Dje në Presidencë emërohen 25 anëtarët e Këshillit të Ministrave
Largohen Serreqi, Musaraj, Shehu, etj. Mbeten Zhulali, Laço, Xhaja, Panariti, etj
Marrin fund hipotezat për qeverinë e ardhshme. Tashmë 25 emrat që përbëjnë kabinetin e dytë Meksi janë bërë publikë. Presidenti Berisha ka shpallur dje pasdite qeverinë që do të drejtojë vendin pas votimeve të 26 majit. Gjashhtëmbëdhjetë ministra dhe nëntë sekretarë shteti presin të ulen rreth tryezës ovale të Këshillit të Ministrave. Kryetari i PD, Tritan Shehu, me dy postet, atë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, pritet të jetë violinë e parë e kabinetit të dytë Meksi. Nga qeveria e parë Meksi janë paraqitur në të dytën emrat e ministrit të Mbrojtjes Zhulali, të ministres së Industrisë Suzana Panariti, të Shëndetësisë Maksim Cikuli. Në postin e ministrit të Burimeve Minerare dhe Energjetikë ka mbetur përsëri Abdyl Xhaja. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Gruas do të jetë Teodor Laço.
Godo, Melo, Selfo, Bushati dhe Ajazi mbeten me gisht në gojë — faqe 3
Nano në izolim të plotë
Mbyllen dyert dhe shtohen gardianët e Bënçës
Nuk lejohen as familjarët dhe askush tjetër të takojë liderin e burgosur të PS
Nga burime të familjes së kryetarit të Partisë Socialiste, dje është marrë vesh lajmi i papritur. Burgu i Bënçës i ka mbyllur hermetikisht dyert për Fatos Nanon. As familjarët dhe askush tjetër nuk lejohet të takohet me liderin e burgosur, menjëherë pas vendimit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, që e anashkaloi mocionin e tij. Pikërisht në pritje të Kongresit të PS që zhvillohet 24-27 gusht, Nano nuk do të ketë asnjë mundësi kontakti me njerëzit. Arsyeve evazive, por që paralajmërojnë si kohë minimale të izolimit 6 gushin, e kanë bllokuar komunikimin e Nanos. Por siç duket izolimi i mocionistit të PS do të vazhdojë deri pas Kongresit, ku do të ndodhen pikëpamjet e tij me ato të katër nënkryetarëve socialistë. Ky izolim bëhet menjëherë pas gjysmënjohjes së përkohshme të dyerve të burgut për Nanon. Që andej ai dërgoi mocionin, që andej komunikoi me shtypin, komunikoi me radion “Zëri i Amerikës”, komunikoi lirisht me familjarët, aq sa po dukej se dyert u hapën të paktën përgjysmë. Por nuk ka ndodhur kështu. Një vizitë e familjarëve të tij, është ndërprerë nga rojet e burgut të sigurisë së lartë, që kanë nxjerrë si barrikadë urdhërin e dhënë për mbylljen e takimeve të Nanos.
(vijon në faqe 3)
Tre të dënuarit me vdekje: Në 22 korrik në Apel
Shpallet data e gjyqit për “pesë kokat” e Internim-Dëbimeve
Dje pas 45 ditësh i lejohet takimi me avokatët e të afërmit
Janë Haxhi Lleshi, Manush Myftiu, Zylftar Ramizi, Aranit Çela e Rrapi Mino të akuzuarit se “duke qenë në funksione të larta shtetërore, kanë urdhëruar funksionet e larta zyrtare e shtetërore, kanë urdhëruar internimin dhe dëbimin masiv të qytetarëve shqiptarë për shkak politikë”, që do të gjykohen në Apel në orën 9, 30 të datës 22 në këtë muaj. — faqe 2
Liderët e opozitës në rresht para hetuesve
Nga e hëna, në Prokurori për ngjarjet në sheshin “Skënderbej”
Në listë “organizatorët” Pëllumbi, Dokle, Pashko, Ceka, Legisi, Majko, Apostoli, Gjinushi, Imami, Gonxhe, etj
Nga sheshi me emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve, në birucat e policisë, për të përfunduar së fundi në zyrat e hetuesve dhe prokurorëve të kryeqytetit. Ky është itinerari i nisur e që kështu duket se do të përfundojë pas pak ditësh, për krerët e opozitës. “Kanë udhëhequr mitingun e paligjshëm në Sheshin Skënderbej”, “kundër manipulimit të votave nga partia në pushtet” — duket të jetë objekti i këtij veprimi të fundit të organit të hetimit. Faqe 2
Në BE virusi i lopës shqiptare
Shqetësim evropian për “aftën epizodike”
Embargo kroate e ish jugosllave për mishin shqiptar, në listën e “zezë” dhe Maqedonia. 80 mijë ECU për 250 mijë vaksina
Shqipëria përsëri në qendër të vëmendjes së organizmave të BE-së. Kësaj radhe nuk diskutohen zgjedhjet e 26 majit, por “afta epizodike”, sëmundja e kafshëve, e njohur ndryshe me emrin “plasi-a”. E konstatuar para disa muajsh në disa zona të Shqipërisë, megjithëse masat parandaluese, virusi fatkeqësisht është përhapur edhe në vendet fqinje, në Greqi dhe sidomos Maqedoni. faqe 5
Dikush në PS flirt on me pushtetin
Konservatorët kundër Mocionit “Nano”
Elbasan, pas grindjes së rivalëve, pësojnë të pafajshmit
Plagoset një grua dhe dy fëmijë që kalonin aty pranë. Faqe 6