Evropa: Mjaft ju paguam rrogat
25 milion dollarët e refuzuar mund t’i kushtojnë vendin e punës shumë punonjësve të administratës
Bashkimi Evropian refuzon t’i paguajë Shqipërisë bilancin e pagesave
“Bashkimi Evropian nuk do të paguajë 25 milion dollarë, që nevojiten për të mbuluar bilancin e pagesave për vitin 1996”. Një lajm i tillë, i cili ka dalë dje nga zyrat e administratës së lartë të shtetit, është fakti më i pakontestueshëm se shteti ndodhet në prag të falimentit. Praktika ekonomike botërore njeh falimentë korporatash, kompanish e ndërmarrjesh, por shteti shqiptar duket se do të shënojë precedent in e parë të një falimentimi në përmasa të tilla: ai nuk ka para për të paguar nëpunësit e vet. Lajmi i djeshëm nuk është konfirmuar ende nga institucionet kompetente. Megjithatë ky është sinjali i një “bojkoti jeshil” total për qeverinë post-26 Maji. Shtetit shqiptar duket se kanë filluar t’i priten arteriet që e furnizojnë me para. Sipas burimeve zyrtare të bëra të njohura pak pas fillimit të veprimtarisë së qeverisë “Meksi 2”, bilanci i pagesave për vitin 1996 do të mbulohej nga pjesa e financimeve nga jashtë prej rreth 55.845.000 USD dhe ndihma prej 25.000.000 USD e akorduar si ndihmë e jashtme. Por, ndërsa financimi nga jashtë do të vazhdonte edhe për vitin 1997, bi- lanci i pagesave i këtij viti do të mb- ulohej edhe nga një shumë prej 1.290.000 USD. Për ndihmën finan- ciare të huaja as që bëhej fjalë. Ndi- hma e fundit prej 25 milionë USD ishte planifikuar të disbursohej nga KE dhe do të mbulonte pjesën më të madhe të bilancit të pagesave për vitin 1996. Por tashmë flitet se ajo do t’i mungojë qeverisë shqiptare. Pas këtij refuzimi, kabinetit të z. Meksi do t’i duhet të marrë masa drastike për të shkurtuar në maksi- mum administratën shtetërore. Kjo do të thotë që armata, prej më shumë se 180 mijë rrogëtarësh të shtetit, të shkojë drejt përgjysmimit, ose të unojë pa u paguar, sepse shteti nuk ka as më të voglën mundësi për t’u dhënë rrogën nëpunësve të vet. Tatëpjeta e financave të shtetit, i cili bën shurdh-memecin kur bëhet fjalë për transparencën e buxhetit të tij, nuk mund të ndalohet tashmë as nga masat gjysmake të qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë, apo privatizimin e vënien në punë të ndërmarrjeve të privatizuara dhe as nga rritja e taksave dhe tatimeve. Shqipëria duket se po shkon në dive- lie e ekonomisë së vitit 1991 dhe kaiza e tranzicionit as që duket se do të (Vijon në faqen 6)