Dokle, Lakrori e Majko sekretarë. Agolli, Meta e Hajdaraga tërhiqen
Zgjidhet kryesia e PS. Rexhep Meidani sekretar i Përgjithshëm. Tre vota më shumë se Meta
faqe 3
Mejdani, sekretar i përgjithshëm dhe Majko sekretar publik. foto A. BABANI
Pangallos në Shqipëri
Sot ministri i jashtëm grek, Teodoros Pangal-los vjen në Shqipëri për të dytën herë brenda kët-ar muajsh. Herën e parë, në prill të këtij viti, Pan-gallos shoqëroi presidentin e vet Stefanopulos në Tiranë. Por ndryshe nga hera e shkuar ministri nuk do të vijë në kryeqytetin shqiptar, por Ber-isha dhe Tritan Shehu do të jenë të detyruar të zbresin poshtë në Jug të vendit për të takuar min-istrin grek. Nuk dihen arsyet që fshihen pas kësaj “teke” të Pangal-los për të mos shkelur në Tiranë, gjë që tregon se dielli i marrëdhënieve ende lëshon hije të forta.
Pangallos do të kalojë ditën e sotme në Gjirokastër ku do të takojë Shehun si dhe një numër të fuqishëm të tjerë shqiptarë, miq të Kon-sullatës greke. Takimi me ministrin tonë të jasht-ëm është vetëm antipasta e drekës që Berisha dhe Pangallos do të shijojnë të djelën në Vlorë.
Megjithëse të dy palët pritet të flasin shumë për legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, kjo nuk do të jetë pika e nxehtë e bisedimeve. Tirana ka gjetur komoditet me faktin që Greqia “ushqen” afro 300 000 shqiptarë, kthimi i të cilëve do t’i rriste ndjeshëm shifrat e papunësisë në vend dhe do të ulte ato të nivelit të jetesës. Megjithatë Berisha, ndoshta do të reagojë ashpër për kthimet e ditëve të fundit, natyrisht duke kërkuar konce-sione nga Athina në një tjetër drejtim. Por ç’farë mund t’i kërkohet Athinës?
Pas zgjedhjeve shumë të diskutueshme të 26 majit si dhe në prag të dyshimeve të mëdha të zgjedhjeve lokale, Tirana ka shumë interes të zbusë qëndrimin e fqinjëve. Greqia është një zë “qer-rës” në Evropë dhe si e tillë mund të stimulojë lehtësisht qëndrime aspak komode për adminis-tratën shqiptare. Në fakt Berisha, qysh pas zgjedhjeve të majit ka arritur të neutralizojë me kujdes Athinën që gë nuk ja ka arritur me kujdes Athinën që gë nuk ia ka arritur me Romën. Athina u acarua kur shtypi proqeveritar vuri në shënjestër lobin grek, por edhe atëherë italianit nuk e zbërzimi votat e vjedhura. Ndërkaq Italia ka kërkuar zgjedhje të reja qëndrim të cilin nuk e ka adaptuar dhe nuk ka ndërmend ta adap-tojë qeveria Simitis.
Në këtë logjikë, Berisha pritet të ndalet gjatë mbi situatën politike duke i mbushur frazat me krahasimet mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Lindjes të cilat lejuan kthimin e komunizmit në fron, gjë që këtu u ndalua.
Nga ana e tij, Pangallos i cili nuk ka ardhur vetëm për të shijuar kuzhinën shqiptare, do të jetë shumë më konkret. Shkollat greke, lehtësirat financiare, hapja e konsullatave të reja, filiale bankash etj. Këto koncesione të cilat Greqia i ka marrë pak a shumë gjatë viteve të fundit, Pangallos do të kërkojë të shtojë në sajsi dhe cilësi.
Në këto kushte misioni i tij do të jetë i lehtë dhe nuk do të kërkojë shumë djersë. Por në rast se ministri kërkon të vërtetojë se sa e suksesshme ka qenë politika greke këto katër vjet, mjafton të lërë pas Tiranën e Gjirokastrës ku mund të blejë një dhuratë greke një shami për të fshirë djersët.
BEN BLUSHI
KE: Berisha kryetar tavoline
Propozimet e reporterëve të KE më pak se 1/10 e propozimeve të opozitës
Përfundon misioni i reporterëve të Këshillit të Evropës në Shqipëri
faqe 5
Tirana lindore, në shtetrrethim blu
Gjatë orëve të mbrëmjes e natës, mbi 5 postblloqe bllokojnë arteriet kryesore të periferisë, drejt qendrës së kryeqytetit
Nga vrasja e dy policëve Gëzim e Besim Neziri në kërkim të Nehat Kullës
faqe 2