Koha Jonë
29 gusht 1996
KE: Socialistët në Parlament
Opozita: Të shtyhen zgjedhjet lokale
faqe 3
Dy standarte për zgjedhjet
Jo i papritur, por larg shpresave të opozitës ose të shumicës së shqipëtarëve ka qenë qëndrimi i delegacionit të Këshillit të Europës në ditën e tyre të parë në Shqipëri. Reporterët kanë kërkuar që Partia Socialiste të hyjë në parlament duke iu referuar kështu rezolutës së Asamblesë Parlamentare. Ata kanë vendosur që partitë e opozitës të mos kërkojnë garanci politike për hyrjen në zgjedhjet lokale edhe pse opozita i refuzoi 26 majit në kërkesat e saj. Edhe pasi injoron garancitë politike, Këshilli i Europës nuk paraqet asnjë formulë për zgjedhjen e krizës pas zgjedhjeve lokale. Reporterët e KE duket se e kanë harruar pikën e parë të rezolutës së Asamblesë Parlamentare ku kërkohet dënimi i dhunës dhe manipulimit në zgjedhjet shqiptare, ndërsa autorët e këtij manipulimi janë rizgjedhur për të kontrolluar zgjedhjet.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e njohën parlamentin shqiptar, nuk i njohën zgjedhjet e 26 majit dhe kërkuan përsëritjen e tyre. Ky qëndrim është i ndryshëm dhe ndoshta i kundërt me atë të Këshillit të Europës, që për Shqipërinë është qëndrimi i Europës. Ndërsa KE kërkon zgjedhje lokale pa i përmendur zgjedhjet e reja parlamentare, SHBA i përmend zgjedhjet lokale si hap i parë drejt përsëritjes së zgjedhjeve. Ndërsa rezoluta e Këshillit të Europës i sheh zgjedhjet e reja parlamentare në Shqipëri si mundësi, SHBA i sheh si domosdoshmëri. Ndërsa në rezolutën e KE nuk është parashikuar asnjë afat, në qëndrimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit kërkohet që zgjedhjet e reja të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.
Platforma që SHBA kanë propozuar për zgjidhjen e krizës shqiptare kontraston me qëndrimet europiane. Në të vërtetë SHBA duket se po e sfidojnë Europën me qëndrimin e saj ndaj krizës shqiptare. Kjo është sfida më e qartë që SHBA i bëjnë Europës në këtë krizë. Pak vjet më parë filloi sfida e SHBA për Europën në Ballkan. Zgjedhja e Europës për krizën e Bosnjës dështoi, ndërsa fillimi i zgjedhjes amerikane la shpresa të mëdha dhe sot ka arritur rezultatet. SHBA hyjnë më vonë në Europë me Greqinë për zgjedhjen e krizës së Bosnjës, ashtu siç hyjnë më vonë se Europa në planet për zgjedhjen e krizës shqiptare. Dhe plani i Shtëpisë së Bardhë duket më i pranuar për armiqtë e shqiptarëve, që dijnë se vonë për opozitën.
P.A
“Pronarja e shtëpisë publike, ish Bashkëpunëtore e Sigurimit”
Flasin për “KJ”, banorët e rrugicës ku ndodhej shtëpia e seksit me pagesë. “Ka funksionuar prej 30 vjetësh”
faqe 7
Reporterët e KE Kolumberg dhe Rufi debatojnë me Vasil Melon. foto A. Babani
Shteti: Pse cuditeni?...
Pas shkatërrimit të afreskeve, reagim qetësues i autoriteteve
Meksi për ngjarjen e Voskopojës: Do të marrim masat më të rrepta
Pas shkatërrimit të afreskeve, reagim qetësues i autoriteteve
Shteti: Pse cuditeni?...
Meksi për ngjarjen e Voskopojës: Do të marrim masat më të rrepta
Ngjarje të përmasave të tilla, ekuivalente vetëm me shkatërrimet në luftën e gjatë civile në Bosnjë ku palët shkatërronin objektet respektive të kulturës kundërshtare, janë të papranueshme në Europë. Për të gjitha këto, i takon Presidentit të Republikës të shprehet, megjithë shqetësimet e ndryshme politike që e preokupojnë. Sepse të shkatërrohen objekte kulturore mbi 300 vjeçare prej disa fanatikëve pa kontroll dhe përgjegjësi, nuk është njësoj si të ndodhi në krim ordiner.
faqe 18-19
Zhulali humbet gjyqin me punonjësen e vet
Përballë në gjykatë, shoferi i Kaloshit e Artan Basha
faqe 2
Plan i PD për “thithjen” e FRESSH
faqe 4