08/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 tetor 1996

FMN: Shqiptarë mbyllni fajdetë

Ministri i Financave Bode: Vështirë që kompanitë të kthejnë huatë Fondi Monetar Ndërkombëtar: Shumë familjeve mund t’i humbin kursimet Qeveria luan me fajdetë Lajmet për rreziqet që i kanosen kompanive të fajdeve janë të trishtueshme dhe njëkohësisht të rrezikshme. Katër vjet pas fillimit të këtij biznesi, qeveria u detyrua të prononcohet publikisht për to, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe i kishte lënë fajdetë në harrësë duke neglizhuar kësisoj burimin më të madh të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë. Për katër vjet rresht qindra mijëra familje, të braktisura nga reforma e PD, gjetën rrugë të vetme mbijetese, riskun e depozitimit të parave me fajde. Këta njerëz të tradhëtuar nga qeveria e tyre shitën shtëpitë, pronat ose mblodhën kursimet e shumë viteve për të rrezikuar tek VEFA, Gjalllica, Kamberi, ose Sudja. Qeveria që i dinte të gjitha këto, që i dinte shitjet e shtëpive bashkë me vuajtjet e të jetuarit nëpër komshinj, heshti. Ajo nuk mori asnjë masë preventive për të garantuar biznesin e kompanive më të mëdha të vendit, të cilat edhe ato rrezikonin nga ana e tyre. Qeveria heshti për katër vjet dhe u kujtua të dilte në TV vetëm ditën kur asaj iu dha ultimatumi nga organizmat ndërkombëtare. FMN ka kërkuar në mënyrë precize mbylljen e kompanive në një afat sa më të shkurtër, sepse sipas saj dëmet do të jenë më të vogla për xhepat e njerëzve. Natyrisht konkluzionet e FMN janë shumë të ashpra dhe pas kësaj pritet që ky organizëm të anatem ohet nga shqiptarët ndoshta më shumë se sa gjithë institucionet e komunizmit të marra së bashku. Megjithatë kalkulimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë bërë në tym, sepse qeveria shqiptare nuk i ka servirur organizatës me qendër në Washington, të dhëna të sakta mbi numrin e depozituesve, si dhe sasinë e parave të depozituara. Shumat e mbledhura me fajde janë marramendëse për fantazinë e çdo shqiptari, dhe si pasojë edhe reagimi ndaj tyre do të duhet të ishte më i kujdesshëm. Masat duhet të kishin nisur të merreshin me kohë dhe jo sot kur gjigandët VEFA, Gjalllica, Kamberi, kanë grumbulluar ndoshta miliarda dollarë. Tashmë bosët e këtyre firmave kanë të drejtë të ndjehen të tradhëtuar nga qeveria e tyre e cila nuk i paralajmëroi me kohë dhe nuk hyri në negociata me ta, në mënyrë që së bashku të shmangnin rreziqet. Deklarata e djeshme e Ministrit të Financave është një apel i shëmtuar që njerëzit të vrapojnë të tërheqin paratë. Mund të kishte mënyra të tjera më njerëzore dhe natyrisht më të kujdesshme për të mbajtur nën kontroll dëshpërimin e njerëzve të cilët rrugë të vetme pas kësaj kanë dyndjen nëpër dyert e pafajshme të kompanive. Nga ana e saj FMN në vend që të terrorizojë popullatën e varfër shqiptare, duhet t’i bëjë presion qeverisë së licensojë kompanitë e fajdeve, shëndërimin e tyre në banka private, në mënyrë që të pakëten depozitat të jenë më të garantuara. Sese ajo që njerëzit do të kërkojnë, duke nisur nga sot, do të jenë depozitat dhe jo interesat. Burokratët e FMN janë aktualisht përtej Atlantikut dhe do t’i ndjejnë vetëm me faks ose imazhe televizive vuajtjet e shqiptarëve. Reçetat e tyre janë shpesh laboratorike dhe të paaplikueshme për kushtet e Lindjes. Shumë vende të Lindjes e kanë zbatuar FMN duke e quajtur fajtorë të varfërisë dhe dhimbjes së popullatës. Deri më sot vetëm qeveria shqiptare i është bindur pa kushte burokratëve të Washingtonit, gjë që e vërtetoi edhe dje. Megjithatë në fund të fundit ajo dhe jo FMN është përgjegjëse në rast kolapsi. Qytetarët do të duheshin sensibilizuar me kohë për rreziqet dhe maturisht edhe bosët e kompanive. Qeveria nuk mund të rrezikojë garancitë e tërheqjes për të shpëtuar biografinë e saj në dosjet e FMN... BEN BLUSHI

Drejtori i FMN, Mishel Kamdesy, ditën e miratimit të raportit për Shqipërinë foto Reuter

“Alo! Bombë në qendër të Tiranës”

Mbyllen mbi 100 lokale, bllokohen rrugëkalimet për në qendër, pas kërcënimit të rremë Në orën 20.00, telefonatë në Sekretarinë e Ministrisë së Brendshme faqe 2

faqe 9 Zbulohet thesari, Epifani i Glavenicës Arrestohen tre grabitës faqe 2 OSBE sfidon KE në Shqipëri faqe 3 Sejdia do të shlyejë paratë e marra faqe 11 Skandale nga Televizioni skandal RTSH mes moralit dhe profesionalizmit faqe 17