Pashko: Ka ardhur dita të rrëzojmë Berishën
Mbajtja e Fatos Nanos në burg, qofte edhe një ditë më shumë pas zgjedhjeve, krijon mundësinë e një krize të rëndë politike
U ktheva në Shqipëri, sepse këtu kam emrin dhe nderin tim
Mendoj se duhet të dal para njerëzve që dikur më mbajtën në krahë, më besuan e më dhanë nder, të më gjykojnë përsëri se jam ai i pari, dhe të më japin forcën të pastroj përbaltjen që tentuan të më bëjnë Berisha dhe mercenarët e tij në këto katër vjet
Po qarkullon shumë spekullimi se po nuk u votua për Berishën bota nuk do ta ndihmojë Shqipërinë. Këto janë dokrra. Evropa dhe Amerika nuk janë monopoli i Berishës. Dhe nuk është hera e parë që Berisha keqpërdor fjalën e të huajve për Shqipërinë si të flenë për vete. Kam bindjen më të plotë se Evropa dhe Amerika dëshirojnë zgjedhje të lira, të qeta dhe të ndershme. Jo vetëm kaq. Evropa dhe Amerika duan paqe e stabilitet në rajon dhe do t’u lutemish sigurojnë paqen e qetësinë e rajonit tonë. Se për cilën forcë politike do të votojë Shqipëria, se kë zgjedhin shqiptarët në krye të vendit të tyre, ajo është çështje e vetë shqiptarëve.
Intervistë me Dr. Gramoz Pashko faqe 9
Shkelet hapur ligji i zgjedhjeve
Lezhë, nuk janë shpallur të gjitha listat e zgjedhësve
Kryetari i komisionit zonal, shofer i kandidatës së PD faqe 3
PASOK-u do të mbështesë PS dhe PBDNJ në zgjedhje
Rubatis: Socialistët shkojnë në zgjedhje me kryetar të burgosur
Gjirokastër, konferencë shtypi e eurodeputetit grek
faqe 3
Mijëra dollarë ilaçe të skaduara
Vendoset groposja e medikamenteve të fondit gjerman
Alarm në Ministrinë e Shëndecësisë
faqe 6
Mijëra dollarë ilaçe të skaduara. Ka gjetur Memorandumi “Për administrimin dhe shpërndarjen e medikamenteve të krizës gjermane” – e cila është lëvruar plotësisht gjatë vitit 1992 – motivi që kishte detyruar sjelljen e ilaçeve me vlerë 18.030.707 lekë. Spitali i qytetit të Kukësit do të furnizohej me 26.263.217 lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 11.767.490 lekësh do t’i viheshin në dispozicion të farmacive shtetërore të Kukësit.
Dokle: Paratë do t’ua marrim hajdutëve të PD
Mbi 1 000 kombinatas në takim me Pëllumbin dhe Doklen
Takim i socialistëve në Kombinat të Tiranës
“Berisha habitet se ku do ti gjejnë socialistët paratë për të bërë shtetin social dhe unë po i them atij se mjafton t’ua marrim hajdutëve të PD”, tha nënkryetari socialist Namik Dokle në një takim elektoral me lagjen Kombinat të Tiranës. Mbi 1000 pjesëmarrës pritën me brohorje liderët e PS, Pëllumbin dhe Doklen. faqe 3
Tre tregëtarët mbeten në qeli
Dje në gjikatën e Tiranës, mashtrimi “Arkon”
Mijëra qytetarë të identifikuar kanë kërkuar lirimin e tyre
Thyhet në Tiranë zyra e Hajdaragës
Vazhdon dhuna mbi socialistët
Përfundojnë në polici shkruesti e partullave të PS faqe 2
Pesë vjet
Në të njëjtën ditë si sot, 5 vjet më parë, nisën për në shtypshkronjën “Mihal Duri” në Tiranë, materialet e para që do të radhiteshin në plumb, e që do të shpërndaheshin më pas në rreth 500 kopje, për herë të javë, nën titullin “Koha Jonë”. Ishin katër faqe modeste ato që i shtuan qytetit të vogël të Lezhës një gazetë të re, në kohën kur në Shqipëri kishte lindur 4 muaj më parë shtypi i lirë, pas 50 vjetësh të sundimit komunist. Edhe sot është e njëjta ditë. Faqet e gazetës kanë shkuar në shtypshkronjë e prej andej janë shpërndarë në mbarë Shqipërinë 25 mijë kopje të gazetës më të madhe në vend, të së përditshmes së pavarur me 24 faqe, “Koha Jonë”. Gjatë 5 vjetëve, “Koha Jonë” ka ndryshuar shumë, për të ardhur pikërisht në atë stad që të quhet gazetë. Një gazetë e madhe, serioze, përfaqësuese e denjë e gjithë shtypit të pavarur e të lirë shqiptar. E në gjithë këtë ndryshime kolosale, gazeta “Koha Jonë” ka ruajtur të pandryshuar karakterin, boshtin e saj. Gjatë këtyre viteve, nga më të vështirat për Shqipërinë post diktatoriale, “Koha Jonë” është përpjekur dhe ka mundur të mbajë po atë fytyrë që ka patur, pavarësisht nga presionet, kontrollet, atentatet apo burgosjet.
Sot “Koha Jonë” është një gazetë e madhe, një ndërmarrje e tërë ku punojnë mbi 120 vetë. Del çdo ditë në 24 faqe, ka kushtet më optimale të punës për gazetarët dhe një tirazh që e klasifikon në vend të parë në shtypin shqiptar. “Koha Jonë” qarkullon në vit mbi 2 milion dollarë, ka pagat dhe honoraret më të larta për gazetarët, sektori i saj i marketingut zë vendin e parë për reklamat e botuara, ka agjensinë e saj të shpërndarjes, “Press Transport”, boton dy herë në javë “Sport Ekspres”, gazetën më të madhe sportive të vendit...
Të gjitha këto nuk ka qenë e letë të arrihen në 5 vjet, por sot duke lënë pas gjithçka, na vjen mirë për punën tonë, për atë që kemi arritur, “Koha Jonë” ka mundur të jetë dhe zëri i shtypit shqiptar në botë dhe kjo në sajë të profesionalizmit, të paanshmërisë dhe të informacionit të saktë. Ashtu si në këto 5 vjet, ne garantojmë lexuesit tanë se dhe mbas 10, 20 apo 30 vjetësh do të dalim para tyre me të njëjtën fytyrë, me fytyrën e “Koha Jonë”. Ne do të përpiqemi të jemi vazhdimisht jo vetëm burim informimi, por edhe zë i mendimit të lexuesve tanë.
GoldStar
AUDIO VIDEO
Global Sponsor of the United Nations
50 ANNIVERSARY
Lexoni në faqë 8