Pas 35 kandidatëve të eliminuar, socialistët në konferencë shtypi
Dokle publikon “dosjen Berisha”
Nënkryetari i PS për herë të parë ekspozon 16 foto të Presidentit Berisha me ish krerët komunistë
“Ja dosja Berisha”, tregon para dhjetra gazetarëve një zarf, nënkryetari i PS-së Namik Dokle. Nga zarf dalin 16 fotografi të reja të presidentit Berisha, dalë me anëtarë të Byrosë Politike e gratë e tyre, ministra të Brendshëm dhe të Sigurimit, nga Tirana deri në këmbët e Kullës Eifel në Paris. 16 Fotot sipas Dokles dalin për herë të parë në publik. Ndërsa Pëllumbi, një nga 35 të eliminuarit e socialistëve për në parlamentin e ardhshëm, deklaroi se “ftoj presidentin Berisha, të rritur dhe përkëdhelur në bllokun e udhëheqjes, që së bashku të publikojmë dosjet”.
faqe 3
Dje Presidenti dhe 12 parti krijojnë “Bashkimin për Demokraci”
Godo firmos paktin e bashkëpunimit
Dje Presidenti dhe 12 parti krijojnë “Bashkimin për Demokraci”
Berisha dhe Shehu sigurojnë aleatë kundër socialistëve
Berisha merr të djahtët me të mirë. “Mos na godisni për fushatë, ne duhet të bashkëpunojmë”. Është ky thelbi i mesazhit të Presidentit shqiptar në takimin maratonë zhvilluar dje me 12 parti politike. Shumica të panjohura ende në botën politike shqiptare janë gjendur dje përballë Berishës, Shehut dhe Xhaferit, liderëve kryesorë të partisë në pushtet. “Bashkëpunim mes nesh kundër rikthimit të socialistëve në pushtet”, ka qenë ky qëllimi i dukshëm i mbledhjes së djeshme në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve.
faqe 3
Komisioni i verifikimit në Kasacion
Kundërshtojnë vendimin 16 kandidatë të eliminuar
“Virgjëria” tani në duart e gjykatës
Të eliminuarit e parë nga Komisioni i verifikimit të figurave, kanë nxituar të kërkojnë pafajësi tek drejtësia. Servet Pëllumbi, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Preç Zogaj, Fatos Muça dhe shumë kandidatë të “Listave të zeza”, pardje dhe dje janë drejtuar gjykatës së Kasacionit për t’a nxjerrë veten në pistat e bardha të politikës së këtij fund shekulli. Deri tani, 41 opozitarë janë shpallur nga komisioni qeveritar jashtë politikës zyrtare deri në vitin 2002. Megjithëse i janë drejtuar Kasacionit, opozitarët e “përvëluar” pak shpresa kanë që kjo gjykatë e kontrolluar nga Berisha t’u kthejë “virgjërinë”. “Gjyqi i madh do të jetë më 27 maj”, deklaroi dje Namik Dokle.
faqe 2
Emigrantët shqiptarë, frikë para legalizimit
Pas deklaratave të Simitisit në SHBA
Mbi 2 mijë dollarë për të fituar statusin
faqe 2
Mblidhet Unioni Ndërparlamentar - nisen përfaqësuesit e PD dhe PS
Pritet një tjetër deklaratë për Fatos Nanon
Përseri një deklaratë në favor të liderit socialist Fatos Nano. Të paketën kështu ka lënë të kuptohet nënkryetari i PS Luan Hajdaraga para nisjes së tij për mbledhjen e radhës në Unionin Ndërparlamentar për të Drejtat e Deputetit në Stamboll.
faqe 2
Vazhdojnë presionet mbi gazetën
Mbrëmë në redaksinë e “KJ” puna ka filluar në mesnatë
Jemi të detyruar që sot gazetën “Koha Jonë” ta botojmë vetëm me 16 faqe, pasi gjatë ditës së djeshme (datë 13 Prill) na u ndërpre energjia elektrike si dhe të dy numrat e telefonit 287 81 dhe 287 96. Vetëm mbrëmë, rreth orës 23.25, pasi e gjithë redaksia ishte larguar për në shtëpi, u lëshua energjia elektrike. Megjithatë stafi i gazetarëve u mblodh përsëri në një kohë rekord për të botuar të paktën këtë numër të sotëm të gazetës me 16 faqe, botim i cili nuk i përgjigjet cilësisë së “KJ” si dhe nuk plotëson informacion nga rrethet. Por, siç e thamë më sipër, gjithçka vjen se gjatë gjithë ditës na u ndërpre energjia elektrike dhe telefonat. Një veprim i tillë ka mbi tre javë që po përsëritet pothuajse ditë për ditë vetëm për redaksinë tonë. Një herë ikin dritat për tre orë, një herë tjetër na i ndërpresin gjithë pasditen, ditë të tjera telefonat nuk na punojnë, pastaj sa i rregullojmë dikush merr në telefon dhe thotë: “Gazetën tuaj nuk do ta lënë të botohet”. Çdo ditë redaksia dhe gazetarët kryesorë survejohen nga punonjës të SHIK-ut, çdo ditë shteti sajon një incident me “Koha Jonë”, po thuaj çdo javë “KJ” ka gjyqe me bedelët e shtetit. A mund të ketë demokraci të plotë në këtë shtet horrash, ku në vend të intelektualit sundojnë injorantët, ku në vend të mendjes përdoret shkëpi i gomës, ku në vend të dialogut vendoset logjika pediste. Të dashur lexues! Ju kërkojmë ndjesë për gabimet ortografike të këtij numri ose edhe për ndonjë pasaktësi, pasi tani kur po mbarojmë numrin e sotëm (shtunë ora 05.30 e mëngjesit (datë 14 prill 96)) dhe po nxitojmë që të pakten shtypshkronja të na e botojë këtë numër gazete, ku gjithçka ka filluar nga ora 23.25 (mbremje). A.M
Pas deklaratave të Simitisit në SHBA
Sot “Sport ekspres” nuk botohet
Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe dy numrave të telefonit gazeta “Sport ekspres” nuk botohet sot. Redaksia e “Sport Ekspres” duke qenë në të njëjtën godinë me redaksinë e “Koha Jonë” vazhdimisht ndeshet pa energji elektrike. Njëjtë lexuesit se brenda disa ditëve ne do të largohemi nga godina ku punojnë gazetaret e “KJ” në mënyrë që inatet e pushtetarëve ndaj “KJ” të mos bjerë edhe në ndaj “Sport Ekspres” shqiptare e “Sport Ekspres”. Numri i sotëm i “Sport Ekspres” do të botohet ditën e martë.
REDAKSIA E “SPORT EKSPRES”
REDAKSIA E GAZETËS “KOHA JONË” I URON TË GJITHË BESIMTARËT ORTODOKSË: Gëzuar Pashkët