Berisha mik i ngushtë i Simon Stefanit dhe Hysni Kapos
Një fotografi që komprometon Presidentin
Berisha mik i ngushtë i Simon Stefanit dhe Hysni K apo s
Me ditën e djeshme Berisha e humbi besueshmërinë politike për të kaluarën e tij si një ish-komunist, tashmë antikomunist i tërbuar. Me fotografi në dalë krah për krah me dy ish-byroistë komunistë si Hysni Kapo dhe Simon Stefani dhe me servilizmin e tij ndaj ish-nomenklaturës politike Berisha e humbi kredibilitetin e tij në sytë e opinionit publik shqiptar e sidomos asaj të PD-së. Nuk dihet arsyet e dërgimit me urgjencë të dy fotografive komprometuese në redaksinë e “ZP” nga dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, por përballë faktit shumë delegatë në Kuvendin e tretë të PD-së janë shokuar. Nëpër korridoret e Kuvendit pëshpëritet se fotografitë komprometuese janë dërguar nga persona kundërshtarë të presidentit Berisha, të cilët do të luftojnë edhe sot në Kuvend për të rimarrë drejtimin e partisë. Megjithatë, sipas një burimi, me nuk do të identifikohet, Berisha ka edhe një fotografi me ish-diktatorin Hoxha krah për krah. Kjo fotografi pritet të botohet javët e ardhshme gjatë fushatës elektorale.
A.B
Sali Berisha në fotografi me Hysni Kapon në vitet ’70
PD: S’ju premtojmë atë që nuk bëjmë dot
Dje dita e parë e Kuvendit të tretë të partisë në pushtet. Platforma e premtime
Më në fund edhe PD nuk mbeti pa aleatë
“Me ne janë të fituar të gjithë”. Është kjo deviza e Partisë Demokratike shqiptare publikuar në Kuvendin e tretë të saj. Dje paradite në Tiranë filloi punimet kuvendi i tretë i partisë në pushtet, në të cilin demokratët do të bëjnë analizën e qeverisjes së tyre katër vjeçare dhe shpallosjen e platformës elektorale për një tjetër qeverisje që ata e dëshirojnë për katër vitet e ardhshme. Në fjalimin e mbajtur në kuvend nga presidenti Berisha, moton e përbën thirrja drejtuar elektoratit për të mbështetur PD, nën qeverisjen e së cilës, sipas Berishës, janë të fituar të gjithë qytetarët.
faqe 3
Presidenti Berisha dje në kuvend
foto L. Lika Reuter
Udhëetueset më pranë finales
Mbrëmë në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave
Francezët i gëzohen minutës së fundit
D. La Koruna 0
Paris S.G. 1
(89’ Djorkaeff)
Fejnord 1
Rapid V. 1
(53’ Koeman (p), 67’ Jancker)
Manjarin D. la Coruna bllokohet nga J. Fournier / PSG
Reuter
Reagojnë ashpër liderët e PAD, PSD e PS
PD nuk fton opozitën në kuvend
faqe 3
Numri një i ambasadës Parlamentare të KE në Tiranë
Më 8 Prill Këshilli i Evropës në Shqipëri
“Sa janë mbajtur premtimet”
faqe 4
Transporti civil ajo më i pëlqyeri
Tejkalohen parashikimet e Organizatës Botërore të aviacionit civil
faqe 7
“Bota e sinjaleve” e Edi Ramës
Tani artisti shqiptar “pushton” Francën
faqe 19
Meksi në fund të prillit në Maqedoni
Lista e komisionit të verifikimit të figurave politike
faqe 2
Njoftim për gazetarët e rretheve
Meqenëse prej dy ditësh janë ndërprerë dy numrat e telefonit 28781 dhe 28796 të gazetës “Koha Jonë” atëherë do të telefononi dhe të faksoni materialet tuaja në numrin 29327, nga ora 12.00 deri në orën 19.00 të çdo dite deri në njoftim të dytë. Me këtë rast ju njoftojmë se duhet të sillni çdo ditë për botim një material informativ dhe një lajm nga takimet e partive politike që bëhen në qytetin tuaj.
REDAKSIA