02/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 qershor 1996

SHBA: Zgjedhjet 96, hap prapa për demokracinë

Këto parregullsi hedhin hije mbi perspektivën e progresit demokratik, i cili mbetet guri themeltar i marrëdhënieve tona me Shqipërinë Mbërrin në Tiranë deklarata e fortë e Departamentit të Shtetit Zgjedhjet e 26 majit një hap pas nga ato të zhvilluara katër vjet më parë, kur ende në fuqi qëndronte ish presidenti i fundit komunist Ramiz Alia. Kjo ka qenë deklarata e fortë, që ka dalë dje nga zyrat e Departamentit të Shtetit, lidhur me atë çka ngjau në zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Por qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, nuk mjaftohet vetëm me publikimin e shkeljeve flagrante që janë vënë re nga vëzhguesit e huaj, dhe me konstatimin se akrepat e demokracisë shqiptare kanë filluar të ecin me sens të kundërt nga ato të perëndimit. Në deklaratën e djeshme thuhet se këto parregullsi hedhin hije mbi perspektivën e progresit demokratik i cili mbetet guri themeltar i marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë. Shtëpia e Bardhë, Washington faqe 3

“Financial Times” shkruan për zgjedhjet në Shqipëri

Zgjedhjet tallje ndaj Këshillit të Europës faqe 5

Manipulimet nuk mund të legjitimohen

Atje ku sundojnë skllevër dhe sundojnë despotë faqe 7

Pashko propozon daljen nga kriza

Zgjedhje të reja brenda 6 muajve të parë të vitit 1997

PDD: Qeveri teknike deri në votime

Të ndalohet kryetari i shtetit të marrë pjesë në fushatë elektorale faqe 4

Flet Petrit Kalakulla

Godo dhe Berisha shkakërruan të djathtën Të gjithë nuk e vlerësuan si duhet psikologjinë ortodokse të Berishës dhe etjen për pushtet faqe 9

Nami i lindjes së një diktatori të ri shqiptar po merr dhënë

Edi Rama i shkruan Berishës Dhunën fashiste të së martës do ta kishte zili edhe vetë gjenerali Enver Hoxha faqe 9

Eshtrat e Mehmet Shehut të zhdukura përfundimisht

Bashkim Shehu: “Teodor Laço denoncue­si im” Ishte rivarrosur pranë një shkëmbi buzë Lumit Erzen në Ndroq të Tiranës Bashkim Shehu: “Teodor Laço denoncuesi im” I biri gëroi me herë, sipas të dhënave zyrtare dhe një dëshmitari okular në ceremoninë e rivarrosjes më 1984, të organizuar nga Sigurimi i Shtetit faqe 2

PS: Ndjekje penale për kryepolicin Agim Shehu

Akuzohet për krime kundër njerëzimit Depozitohet në prokurori padia për ngjarjet në Sheshin Skënderbej faqe 5

Kërkojmë anulimin e zgjedhjeve

Majko: Tek grevistët kanë filluar shqetësimet e para shëndetësore Në ditën e dytë greva e urisë e 147 kandidatëve të PS, AD, PSD dhe PUK Kandidatët për deputetë të PAD dje në ditën e dytë të grevës së urisë — faqe 3