Berishës, gjuhë bolshevike Ai po vret në gozhdën e autonomisë së Kosovës faqe 10 PD në Shkodër Pjetër Arbnori “konkurron” Monika Zguron “Ju nuk keni paguar dritat” faqe 4 PAD është e hapur për bashkëpunim Do fitojmë mbi 20 deputetë Në Shqipëri nuk ka nevojë për SHIK, Gjykatë e Prokurori se këto punë i bën më mirë Berisha faqe 9 Dje, pas padisë së PS, filloi procesi në Kushtetuese “Ligji elektoral” vendimi me 15 mars faqe 2 Punëtorët mes flakëve Memaliaj, sërish zjarr në minierë
Berisha Nano Rexhep Qosja Pjetër Arbnori Monika Zguron Shqipëri Kosovë Shkodër Memaliaj

Një i ri shqiptar var veten para kishës

Ngjarje tragjike në kryeqytetin italian ROMË- Është zbuluar dje në orën 09.35 të mëngjesit kufoma e një refugjati shqiptar në kryeqytetin italian. Pas identifikimit të policisë, u mësua se fatkeqi ishte Gëzim Sulaj, 26 vjeç, i cili në momente të theksuara dëshpërimi kishte varur veten para kishës së Santa Maria del Carmine e San Giuseppe të Romës. Sipas burimeve të policisë, i riu Sulaj kishte hyrë në mënyrë klandestine në Itali për të shpëtuar nga drejtësia shqiptare, pasi ndiqej penalisht. Me shpresën që në Itali do të mund t’i jepte fund të kaluarës dhe të fillonte një jetë të re, ai ndërmori aventurën nekalimit klandestin. Por mesa duket “në tokën e premtuar” nuk ka gjetur atë ç’e priste dhe i dëshpëruar, duke mos parë një ardhme të qartë, vendosi të varë veten para kishës duke përdorur një kordon të varëur në një tub të lartë. Kështu i dha fund jetës i pashpresë për të arritur të shohë të ardhme as në tokën e vet dhe as në tokën ku ishte refugjat. ANGELA VICENTINI
Gëzim Sulaj Angela Vicentini Romë Itali

Berisha foli e nuk tha gjë

Presidenti në Tepelenë, mban fjalim me letër Foli me raportin e Qeverisë amerikane pa thënë as po as jo faqe 4
Berisha Tepelenë

Arratisen nga burgu 18 shqiptarë

Alarm në ishullin grek të Korfuzit Gërmuan në një tunel që ndodhej poshtë burgut Policia greke gjatë një përleshjeje me autorët e revoltës në burgun grek faqe 2
Korfuzit

Kompania “MAGIC BINGO ALBANIA”

tek Pallati i Kulturës njofton se për të katërtën herë në katër muajt e aktivitetit të saj, u fitua çmimi madh EXTRABINGO prej 10 milion lekë të vjetra! Me programet e reja loja sa vjen po bëhet më interesante e më tërheqëse, sepse janë shtuar dhe çmime të tjera qindramijëshe! TEK PALLATI I KULTURËS KUSHDO KA FAT!
Pallati i Kulturës