Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 16 Mars 1996

Shehu: Na vjen keq për izolimin e PS

Socialistët nuk kanë asnjë perspektivë afrimi me Europën Dje, konferencë shtypi e liderëve të Partisë Demokratike “Me keqardhje të madhe shohim izolimin e Partisë Socialiste”, ka thënë dje lideri i partisë në pushtet. Epr?sia ndërkombëtare që fitoi PD-ja pikërisht në prag të fushatës, nuk është lënë pa u shfrytëzuar prej saj. “Duke qenë ajo forca kryesore opozitare, pa dyshim nuk i bën nder as vetes së saj dhe as Shqipërisë me këtë gjendje izolimi”, vazhdon sulmi i Shehut. Në të vërtetë, kontaktet e partisë më të madhe të opozitës me homologët europianë nuk kanë qenë të pakta, por PS nuk ka mundur të hyjë në organizmat më të rëndësishme. Liderët e kësaj partie kanë përgënjeshtruar zërat rreth refuzimit të tyre nga Internacionalja Socialiste, ndërkohë që të rinjtë e kësaj partie kanë qenë të suksesshëm. faqe 3 Tritan Shehu dhe Ali Spahia dje në konferencë shtypi foto G. SHKULLAKU Tritan Shehu dhe Ali Spahia dje në konferencë shtypi foto G. SHKULLAKU
Tritan Shehu Ali Spahia Shqipëri Europë

Hiqen vizat për në Shqipëri

Qeveria shqiptare reagon: Vendim i papritur i Qeverisë së Beogradit “Në lidhje me vendimin e Qeverisë së Beogradit për heqjen e vizave dalëse me Shqipërinë, zëdhënësi i Qeverisë thekson se ky vendim është në drejtimin e duhur dhe mirëpritet nga Qeveria Shqiptare. Komunikimi i lirë i njerëzve, që është pikë kryesore e Aktit të Helsinkit dhe e dokumentave të tjera ndërkombëtare, do t’i shërbente mirëkuptimit e frymës së dialogut në rajon.” faqe 10
Shqipëri Beograd

Burgu i Polovinës: “mungesë pa arsye”

Gazetari pusohet edhe nga puna Burgu i Polovinës: “mungesë pa arsye” BERAT - Ditët në qeli i janë quajtur “mungesë pa arsye” në punë gazetarit të sapoliruar Ylli Polovina. Dhe ka qenë pikërisht ky argumenti që i është paraqitur Polovinës nga autoritetet e shkollës ku ai punonte prej vitesh, duke dashur ta privojnë atë edhe nga profesioni i tij i parë: mësuesia. Kështu vetëm pak orë pasi fitou lirinë, njeriu Polovina provon një tjetër aventurë. Madje më të ashpër se sa me organet e Rendit që e mbajtën nën pranga ditë me radhë apo gjykatësit që e gjobitën. Por ndërsa vendimi i zyrtarëve të shkollës, duket i “formës së prerë”, motivi i zgjedhur nga ata për pushimin e Polovinës nga puna krijon precedentin më humoristik të hakmarrjes së pushtetit mbi njerëzit e shtypit. Kështu mësuesit, për lirimin e të cilit nga burgu firmosën 120 kolegë të gazetarit nga të gjitha organet e shtypit shqiptar, tashmë do t’i duhet të punojë jo me ato që kish mësuar përditë, por me prindërit e tyre. Të paktën për t’i bindur ata se burgu mund të jetë gjithçka, por jo mungesë pa arsye. Sepse arsyen e “mungesës pa arsye” të Polovinës tashmë e kanë kuptuar edhe fëmijët e klasës së parë.
Ylli Polovina Berat

