03/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 prill 1996

Edhe Enver Hoxha në bangën e të akuzuarve

Shoqata Kosova denoncon ish udhëheqësin komunist Edhe Enver Hoxha në bangën e të akuzuarve Sëbashku me komandantë të tjerë partizanë akuzohet për vdekjen 3 760 qytetarëve kosovarë “Ne masakrën e Tivarit” janë vrarë 3 760 shqiptarë të Kosovës. Me urdhërin e Komandës jugosllave, të janarit 1945 për mobilizimin e shqiptarëve nga Kosova të cilët duhet të luftonin në Trieste, partizanët jugosllavë në bashkëpunim me njësitë partizane shqiptare, mbodhën 5 400 njerëz të armatosur, anëtarë të çetave partizane dhe nacionalistë të Mitrovicës, Prizrenit, Vučitërnës, Podujevës, Prishtinës. Ata u çarmatosën dhe u vunë në marshim nga Prizreni nëpër viset veriore të Shqipërisë për të arritur në Tivar. Gjatë rrugës të sëmurët liheshin mënjanë dhe zhdukeshin. Në Tivar, u therën 80 vetë, pjesa tjetër është vrarë me breshëri automatiku gjatë një ore. faqe 2

Pangalos pret Ruçin në Athinë

Dje, udhëheqësi socialist në ministrinë e jashtme greke Pangalos pret Ruçin në Athinë Ministri grek: Përshëndetje të përzemërta Nanos dhe PS faqe 3

Panik ndër emigrantët shqiptarë

Më 31 Mars skadoi afati i dekretit të Qeverisë Bimi Panik ndër emigrantët shqiptarë Mbi 40 mijë prej tyre rrezikojnë kthimin në atdhe faqe 2

Akuza korrupsioni në Kapshticë

Flasin drejtuesit e sapo shkarkuar të doganës Akuza korrupsioni në Kapshticë faqe 6

Policë me kasketën e Bashkisë

Tashmë projekti PHARE inicion një polici të re Policë me kasketën e Bashkisë 800 mijë ECU për formimin e administratës përkatëse faqe 5

Berisha: “Nuk ka më PS pas zgjedhjeve”

Dje Presidenti në Shkodër në përkujtim të 2 Prillit Berisha: “Nuk ka më PS pas zgjedhjeve” faqe 3

SHBA furnizon Shqipërinë me armë

Dje, Perri para gazetarëve SHBA furnizon Shqipërinë me armë 100 milion dollarë ndihmë për ushtrinë shqiptare faqe 4

Deputetët genocidistë sot pa imunitet

Dje, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS për ligjin elektoral Deputetët genocidistë sot pa imunitet Dokle: Kemi 110 mijë anëtarë pa imunitet

Synojmë shpëtimin e demokracisë shqiptare

Dje, Konferencë shtypi e liderëve të Polit të Qendrës Synojmë shpëtimin e demokracisë shqiptare Ceka: Jemi të gatshëm të qeverisim faqe 3

Vazhdon festa franceze

Mbrëmë në gjysmëfinalet e para të Kupës UEFA Vazhdon festa franceze Slavia humbet në Pragë, Bajerni barazon në Mynih Slavia P. - Bordeaux 0-1 (Dugary 8) Bayern M. - Barcelona 2-2 Viteçek 52, M. Sholl 57 Garsia 15, Hagi 77 Vendasit në krizë. Ishte kjo përmbledhja e shkurtër e dy ndeshjeve të para çerekfinale të Kupës së Kupave të Evropës në futboll, që u zhvilluan dje në mbrëmje. Dugary duke u përqafuar me Zidane pas shënimit të golit në ndeshjen e mbrëmshme Foto Reuter faqe 23 Dugary duke u përqafuar me Zidane pas shënimit të golit në ndeshjen e mbrëmshme. Foto Reuter