16/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 maj 1996

Rrezik për përjashtim të Shqipërisë nga KE

Dje, deklaratë e fortë e kryetarit të grupit socialist në Këshillin e Evropës Rrezik për përjashtim të Shqipërisë nga KE "Kujdes zgjedhjet shqiptare": Alarm mes parlamentarëve të majtë europianë "Nuk do të hezitojmë aspak të ngremë pikëpyetje mbi anëtarësinë e Shqipërisë në KE". Deklarata e fortë, por e hedhur për të gjithë shqiptarët, është bërë nga Piter Shider, numri 1 i grupit parlamentar socialist si dhe lider i shumicës së deputetëve të organizmit të lartë europian. "Njoftimet nga shumë parlamentarë të vendeve të tjera të Europës për cënim të zgjedhjeve shqiptare, formulimi abuziv i disa neneve të ligjit elektoral, kontrolli i plotë i partisë në pushtet në komisionet e zonave si dhe privimi i një pjese të madhe politikënash nga të drejtat qytetare", janë arsyet më të forta që rrezikojnë pozitën e Shqipërisë në këtë organizëm. faqe 3

Ceka: “Nano është hero”

Lideri i PAD deklaron në qytetin e Memaliajt Ceka: "Nano është hero" "Kolegët e miq unë nuk dua ti shoh në burg" faqe 6

Berisha zbarkon në fshatrat e Durrësit

Mbështetje të plotë fermerëve shqiptare Presidenti premton pyllëzimin e Ishmit faqe 5

Hidhen në qarkullim kartolinat e Enverit

Mbetet mister shpërndarja nëpër fshatra Vlorë, shpërndahen simbolet e PPSH faqe 7

"Tre vjet burg për tre paqeruajtësit"

Ushtarët shqiptarë kishin qëndruar në SHBA Gjykata ushtarake ndëshkon dezertorët faqe 2

Stuhí në komisariat

Ikin nga detyra dhe katër kryepolicë Korçë, i paqartë motivi i shkarkimit faqe 7

PS proteston përpara Komisariatit

Shefi i komisariatit të Fierit takohet me përfaqësues të PS lokale Dy militantë socialistë dalin të keqtrajtuar nga qelitë faqe 6

Sulmohen egërsisht krerët e Aleancës

Policia godet kandidatin për deputet E. Janko dhe gazetarin A. Hasani Mbrëmë, ndalohen të futen në Divjakë, Ceka, Basha e Çupi Dje mbrëmdite, mbi 2000 veta ishin mbledhur në Divjakë të Lushnjës duke pritur mitingun elektoral të organizuar nga PAD. Ishin nisur të vinin në takim Presidenti i PAD, Neritan Ceka si dhe lider Basha dhe Cupi. Këta, sapo u ndanë me dashuri prej banorëve të fshatit Çermë-Shkumbim, morën rrugën drejt Divjakës. 3-4 km. para hyrjes në fshat, tek Ura e Sulzotaj, u duk një grup njerëzish, me kamionin kryqezuar në rrugë dhe disa vetura me targa të lyera me baltë. Vetëm targa VL 3994 A e një veture mund të shquhej lehtë. Sapo u afruan te dërguarit e PAD, nga dhjetë e dymbëdhjetë njerëz të hakërryer në fytyrë, me sy të zgurdulluar, duke uluritur me dy gishta lart: "Sali Berisha! Rroftë Sali Berisha", dolën para dy makinave të të ardhurve dhe i ndaluan. faqe 3

Takimi i veçantë për të nderuar ushtarakët

Zogaj: Statusi i ushtarakut të liruar do të përmirësohet e do të zbatohet Lezhë, Frangaj takohet me oficerët e liruar nga reforma faqe 4

Nis autopsia e internimeve

Dje seanca gjyqit ndaj Llesh[it], Myftiut, Çelës, Minos e Ramizit Dje seanca gjyqit ndaj Lleshit, Myftiut, Çelës, Minos e Ramizit Nis autopsia e internimeve Publikohen për herë të parë shifrat ekzakte, 10.314 të dënuar faqe 2

Tirana fiton kupën e Shqipërisë, Vlora pa fat në penallti

Futboll, ngrihen dy kupa: Një në Tiranë dhe një në Bordo Mateus, Helmer dhe Sholl me duar mbi kupën dje në Parc Lescures të Bordo foto Reuter

Unë jam si të gjithë ju

Kundërshtari ynë është keqpërdorimi i pushtetit Intervistë me Thoma Gëllçin, kandidati i PS në Tiranë faqe 9

Bajern shpërballon Bordonë, ngre kupën UEFA në Francë

Francezët ulin kokën përballë gjermanëve

Sot EKSPRES SPORT