03/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 korrik 1996

SHBA Tiranës: “Urgjent problemin e zgjedhjeve”

Flet Carls Uolsh, përfaqësuesi i lartë amerikan në kryeqytetin shqiptar Diplomati amerikan: “Mosparaqitja jonë në Parlamentin shqiptar ishte vendim i Uashingtonit” “Ne i kërkojmë në mënyrë urgjente Qeverisë Shqiptare të zgjidhë problemin e zgjedhjeve të 26 majit në Shqipëri. Qeveria Shqiptare duhet të përballojë problemet e përmendura edhe nga OSBE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ne kemi qenë të qartë disa herë zyrtarisht se procesi i zgjedhjeve demokratike ka qenë dhe mbetet për ne një problem shqetësues. Tani ne i kërkojmë urgjentisht Qeverisë Shqiptare të rishikojë problemin e përmendur dhe të marrë masa për ta zgjidhur atë...” faqe 3 Çars Uolsh, shefi i zyres së informacionit (USIA) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë

PD minon dialogun e partive

Çeka i shkruan Fishert “Nuk mund të pranoj një kompromis që shkel lirinë...” faqe 3

Zgjedhje të reja në Shqipëri

Letra e plotë e 6 kongresmenëve amerikanë drejtuar Klintonit Votimet e 26 majit, më të manipuluarat në historinë e Europës së pasluftës së ftohtë faqe 3

PD po injron Perëndimin

Dje takim i Çekës në Ambasadën e SHBA Deklaratë në mbështetje të qëndrimit amerikan ndaj zgjedhjeve në Shqipëri faqe 5

Edhe Rusia e shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri

Bashkohemi me preokupimin e Evropës dhe SHBA “Zgjedhja e krizës të përputhet me standartet evropiane” faqe 9

Sot Jelcin dhe Zhuganov ballëpërballë

Turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Rusi faqe 13

“Kosovarë kthehuni mbrapsht”

Durrës, stop doganor: Humbje klientele për agjensitë detare Ndalohet kalimi i kosovarëve nëpër Adriatik Autoritetet italiane portuale të Brindisit ndalojnë kalimin tranzit të shqiptarëve të trojeve etnike në ish-Jugosllavi. Llogaritet e ndryshme bëjnë fjalë për një humbje prej 5 mijë dollarësh në ditë vetëm për dy tragete. faqe 7

Prokuroria tërheq dosjen “Nano”

Pak orë më parë mësohet kërkesa e papritur e organit të hetimit Ja hipotezat: “Lirimi i liderit socialist, rendim i pozitës së tij, ribashkimi i 200 faqeve të ‘humbura’ me Dosjen mëmë por ndoshta edhe gjykim në mungesë për Alinë, Ajazin etj...” Dosja voluminoze e Fatos Nanos mësohet vetëm pak orë më parë, që të ketë udhëtuar në drejtim të Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një shkresë nga ana e këtij organi, sipas të gjitha rregullave ligjore proceduriale, që ka shpjeguesuar nga raftet e arkivës së Gjykatës së Faktit, njërën nga dosjet më të përfolura në tre vitet e fundit për Drejtësinë shqiptare. Lëvizja më e fundit, paksa e papritur juridikisht qoftë edhe për vetë palën mbrojtëse, hedh shumë hipoteza por pa mundur ende të mësohet përfundimisht se ku synon. faqe 2

Kryeballist i Selfo kërcënon gazetarët

Skandal para fillimit të tryezës së rrumbullakët Ndoshi i revoltuar nga mungesa e pulave të pjekura në tryezën e partive, Selfo ka menduar se për këtë mungesë fajtorët e vetëm ishin gazetarët. “Jeni agjentë të grekut dhe të serbit”, tha Selfo... faqe 4 “I çaj zorrët më të mirit”