15/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 mars 1996

Qeveria shqiptare dhunon të drejtat e shtetasve të saj

Publikohen në SHBA 168 faqe për situatën në Shqipëri Human Rights Watch dokumenton abuzimet e shumta pas ardhjes në pushtet të Berishës Eshtë shpërndarë të mërkurën në SHBA një raport i përgjithshëm për Shqipërinë i organizatës më të madhe amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, Human Rights Watch. Raporti prej 168 faqesh ndër të tjera, thekson kryesisht se qeveria e parë shqiptare postkomuniste dhunon sistematikisht të drejtat themelore civile e politike të shtetasve të saj. Human Rights dokumenton abuzimet e shumta në Shqipëri, të cilat kanë ndodhur që prej ardhjes në pushtet, në 1992, të qeverisë së Presidentit Sali Berisha. Duke e krahasuar gjendjen aktuale në Shqipëri me të kaluarën, raporti nënvizon se ka përparime. “Për dekada, thuhet në raport, Shqipëria ka qenë shteti më represiv dhe i mbyllur në të gjithë Europën Lindore”, dhe se çdo rezistencë ndaj sundimit të Enver Hoxhës ndëshkohej me internim, burgim afatgjatë dhe ekzekutime. “Nën dritën e kësaj të kaluare, Shqipëria ka bërë përparime në drejtim të respektimit të të drejtave civile e politike”, thuhet në raport. Por Human Rights shton se pesë vjet nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të ç’rrënjosur trashëgiminë e sunduesit të Hoxhës. Raporti i gjatë për Shqipërinë shpjegon se “mungesa e plotë gjatë regjimit komunist i gjykatave të pavarura, medias së lirë dhe mekanizmave të drejtave të njeriut, paraqet një sfidë serioze për demokracinë shqiptare sot. Këa ështё më serioze, mentaliteti i një partie të vetme është ende i rrënjosur thellë në shumë prej liderëve të rinj të vendit. Ata që kritikojnë Partinë Demokratike në pushtet, shpesh konsiderohen si kritika të “demokracisë”. Duke analizuar këta faktorë, raporti nga SHBA thekson qytetarët shqiptarë janë ende të mbërthyer nga shkelje serioze të të drejtave të njeriut, të tilla si kufizime në lirinë e shprehjes dhe grumbullimit, manipulim të sistemit ligjor dhe dhunë nga ana e policisë. Human Rights thotë se këto abuzime pjesërisht janë rezultat i të kaluarës staliniste të Shqipërisë, por në shumicën e rasteve shkelja e të drejtave të njeriut në Shqipëri është rrjedhojë direkte e veprimeve specifike të qeverisë së re. Raporti në fjalë është hartuar në bazë të misioneve që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe dokumenton mjaft shkelje, përfshirë seksione të sistemit ligjor, lirisë së shtypit, abuzimet nga ana e policisë dhe të drejtat e minoriteteve. Ai rreshton një numër rekomandimesh drejtuar qeverisë së Berishës për të përmirësuar praktikat lidhur me të drejtat e njeriut. E.BARÇI

Duhet të vendosni vetë për të ardhmen tuaj

Zgjedhjet e lira, hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare Intervistë ekskluzive për “Koha Jonë” e ambasadorit të SHBA në Tiranë, Zhozef Lejk, përpara largimit nga Shqipëria Interesat e SHBA në Shqipëri: Stabilitet në rajon dhe institucionalizimi i demokracisë faqe 9 Interesat e SHBA në Shqipëri: Stabilitet në rajon dhe institucionalizimi i demokracisë

Franga dënohet me 100 mijë lekë gjobë

Ligji i shtypit përsëri kundër gazetarëve Dje, përfundon procesi

Kushtetuesja shqyrton padinë e PS

Nesër pritet vendimi Ligji i zgjedhjeve faqe 2

Vrasjet në kufi: dënimi i parë

Tre vjet burg për komandantin e kufirit Ishte vrarë një refugjat faqe 6

Golemët sërish nën akuzë

Peticioni i punëtorëve për kreun e shtetit Durrës, pas privatizimit të bujshëm në Sukozet faqe 7

SHBA të ule në bisedime shqiptarët e serbët

New York Times shkruan faqe 10

Berisha e ka firmosur largimin e tij

Kalakulla: Presidenti duhet t’a kishte dhënë dorëheqjen që pas referendumit Pas deklaratës së Presidentit për dorëheqje faqe 3

Pangallos: Emigrantët tani me dokumenta

Ministri i Jashtëm grek shton shpresat e shqiptarëve Vizita e presidentit grek mund të shënojë fillimin e legalizimit të tyre faqe 2

Itali: Stop futbollit

Merr formë të prerë vendimi për grevën e futbollistëve Ndërpriten ndeshjet e së dielës faqe 23

Nesër premierë e “Shërbëtores”

Sponsor Ambasada Franceze dhe gazeta “Koha Jonë”