01/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 gusht 1996

Shigjeta mbi bombën VEFA

Shamata: “Po zbardhim enig(m)ën”. Familjet e viktimave: “S’kemi besim” Kërkohen sqarime urgjente nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut Shamata: “Po zbardhim enigmën”. Familjet e viktimave: “S’kemi besim” Atlanta, suedezi Peterson në garën e harkut Janullatos është në pritje të asaj çfarë do thonë autoritetet shqiptare. Në kushtet aktuale të Shqipërisë, kur çdo segment i shtetit kontrollohet nga presidenti Berisha, i vetmi prononcim qoftë dhe indirekt, pritet prej tij. Ndërkohë Berisha ndodhet me pushime në Pogradec, por dhe pushimet e kanë një fund. Ende është e vështirë të parashikohet nëse Berisha do adoptojë për tre mitropolitët atë qëndrimin që mbajti katër vjet më parë kur tha po për Janullatosin, apo do mbajë qëndrimin e projektkushtetutës që u përpoq të aprovonte në nentorin e dy vjetëve më parë. Gjithsesi kjo çështje pritet të reflektohet në analet marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke, marrëdhënie të cilat kanë pësuar lëkundje javët e fundit, kur Athina kundërshtoi sulmet e Tiranës ndaj lobit grek në SHBA. Sidomos qëndrimi më i mirë i Athinës dhe Tiranës do të ishte mosndërhyrja në çështjet e kishës. ILIR BABARAMO

Janullatos: Jo Klerikëve grekë në Korçë, Vlorë e Gjirokastër

Patriarkana e Stambollit ka vendosur të dërgojë në Shqipëri tre mitropolitë me kombësi greke, por kryepeshkopi Janullatos ka thënë “jo”. Për postet vakant të mitropolitit të qyteteve të Gjirokastrës, Vlorës dhe Korçës, qendra e kishës ortodokse në Stamboll emëroi tre klerikë të lartë me kombësi greke. Patriarkana i kërkoi Kryepeshkopit të Kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë, Janullatos, të kryejë ritualin e bekimit të tyre në këtë post. Por J. Janullatos ka kundërshtuar. “Zgjedhja ime si kryepeshkop i kishës ortodokse shqiptare shkaktoi reaksione në Shqipëri, katër vjet më parë, për shkak të kombësisë sime greke”, ka motivuar Janullatos hezitimin e tij. “Unë jam për zhvillimin e dialogut me autoritetet shtetërore shqiptare”, mësohet të ketë thënë këto ditë. Janullatos i cili erdhi në Shqipëri, në vitin 1991, si eksark i patriarkanës së Stambollit, një vit më vonë u zgjodh kryepeshkop i kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë edhe me miratimin e presidentit Berisha. Por që prej asaj periudhe, kryepeshkopi me kombësi greke i kishës ortodokse shqiptare është ndodhur shpeshherë në qendër të marrëdhënieve midis dy shteteve. Acari i marrëdhënieve shqiptaro-greke u ka “kujtuar” drejtuesve të shtetit shqiptar se kisha ortodokse po drejtohet nga një klerik grek. Në një klimë të tillë acarimi midis dy shteteve, në prononcimet që presidenti Berisha ka kërkuar të aprovojë nëpermjet Kushtetutës së parë në historinë e Shqipërisë, sanksionohej se presidenti e kryetari në Shqipëri duhet të ishin me kombësi shqiptare. Një gjë që ka ngjallur shumë zemërim te Janullatos, Janullatos ende nuk e ka pranuar. Në pritje të prononcimeve të autoriteteve shtetërore shqiptare, ai ka bllokuar emërimin e klerikëve grekë, që postin e tyre në Shqipëri. [Pjesë të tekstit janë të palexueshme për shkak të dëmtimit të faqes.]

Parlamenti me votën unanime Ratifik(o)het Konventa Evropiane Nuk diskutohet Meçajti Nano Socialistët mbështesin deklaratën e SHBA faqe 3 Ku i kalojnë pushimet artistët e politikanët faqe 15 Intervistë me Edi Ramën Shqipërisë i duhet një Alternativë e Re faqe 12-13 Iniciativë e rrallë Bashkohen bokslinjtë e “AGI”-t faqe 2 Shqiptarët drejt plakjes së shpejtë Viti 2005, Shqipëria 4 milion banorë faqe 7