12/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 tetor 1996

Qeveria: Opozita jashtë votimit

Një udhëzim qeveritar i refuzon opozitës marrjen e fletëvotimeve dhe dorëzimin e procesverbaleve PS: Kosorasti bllokon dhe dikton Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Një udhëzim qeveritar i refuzon opozitës marrjen e fletëvotimeve dhe dorëzimin e procesverbaleve Qeveria: Opozita jashtë votimit PS: Kosorasti bllokon dhe dikton Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve

Policia përgënjeshtron ministrinë e saj

Atyre që kanë fatin e keq të ndjekin emisionet e radios dhe televizionit të shtetit shqiptar, sado pak që janë, përveç gjithë të tjerave nuk ka si të mos u ketë rënë në sy zelli i institucioneve qeveritare për të përnjështruar të përditshmen më të madhe të vendit, “Koha Jonë”. Edhe dje, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, nëpërmjet valëve të radios dhe televizionit me formulat stereotipe të regjimit komunist përgënjeshtronte “KJ”-në, lidhur me një lajm të botuar në numrin e djeshëm lidhur me alarmin e krijuar nga disa telefonata në komisariate apo poste të tjera policore për vendosje bombash në mjedise publike. Duke përdorur shprehje të tilla si “gazetaret apo ata që qëndrojnë prapa “KJ”, kërkojnë të mbjellin frikë dhe terror”, zëdhënësi i MPB-së mundohej të qetësonte opinionin lidhur me atë që ai apo ata që e kanë punësuar, i quante shpifje të saj. Sipas zëdhënësit, “KJ” me “tituj bombastike synon të shpejtojë nga falimentimi”. