Me votat e fitimtarëve nuk mund të luhet
Dje socialistët mbyllën fushatën e tyre në Tiranë dhe sot PD do të bëjë të njëjtën gjë po në kryeqytet.
Ndërsa nesër, daullet e fushatës do të heshtin për t’i lënë njerëzit që të hedhin në ditën e fundit votën që kanë gati prej katër vjetësh. Në fakt kjo fushatë shumë e pak mund të ketë ndikuar në zgjedhjen e shqiptarëve. Në ndryshim nga të tjerat ajo qe më pak e bujshme, me më pak tifozë, por me më shumë tension e incidente. Dhe nëse premtimet apo spektaklet nuk do të shtojnë vota, rrahjet, ndalimet e incidentet e shumta do t’i shtojnë radhët e votuesve protestues. Fjalori i fushatës u ndez nga leksiku i egër ku fjalët provokator, gjak, rrahje, manipulator, plehra, shtypje, etj, dominuan mbi fjalët shpresë, ndryshim, paqe, alternativë... Të gjitha këto bënë që fushata të mos ishte e bukur, por bajate, me pak njerëz dhe me shumë mercenarë. Ata që iu drejtuan popullit kërkuan më shumë të votohej kundër rivalëve se sa të përqafohej alternativa e tyre. Prandaj fushata nuk ndryshoi pothuajse asgjë dhe partitë do të korrin atë që mbollën gjatë katër vjetëve. Por nëse socialistët përveç asaj që mbollën vetë do të korrin edhe gabimet që mbinë gjatë qeverisjes së PD, kjo e fundit vështirë se do ta risë rendimentin e referendumit të 6 nëntorit. Gjatë kësaj fushate u dëgjua ritmi i fortë i rrezikut të manipulimit të zgjedhjeve, i frikësimit të kundërshtarit, i mbrojtjes së votave… Kërcënimet apo ndalimet e njerëzve të opozitës, që shoqëruan gjithë fushatën, treguan se ende në Shqipëri ideja e kundërshtarit nuk përkrahet, por goditet. Megjithatë kjo atmosferë dhune, më shumë se urdhër nga lart ishte refleks i atyre qenieve që ekzistencën e tyre kanë të lidhur me shërbimin ndaj pushtetit, pavarësisht nga ngjyra. Këta, të tërë i fundit që me gjithëse ngjitën parrullat “Me ne fitojnë të gjithë” i shqetëson PD votat e atyre njerëzve që nuk duan fitore me dhunë. Madje nuk duan fitore me dhunë. Madje duke shtuar protestën masive, ata bëjnë frikën. “Nëse do të ketë manipulime, ftoj të gjithë deputetët e kandidatët e opozitës të shkojmë e të protestojmë para derës së Presidencës”, tha Gramoz Pashko në një miting në Tiranë. Dhe mundësia e manipulimit ka mbirë në kokat e mijëra vetave. Mirëpo një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë. Manipulimi është një përgjegjësi e rëndë për shqiptarët e cilitdo, sidomos në Shqipëri ku me votat e firmëtarëve të ardhur nuk mund të luhet lehtë sot. ARMAND SHKULLAKU