18/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 shkurt 1996

Vrasje në mes të Tiranës

Bilanci i dy javëve të fundit: 22 të plagosur e 3 të vrarë Përgjaket rruga e “Kavajës”, 2 viktima. Kapen dy autorët e krimit Viktima: “U plagosa duke marrë lekët e vajzës” Bесnike Arsula, 33 vjeçara e plagosur Foto: G. Shkullaku Bесnike Arsula, 33 vjeçara e plagosur. Foto: G. Shkullaku

Nano: Kujdes komisionet

“Në pothuajse të gjithë rrethet ka përfunduar përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie dhe janë dërguar për verifikim në komisionin e verifikimit të figurave”. Kështu ka njoftuar dje kryesia e PS për mbledhjen e saj të fundit. Socialistët tashmë po përgatiten intensivisht për zgjedhjet lokale të 20 tetorit dhe po organizojnë të gjitha strukturat elektorale, duke e lënë mjaft mbrapa pjesën tjetër të opozitës. Në rrethe kanë filluar të ngrihen shtabet elektorale dhe po punohet për hartimin e platformave dhe programeve specifike për çdo rreth, bashki e komunë. Në përgatitjen elektorale të PS, ka ndikuar mjaft letra e kryetarit të kësaj partie, Fatos Nano. “Duhet të veprojmë dhe të shfaqemi në skenën e debatit politik të ditës më me konsekuencë, më energjikë, më të orientuar, më të orientuar politikisht në linjën e rezolutave të Kongresit tonë përkrah opozitës aleate, por edhe përballë problemeve që trashëgojmë”. Kështu ka shkruar Nano për kryesinë, ndërsa ka propozuar disa masa që PS duhet të marrë për zgjedhjet dhe procesin e votimit: 1. Të vazhdojë lufta pa u lodhur për të shkëputur maksimumin e ndryshimeve pozitive në legjislacionin dhe organizimin shtetëror të procesit elektoral nga Berisha 2. Të përqëndrohet organizimi elektoral i PSSH, krahas detyrave standarte, tek përzgjedhja dhe instruktimi optimal i anëtarëve dhe vëzhguesve tanë në komisionet e qendrave të votimit për të evituar gabimet dhe lëshimet tona më 26 maj, më konkretisht: - Minimizimi i neglizhencave në procedura dhe dokumentim skelesh e manipulimesh - Njohje optimale e kompetencave ligjore dhe rekursë të dokumentuara për çdo cenim integriteti të komisioneve - Prani fizike dhe dëshmi materiale (njerëzore e materiale) në të gjitha hallkat dhe për çdo sekondë të procesit elektoral të 20 tetorit etj.”. Këto propozime të kryetarit të PS janë pranuar nga kryesia, së bashku me argumentet që Nano ka ofruar: a) Sigurimi i dëshmitarëve dhe dëshmive për gjithçka të rregullt a të parregullt që do të ndodhë b) Sigurimi i përfaqësimit të PSSH, i kushteve të qarta, të mbrojtjes së votës dhe maksimumi të rezultateve të papanipuluara (vijon në faqen 3)

Vlorë: Ikën shefi i armatimit të divizionit

Çështja e 17 mijë fishekëve të municionit kundërajror të zhdukur faqe 12

faqe 2 Pol: Jo aleancë me socialistët Sante: Zgjedhje të drejta në Shqipëri PS nis fushatën në Tiranë faqe 3 Gjeografia e Shqipërisë në harta greke faqe 17 Sind ikata e RTV: 40 mijë dollarë dyshime faqe 20

AS!