28/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 shtator 1996

Fatos Nano: Ç’duhet bërë

Mocionistët anullojnë mocionin. Miratohet platforma lokale dhe organizimi elektoral i PS

Shqipëria ka nevojë për një kurorë

Sot bukuria europiane do të shkelqejë Tiranë. Në sallën e ndërtuar për kongreset komuniste, nuk do të ulen Kryetarë kooperativash, as montatore të dalluar dhe shoferë që punojnë për llogari të vitit 2001. Nesërken e huazuar nga shkelqimi i dikurshëm i Apollonisë dhe Butrintit, kontinenti do të sfidojë për emrin e madh. Do të sfidojë 36 vajza emrekullueshme, shumica e të cilave, vetëm pak ditë më parë e ka dëgjuar emrin “Shqipëri”. Natyrisht, asnjë prej tyre nuk e di, se pese vjet me pare, mes shkaterimit, urisë dhe krismave te armeve, vendi i vogel Ballkanik qe perpjekur t’i ofronte Europes nje shenje qyteterimi, ate me te pabesueshmen, bukurine. Nje grup vajzash qene ngjitur per here te pare ne skene, per te sfiduar erresiren dhe te ftohtin. I kishin harruar vuajtjet dhe urinë, duke besuar se aq pak për aq pak kohë, do t’i harmonin ato të gjithë. Dhe ndodhi pikërisht ashtu. Shqipëria bëri hapin e parë drejt jetës normale, duke zgjedhur një mbrëmje Janari të 1992 missin e saj. Askush nuk do ta besonte atëherë se Shqipëria mund të bëhej mikpritëse e bukurisë së kontinentit. Tradita dhe historia i kanë veshur asaj aq mëkate në këtë drejtim. Por jeta ka kapriçot e saj. Të tilla, që vendi ku femra ishte shtypur me së shumti në shekuj; Sot Tirana do t’i jape Europës një simbol të bukurisë femërore. Kaç vite është përpjekur ta bëjë një gjë të tillë. Në kopertinat e revistës “Shqipëria sot” apo “Shqiptarja e re” dhe dhe vajza të veshura si burra, me kominoshe dhe çels montatore në dore i buzëqeshnin lexuesve të huaj. Apo vajza të veshura me uniforme ushtarake që marshonin drejt amfiteatrit imagjinar. Asgjë e mbrak- [?]able nuk mund të njihte një femër se sa ai imazh. Ai burrërim dhe legjendat absurde me të cilat qe mbushur jeta e saj. Sot të gjitha këto janë harruar. Edhe ne mos, janë kujtime që flene në ndërgjegje nostalgjike fanatike. Shqipëria ka zotësinë ta ndryshojë trofeun e madh. Asnjëherë ajo nuk ka qenë kaq pranë. As vjet, kur Monika Zguro u rendit e katërta në kontinent. Hygerta Sako dhe si në fillim e para me ngjyrat kuq e zi. Do të sfiduje nen duartrokitjet e publikut që ka premtuar prej ditesh 2000 vendet në salle. Pastaj edhe nen entuziazmin e 7 milion shqiptarëve që do ta ndjekin përpara ekranit të vogël. Me shpresën se Shqipëria do t’i tregojë Europës se e kaluara është e kaluar. Se kufijtë pëlqimi absurditet e tyre të përkohshëm janë dhe se e përjetshme është vetëm një, bukuria. Ajo që Shqipërinë nuk i ka munguar kurrë. E që natyrisht, nuk do t’i mungojë as sot. Sepse pas kurorës së shëmtimit të saj sot. Sepse pas kurorës së shëmtimit të saj sot [?] ... shqiptarët, ka sot me shume se kurrë nevojë për kurorën e bukurisë. BLENDI FEVZIU

Njeriu-bombë: Berisha më fal!

Ilir Buzi dje në gjykatën e Tiranës foto A.BABANI

Ilir Buzi dje në gjykatën e Tiranës; foto A.BABANI

Firmoset burgosja e Nehat Kullës — faqe 2 Si mund të fitosh tek VEFA — faqe 11 Masakër në Fier, shuhet familja faqe 13 Korrupsion në Omonia faqe 5 “Rrëfimi” Belushi: Votoj për Miss Albanian faqe 17 foto G. SHKULLAKU