Demokracia shqiptare po rrëshqet prapa

“Fatkeqësisht janë shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut” Kongresmenët amerikanë për situatën politike në Shqipëri Ligji i zgjedhjeve, kufizimi i lirisë së fjalës, shkelja e të drejtave të qytetarëve dhe presioni mbi shtypin, pardje arritën dhe në Kapitol Hill të Washingtonit. Komisioni i Kongresit amerikan për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, ka marrë në analizë situatën e brendshme politike të Shqipërisë. “Demokratizimi ndoshta po rrëshqet prapa dhe fatkeqësisht janë shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut”, deklaroi kryetari i këtij Komisioni, republikani Kristofer Smith. faqe 5
Kristofer Smith Shqipëri Uashington Kapitol Hill Europë

Shqiptarët të lumtur

Germano: “Ky është realiteti që unë shoh përditë” Ambasadori i KE jep shifrat e sakta të “Eurobarometrit” faqe 2
Germano

Gazetarët danezë paguajnë “burgun” e kolegut shqiptar

Japin 150 dollarë për Polovinën dhe po aq për ndonjë rast tjetër Pas vizitës së tyre 10 ditore në Tiranë
Berisha Tiranë

Gazetës “Koha Jonë” i pritet telefoni

Dje në Drejtorinë e Telekomit të Tiranës Pardje në mesditë në drejtorinë e Telekomit të Tiranës është diskutuar për më se 2 orë mbi pushimin nga puna të 6 teknikëve dhe inxhinierëve të cilët kanë urdhëruar para disa javësh vendosjen e numrave në “Koha Jonë”. Ndërsa dje redaksisë iu ndërpre sinjali telefonik për të dy numrat 28781 dhe 28796. Kështu që sot lexuesi nuk i jepet informacio i plotë për çfarë ka ndodhur dje nëpër rrëf e Shqipërisë. Kjo për faj të Telekomit shqiptar, i cili i paguajtë tarifë jashtëzakonisht të lartë. Ky veprim i fundit i segmenteve të shtetit të krijon edhe një tjetër shije të hidhur, pas ngjarjeve me ndalimin dhe marrjen forcërisht të 33 gazetave nga policia, pas ndalimit në polici të gjithë automjeteve të “Koha Jonë”, pas marrjes përdhunisht të drejtorit të “KJ” po nga policia, pas sulmeve që bëri çdo ditë shteti i kryesuar nga Berisha. REDAKSIA E “KJ”
Meksi Tiranë Shqipëri

Meksi më lart se Berisha

Mbrëmë në debatin televiziv “Eurobarometri” Mbrëmë, deri në ora 22.40, TV dhe një emision-debat mbi të dhënat e fundit të “Eurobarometrit”. Në rolin kryesor ishte kryeministri Meksi, i cili, duhet pranuar se ishte mjaft i qetë dhe sqarues në shumë pyetje, ka bindë ndësh me përgjigjet plot nxitim dhe papërgjegjësi të Tritan Shehut, sekretar i PD-së. Emisioni evidentoi shumë të dhëna të “Eurobarometrit” nëpërmjet gojës së disa liderëve të partive parlamentare dhe disa pyetjeve të gazetarëve. Megjithë dëshirën e mirë për të sqaruar diçka rreth këtyre të dhënave, përsëri organizatorët e emisionit nuk kishin ftuar asnjë nga gazetat e mëdha të vendit si “Koha Jonë” dhe “Gazeta Shqiptare”, ç’ka solli që pyetjet të bëheshin vetëm nga Edi Paloka, i cili nuk di të dallojë gazetarinë nga sharjet e rrugës. Megjithatë Meksi, ndryshe nga Berisha, u përpoq që t’i sqaronjë dhe jo t’i fyente; u përpoq të pranojë dhe jo të sulmojë. Me sa duket pikët e Meksit po shkojnë në ngjitje, ndryshe nga presidenti, i cili po humbet çdo ditë, pothuajse si në Referendum. A.M.
Edi Paloka Meksi Tritan Shehu

KARELIA

AMERICAN BLEND KARELIA LIGHTS KARELIA Special 100's 100's LOW NICOTINE Me pakicë 50 lekë dhe 55 lekë