PS paralajmëron punonjësit e administratës dhe të Rendit të zbatojnë ligjin
Konferencë shtypi e socialistëve për shkeljet gjatë fushatës
Dhunë e terror mbi socialistët
PS: Do ndëshkojmë të gjithë manipulatorët
Socialistët përgatisin dosjet për ata që do të falsifikojnë votat
Ruçi: “Në Tiranë, 50 mijë zgjedhës të paregjistruar”
“PS siguron të gjithë elektoratin shqiptar se të gjitha strukturat e saj janë organizuar dhe janë të gatshme të mbrojnë në përputhje me ligjet dhe parimet e demokracisë votën e lirë të popullit dhe fitoren e padiskutueshme të PS dhe opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, kanë deklaruar liderët e PS në konferencën e shtypit. Po dje, pas konferencës, kanë mbërritur në zyrat e kësaj partie disa nga aktivistët e saj të shpërndarë nëpër lagjet dhe zonat votuese në kryeqytet.
Sipas burimeve socialiste mësohet se njerëzit e PS që prej katër ditësh janë vënë në lëvizje dhe hetojnë privatisht mbi manipulimet e mundshme në zgjedhjet e ardhshme. Sipas një drejtuesi të PS për Tiranën, aktivistët e majtë kanë mundur të mbledhin deri tani të dhëna, mbi persona konkretë që i përkasin PD, të ngarkuar për të hartuar listat e zgjedhësve. Në informacionet e PS, rezultojnë lagje dhe zona të caktuara ku si votues janë regjistruar persona që nuk ndodhen në Shqipëri prej kohësh, madje edhe të tjerë që kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, sipas sekretarit të përgjithshëm socialist, Gramoz Ruçi deri tani në Tiranë nuk janë regjistruar mbi 50 mijë zgjedhës, shifër kjo që vlen për të zgjedhur me shumë se dy deputetë. Aktivistët e PS, të shpërndarë në çdo lagje, kanë evidentuar jo vetëm këto shkelje, por edhe emrat e njerëzve të PD që i kanë bërë ato.
I pyetur për dobinë e këtij aksioni të madh që kërkon angazhim të pashumë njerëzve, drejtuesit i PS lokale sqaron se kjo bëhet për të patur një tablo sa më të saktë të njerëzve që do të votojnë për ta ballafaquar më pas me rezultatet e votimeve. Të lidhur me këtë, socialistët shikojnë edhe regjistrimin e emrave të njerëzve të PD që janë duke manipuluar me listat e zgjedhësve. “Këta herë përgjegjësia për manipulatorët do të jetë direkte. Askush nuk mund të fshihet pas emrit të partisë dhe të kalojë pa u gjykuar. Çdokush do të përgjigjet për manipulimet e votave, me emrin e tij dhe përballë fakteve”, sqarojnë socialistët që tashmë kanë krijuar dosjet e para për ata që kanë kryer veprime të kundërligjshme.
Zhduket bosi i firmës “Agron”
Mbi 1 milion dollarë me fajde
Viktimat mbërrijnë në Gjykatë, përmbarimi konfirmon arratinë
Pronari i argjendarisë ikën pa lënë gjurmë, shtohet numri i të mashtruarve nga paratë me përqindje
Ka nisur ish herët këtë radhë mashtrimi që ka për protagonist Timo Lleshdedja, pronarin e firmës “Agron”. I lindur në Kosovë dhe banues në Rovinje të Kroacisë, me shtetësi shqiptare e kroate, kishte filluar aktivitetin e tij në maj të 1991 me sjelljen e turistëve. Më 1993 filloi veprimtarinë në fushën e tregtimit të arit, kryesisht mall italian, duke qenë pronar i tre tregtoreve në Tiranë dhe dy të tjerave në Korçë. I zhdukur prej afërsisht dy javësh nga Shqipëria, qytetarë të rinj e të mashtruar, por edhe “fqinjtë” e tij tregtarë në atë rrugë, ngrenë për zhvatje nga habitur e ndodhur në banket e qytetit të largim të tij javët e fundit.
faqe 2
Nxirren trupat e dy vajzave nga “liqeni i vdekjes”
Polumbarë grekë, maqedonas, e sllovenë në ndihmë të kolegëve shqiptarë
Pas tragjedisë së madhe, katër ushtri zhyten në Prespë
Katër ushtri mbërrijnë në Prespë për të nxjerrë trupat e mbetur në liqen pas tragjedisë së madhe. Pikërisht dje - pas përpjekjeve të shumta të zhytësve shqiptarë, të ndihmuar edhe nga kolegët e tyre grekë e maqedonas - u gjetën edhe dy trupa të viktimave në Liqenin e Prespës: Vjollca Muçollari dhe Shpresa Dumo.
faqe 7
Policia tërheq zvarrë deputetin Anastas Angjeli
Përfundon në furgonin e policisë kandidati i PS
Pëllumbi e Islami nuk lejohen të hyjnë në Shijak
Shefi i Komisariatit të Durrësit kundër opozitës
Bulqizë, zbulohen formularë të gatshëm votimi
Për zgjedhjet e 26 majit kishin “votuar” 50 vetë
Rrihet një socialist, bastisen shtëpi
Paditen dy krerë të policisë së Durrësit
faqe 3, 4, 6
Qeveria Meksi ndryshon “hartën” e Shqipërisë
Bëhet qytet, Martaneshi në Bulqizë, Kukësi i shtohet një fshat
Bëhet qytet, Martaneshi në Bulqizë, Kukësit i shtohet një fshat
faqe 6
Me Saliun fiton vetëm Saliu
Intervistë me Blendi Gonxhen, kandidat i PAD në Tiranë
Sikaku i i largimit tim nga politika, ishte vetë Doktori
faqe 9