Bregi, a dispute over Albanians
page 11
Greece, 3 days before the election. Election campaign with Simitis posters
page 5
Pyramid firms and scams in figures
Sudja: Come to me with 10 percent
page 11
Miss Europe “takes to” the sea
The trip to Vlorë and Sarandë is postponed by one day
page 19
The names of the Socialist candidates are submitted to the Permanent Electoral Commission
The SP “betrays” the opposition
page 3
Two rulings by the Tirana Court concerning the central headquarters
The Muslim Community triumphs over Mbreti
page 9
Korçë, 3 injured over land
page 12
The miracle of electronics touches the Albanian brotherhood
5,000 computers in all in Albania
page 17
Masthead
E përditshme e pavarur
Numri i parë: 11 Maj 1991. Nr. licensës 036967. Depga T.T.L. Viti i gjashtë i botimit 222 (1033) Çmimi 30 Lekë, 300 Aor [?] E Enjte 19 Shtator 1996
PS i kërkon Ministrit të Financave paratë për fushatën elektorale. Dokle del me duar bosh
Qeveria lë partitë pa lekë
Islami: “Qeveria po shkel ligjin e zgjedhjeve”
Pa krime,
pa PD
Ne ia kalojmë Europës vetëm me krimin e vrasjes! Kështu pat deklaruar pak kohë më parë në shtypin presidencial “Albania”, një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, duke bërë një kronikë të veprimtarisë së organeve të rendit në Shqipëri. Krimi është e vetmja dukuri që Partia Demokratike, me gjithë motorët e propagandës së saj, nuk mund ta fshehë. Ditët e fundit, krimi i vrasjes së njerëzve, zbriti nga malet, nga kullat e ngujimit, dhe u shtrua qetësisht në sheshet e qyteteve kryesore deri në kryeqytet. Nga alarmi i përgjithshëm se “krimi po sulmon shtetin”, tani krimi i vrasjes ka sulmuar njerëzit më të urtë e më të pafajshëm. Brenda një kohe shumë të shkurtër, sipas ritmit të tanishëm të krimit, qytetarët e paarmatosur shqiptarë do të duhet të mbyllen në shtëpi njësoj siç mbyllen hallexhinjtë që nuk kanë një ombrellë për të çarë rrebeshin e shiut. Kjo është katastrofa më e madhe njerëzore.
Shteti askund, kërkuse ka lindur, nuk ka mundur dhe nuk ka të drejtë të mburret aspak me ekonominë e privatit, me bukën e tij të gojës, me dasmën dhe televizorin e tij; por përgjegjësit para së gjithash për ruajtjen e rendit ligjor dhe të qetësisë së qytetarit. Më në fund, mbrojtja e jetës nga krimi, është pika e parë e kontratës mes qytetarit dhe shtetit. Pa sigurinë e qytetarit para krimit, të paktën, shteti nuk mund të ekzistojë si i tillë. Ashtu sikurse qytetari nuk mund të quhet më qytetar, por një krijesë në jetesën natyrore. Njeriu shqiptar, i zbritur në katastrofën e vetëgjyqësisë, është shumë pranë paradës së jetës pa shtet. Pushteti i familjes dhe i fisit po përparon drejt përqendrimit, gjë që nënkupton grumbullimin e forcave prodhuese e përpunuese të ushqimit, rritjen e dhëmve dhe vullzave për një “ushtri” familjare, si dhe grumbullimin e armatimit mbrojtës që nga arma e gjahut dhe deri tek mitraloza. Investigimi i krimeve të fundit ka dëshmuar këtë situatë. Atëherë përse nevojitet shteti?! Fatkeqësisht shteti shqiptar po eksperimenton ekzistencën e një organizmi parazit, që nuk kryen asnjë mision të dobishëm për qytetarin, veçse me fatkeqësinë për atë tregon majmëritë e tij. Sa më shumë krimi janë kryer dhe kryhen në Shqipëri, aq më shumë forcohet pushteti, jo vetëm për arsye se njerëzit frikësohen nga krimi dhe i largohen pushtetit, kjo ndodh për arsye se mos PREKOK ÇUPI (vijon në faqen 21)