Do të anullohet dekreti presidencial për Komisionin e Përhershëm Elektoral
faqe 3,5
PAD prish rregullat e lojës?!
“E konsiderojmë një tryezë kooperative”, ka qenë qëndrimi zyrtar i Partisë Aleanca Demokratike ndaj thirrjes së tryezës së partive politike dje në Presidencë.
Ish mocionistët e PD-së, në të vetmin rast që janë ndodhur përballë ish shefit të tyre, kanë lëshuar një deklaratë me tone të ashpra dhe nuk kanë tentuar të marrin pjesë në bisedimet ndërpartiake. Në këmbim të tyre, liberal-demokratët shqiptarë kanë dërguar në një dokument të paraqitur ngutësisht, ndryshimet përkatëse në ligj. Modifikime për të cilat besojnë se mund të jenë përcaktuese në modernimin e situatës apo të daljes nga kriza politike që ka mbërthyer prej tre muajsh vendin. Por megjithatë, ata shprehen se e gjithë kjo mund të jetë një lojë e pushtetit, pavarësisht se nuk e paragjykojnë. Mundësia e një përdorjes së tryezës në favor të një demagogjie jo vetëm në planin e jashtëm e – brendshëm, është një prej faktorëve që ka frenuar AD-në të marrë pjesë në tryezën e thirrur në Presidencë. E vetmja parti shqiptare, e cila katër vjet pas themelimit të saj ka arritur të hapë bisedime për herë të parë nga Presidenti Shqiptar, në mënyrën më të papritur ka vendosur të shqyrë letrat e hedhura në tryezë. Karta rezervë e mocionistëve të gushtit 1992, ka qenë vendosja e kontakteve bilaterale, të secilës parti me presidentin. Ata kanë kundërshtuar së fundi idenë e një tryeze të stërmadhe ku të merrnin pjesë 14 parti të ndryshme nën drejtimin e Presidentit Berisha. Mbi të gjitha, Aleanca Demokratike duket se po kundërshton tashmë edhe aleatët e saj, kur dihet këmbëngulja e opozitarëve për fillimin e dialogut në një tryezë të rrumbullakët. Një tentativë që për këta të fundit parashikonte pak muaj më parë diçka të përafërt me numracion me tryezën e djathtë, por edhe nën drejtimin e kreut të shtetit. Gjithashtu PAD ka qenë iniciatorja e tryezës së partive opozitare për çështjen e 26 majit, megjithë rrezikun e një kooperativizimi të
Kush pengon “Miss Europa ’96”
Sfidοhet transmetimi me Eurovizion, në këmbim të 1500 vizitorëve të ekspozitave
Siç dihet me 27 dhe 28 Shtator në Tiranë organizohet “Miss Europa 96”.
Grupi realizues, me regji zërin e mirënjohur Vera Grabocka, po bën përgatitjet e fundit të këtij spektakli të madh, por në skenarin e tyre përfshihet edhe stërvitimi apo fillimi i missëve europiane me kostumet tradicionale popullore shqiptare. Ato ndodhen në magazinat e Institutit Folklorik në Tiranë, por drejtori i institutit Agron Xhangolli nuk pranon t’i japë kostumet për këtë spektakël të madh me arsyetimin absurd se “kostumet janë për ekspozita dhe jo për Miss”. Logjika e Xhangollit nuk shkon me regjimin dhe të tipit të këngës, pasi nuk ka pranuar apo “ekspozitë” me të mirë të veshjeve tona se sa në trupin e missëve, nuk ka rast më të mirë se sa ky i “Miss Europës” për t’i treguar afro 200 milionë shikuesve nëpërmjet 9 kanaleve shtetërore europiane dhe 10 private, bukurinë e veshjeve tona kombëtare. Nuk besohet se ekspozita e Xhangollit, që mund të shihet vetëm nga 1500 veta në vit të shikojë 200 milionë shikues direkt me Eurovizion. Rasti më i mirë për t’i treguar botës se kush jemi ne shqiptarët, edhe në këtë fushë nuk e ka Xhangolli, i cili duhet të ndjehet i turpëruar bashkë me atë pjesë të Akademisë së Shkencave që ka firmosur mohimdhënien e kostumeve të vjetra. Megjithatë kostumet janë pronë e shtetit dhe shteti është yni - thotë një pjesëtar i stafit të “Miss Europa 96”. Ndaj kërkojmë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të zgjidhur këtë keqkuptim të Xhangollit.
Kur të gjithë mendonin se Berisha ishte larguar nga takimi
Poli i Qendrës mbledh opozitën
Finsberg kundër rezolutës së KE
Në rezolutë nuk parashikohet tryezë e drejtuar nga Berisha
faqe 5
Kukës, Jugosllavët ankohem për kalimet ilegale
25 incidente në kufi
Pala shqiptare ka regjistruar katër shkelje, midis të cilave një vrasje
faqe 12
Ceremonia zyrtare e të emëruarve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
15 gjyqtarët e rinj: “Betohemi...”
Dje në Gjykatën e Tiranës, pas emërimeve të fundit të “togave të zeza”, numri i gjyqtarëve e ndihmësavëve arriti në 50
faqe 2
Hapet “xhepi” i vogël i “Meksi 2”
Para “me pikatore” për të pasrehët
faqe 10