Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 29 Mars 1996

Hekuran Isai: “Kështu u rrëzua Enver Hoxha”

Nga arresti shtëpiak ish ministri i Brendshëm dje në Prokurori “Kam urdhëruar të mos qëllohet, kundërshtova Ramiz Alinë” Zgjerohet rrethi i të pyeturve për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar në shkurtin e 1991, të quajtura “Grusht Shteti” apo “Puç Ushtarak”. Vetëm një javë pas arrestimit të ish Ministrit të Mbrojtjes, dhe në mesditë një tjetër dëshmitari i madh ka kaluar për minuta të tëra nën breshërinë e pyetjeve të grupit hetimor. Ish Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe është pyetur për ngjarjet në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit dhe dy ditë më pas si ndikoi ajo në precipipimin e ngjarjeve në shkollën ushtarake. Foto: LIKA Reuters faqe 2
A. Cipa Enver Hoxha Ramiz Alia Shkolla E Bashkuar Qendër E Kryeqytetit

Mbledhje e Komitetit Drejtues të socialistëve Nis sulmi elektoral i PS “Ne socialistët, do t’jmë vijimë[?] shtëpi më shtëpi” faqe 3 Shtohet edhe një organ tjetër partiak “Poli i Qendrës” tani edhe gazetë Çifti PAD-PSD “do të pozojnë” së bashku për fushatë faqe 4 Dje në gjyq Porti dhe Flota Tregëtare e Durrësit Mister zhdukja e tragetit “Tyrsus” Gjigandi fantazëm nuk figuron as i regjistruar faqe 7 Historia e 4 tregëtarëve shkodranë në Mal të Zi Në burg për futbollin Inatje[?] për lojë në stadiumin e Tivarit faqe 7 Vendoset masa e arrestit për ngjarjen e Ndroqit Pranga për 5 ushtarakët faqe 5
Durrës Mal i Zi Tivar Ndroq

Partia e Re Socialiste, mësohen nismëtarët

Në ministrinë e Drejtësisë, pritet firma e Frashërit Dokle: “Nuk kemi nge të merremi me partitë që krijon Berisha” Dje paradite, zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë ka deklaruar se “grupin nismëtar të PRS ka mjaft intelektualë të njohur”, kurse në mbremje është marrë veshë stafi i grupit nismëtar të partisë së re. Kryetari i saj është doktori i shkencave bujqësore, Nikollaq Bardhi, pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Anëtarë të tjerë janë Dr. Bajram Preza, mjek, Dr. Zydi Eshja, mjek, Dr. Besim Daja. Ndërkohë, lajmi për krijimin e partisë më të re në Shqipëri ka ngjallur reagime e debate lidhur me emrat e nismëtarëve. Tefik Ajazi, Bujar Hoxha, Luan Malltezi e Skënder Koja, kanë qënë deri para pak kohësh nismëtarët më të përfolur për krijimin e PRS. “E kemi të vështirë për t’u përshirë në zgjedhje me qëllim marrjen e pushtetit, por në zgjedhje do të futemi për të ekuilibruar politikën dhe për t’i kaluar këto zgjedhje në mënyrë demokratike, të lira e pa incidente”, është shprehur Bardhi, kryetari i partisë më të re shqiptare. faqe 3
Frashëri Dokle Nikollaq Bardhi Bajram Preza Zydi Eshja Shqipëri Kamëz

Nano përcjell mesazh për Bashkinë e Tepelenës

Kryetari i PS reagon për dekorimin e tij Vendimi bashkiak: “sfidë moderne ndaj regjimit të Berishës” TEPELENË - Më në fund, vetë lideri i burgosur i PS ka reaguar nga Benca lidhur me dekorimin e tij nga këshilli bashkiak i Tepelenës. Një mesazh i shkurtër, shkruar prej tij, ka mbërritur në zyrat e Bashkisë, e cila pas shpalljes së Nanos “Qytetar Nderi”, ka qenë objekt i sulmeve nga ana e pushtetit qëndror. Mesazhi i kryetarit të PS, dërguar këshilltarëve socialistë, e konsideron këtë vendim si “një sfidë moderne që Bashkia e Tepelenës i bëri regjimit të Berishës”. Letra e Nanos, ka qenë në duart e bashkiakëve të Tepelenës, vetëm pak ditë pas mbylljes së protestës së javës së kaluar të një grupi intelektualësh para selisë së Bashkisë, dhe 1 ka paraprirë seancës përgatitore në gjykatën e rrethit mes përfaqësuesit të prefekturës dhe kryetarit të këshillit bashkiak. Këshilli “Qytetar i nderit”, që ende ka mbetur pezull në pritje të vendimit të gjykatës, u bë ditur per ditën nga burime brenda Bashkisë. A. CIPA
Nano Berisha Tepelenë Benca

Të dielën “Sport Ekspres”

çdo të enjte dhe të dielë EKSPRES SPORT Tani 2 herë në javë Gjithçka për Kampionatin tonë të futbollit Kampionatet në shtetet e Evropës Ndeshjet miqësore në prag të EURO '96
Europë

AMERICAN BLEND KARELIA Special 100's KARELIA LIGHTS 100's Me paketë 50 lekë dhe 55 lekë