14/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 gusht 1996

Islami: Pëllumbi të largohet

“Nënkryetari ka deklaruar se do të largohej nga PS bashkë me bustin e Marksit” Pëllumbi mund të kërkojë postin e sekretarit të përgjithshëm në kongres faqe 5

Emërohet Komisioni i zgjedhjeve

Berisha dje ka goditur sërish ashpër opozitën, kur me anën e një dekreti ka krijuar Komisionin e Përhershëm Qendror të Zgjedhjeve. Lajmi i shpërndarë nga zyra e shtypit dhe informacionit të numrit një të Shqipërisë, saktëson se ky komision zgjedhjesh do të ketë 17 anëtarë. Kryesia e tij, kryetari, zv/kryetari dhe sekretari, propozohen nga Këshilli i Ministrave, duke detajuar se dy të parët duhet t’u përkasin rretheve akademike universitare, kurse detyrën e sekretarit e ushtron drejtuesi i Drejtorisë së Organizimit të Zgjedhjeve dhe Referendumeve në Sekretariatin e Shtetit për pushtetin lokal. Sipas dekretit, vendet e tjera të anëtarëve të komisionit, ndahen në mënyrë të barabartë midis partive politike të pozitës, koalicionit qeveritar dhe të opozitës, në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve për organet e pushtetit lokal. Një nen i veçantë i këtij dekreti parashikon gjithashtu edhe ndryshimet e raporteve ndërpartiake në varësi nga rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe të pozicionit politik të partive përkatëse, pozitë apo opozitë. Goditja e parë e kreut të shtetit ndaj të gjithë spektrit politik, shihet qartë në aktin e dytë të paracaktimit të 17 njerëzve të cilët do të merren në mënyrë permanente me zgjedhjet shqiptare, qofshin ato parlamentare, lokale, apo dhe referendumet. Me një dekret shtesë, Presidenti Berisha caktoi kryesinë dhe anëtarët e Komisionit të Përhershëm Elektoral, ku kryesia e Komisionit Qendror përbëhet nga Nestor Tere[?] kryetar, Pëllumb[?] Çela zv/kryetar, Figiri Kupe sekretar, për të vazhduar me anëtarët e përhershëm, që sipas kreut të shtetit, janë propozuar nga 19 parti politike si dhe është marrë në konsideratë raporti i zgjedhjeve të mëveta lokale. Për t’i dhënë opozitarëve ka bërë që në emrat e komisionit të jenë vetëm ato që për presidentin janë nga qeveria dhe koalicioni i saj. Kështu për Partinë Demokratike janë emëruar Eva Karagjozi, Hysen Osmani, Paskal Cabbë[?], Arben Xhiku; për Partinë Republikane Shekibim Barushi; për Partinë Demokristiane Marenglen Gjonaj dhe për PBSD Behar Gjoka. Për të ardhur më pas në goditjen e tretë të rezervuar ndaj skenës politike të vendit. (vijon në faqe 3) ARBAN HASANI

foto A. BABAI Artdashës shqiptarë në përpjekje për të parë “La Bouche” pa bileta

Identifikohen vrasësit e policëve

Policia identifikon 5 persona si pjesëmarrës në krim. Disa të ndaluar dhe kërkime me zonës së Malit të Dajtit Pas vrasjes në periferi të Tiranës të vëllezërve Neziri Nuk kishin kaluar vetëm disa minuta nga vrasjet e kryera në orën 21.30 të së hënës në mbrëmje dhe është mundësuar kapja e dy makinave, me të cilat sipas policisë - kanë kryer vrasjen e më pas janë larguar autorët e saj. Pikërisht verifikimi i dokumentave të pronësisë së tyre, por edhe shenjave të gishtave e të tjera, kanë çuar sipas hetuesve në zbulimin e identitetit të personave, të cilët nga Ministria e Brendëshme cilësohen edhe si autorët e vrasjeve të bujshme. faqe 2

Berisha tremb Perëndimin me Islamin

Me 27 gusht, 7 parti do të diskutojnë për genocidin, median, policinë dhe rolin e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve lokale Pas miratimit nga qeveria të marrëveshjes me Konferencën Islamike faqe 3

Instituti Republikan ul partitë në tryezë

Me 27 gusht, 7 parti do të diskutojnë për genocidin, median, policinë dhe rolin e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve lokale faqe 4

Gjyqkata kundër Prokurorisë

Kryegjytari i Tiranës Qazim Gjonaj i drejtohet me një letër kreut të Prokurorisë Nuk respektohen në kohë afatet dhe ligjet për proceset faqe 9

Himara do të rihapë portin

Projekt për zgjerimin e infrastrukturës detare faqe 7 5024 studentë do të ulen në auditorë në 1 tetor Universitet: Endrra më e lehtë dhe më e shtrejtë faqe 21