Naivitet politik apo pazare meskine të PS
Letër e Fatos Nanos pas mocionit të rinovimit
Nano: I njoh mëkatarët në PS
Lidhur me ndonjë abuzim të bërë nga ndokush brenda dhe jashtë partisë në adresën time, gjëj gjithashtu rastin t’ju ritheksoj qëndrimin tim të prerë, konstant e të vendosur ndaj regjimit autoritar të Berishës. Gjithashtu dua të theksoj se pazarlleqet meskine apo “kompromiset” nuk mund t’i bëjë një burgosur politik i cili qëndron në burg prej tre vjetësh vetëm si Kryetar i Partisë Socialiste, por ndonjë meskin e i korruptuar që në fillet e tij dyshuara me Berishën intrigoi në format nga më të ndryshmet kundër PSSH dhe jetës së Kryetarit të saj.
Secili nga ju duhet të kuptojë se Mocioni parimor nuk mund të lehtësojë aspak gjendjen time personale dhe nuk shton gjë në reputacionin tim politik. Kjo do t’i shërbejë rreshtisht kredibilitetit dhe reputacionit politik të PSSH.
faqe 5
Naivitet politik apo pazare meskine të PS
Atij që ndjek qëndrimet dhe veprimet politike të lidershipit socialist gjatë këtyre ditëve të fundit nuk ka si të mos i tërheqin vëmendjen disa paradokse që është vështirë të shpjegohen.
Ndërsa ideja e propozuar nga institucionet evropiane ishte për një tryezë me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, socialistët, jo vetëm nuk ngulmojnë për realizimin e saj, por pranojnë të marrin pjesë në tryeza të cunguar, të propozuara nga Berisha duke e ndihmuar në realizimin e qëllimeve të tij. Për më tepër liderët socialistë pranojnë të ulen në tryeza të tilla sapo kanë dalë nga dyert e prokurorisë pasi kanë dhënë llogari për mitingun e 28 majit, ku provuan mbi kufizimin e tyre brutalitetin e policisë së Berishës. Duke u ndalur pak këtu, të habit “naiviteti” i udhëheqësve socialistë, të cilët nuk e kuptojnë se duke u paraqitur para drejtësisë së Berishës, vërtetojnë tezën e përgjegjshmërisë së atij mitingu, dhe rrjedhimisht se dhuna e përdorur ka qenë legjitime siç u shpreh edhe vetë Berisha gjatë atyre ditëve.
Ndërsa ulen në tryeza, zhvillojnë kontakte bilaterale me PD-në, në të cilat bisedojnë për të ardhmen duke “harruar” shumë shpejt 26 majin, asnjëri nga udhëheqësit e PS-së nuk ngre zërin për “masat speciale” në drejtim të izolimit hermetik të kryetarit të saj në burg.
Duke parë sesi liderët socialistë apo dhe të partive të tjera, shkojnë si dele të bindura aty ku dëshëton Berisha, të lind dyshimi për ndonjë “mëkat” të tyre në të kaluarën. A nuk të ngjall çudi pjesëmarrja në bisedime me Berishën e S. Pellumbit, i cili u privua nga e drejta për t’u zgjedhur vetëm se rezultoi të ishte spiun, me urdhër të vetë Berishës? Ndoshta tek këta politikanë mund të jetë rrënjosur thellë frika ndaj shtetit, prandaj dhe janë të gatshëm që të pranojnë çdo lloj pazari me shtetin për të ruajtur ndonjë privilegj të vogël, duke përfshirë edhe postet drejtuese në parti.
Është e vërtetë që Berisha ka folur shumë për rinovimin e PS-së, po, kjo rinovim ai e ka konceptuar në mënyrë të tillë që të fusë nën kontrollin e tij edhe më të madhe opozitarë. Duke pasur parasysh këtë synim të Berishës, emrat e disa liderëve socialistë, të cilësuar si “liberalë”, “malehshovistë” etj, me të cilët shtypi proqeveritar e ka lidhur gjithmonë rinovimin e PS-së janë orientimi më i qartë për socialistët e thjeshtë se cili duhet mbështetur dhe cili duhet bojkotuar në të ardhmen e saj. Përkthësisht, në këtë aspekt është edhe ndihma më e madhe që i jep Berisha Partisë Socialiste.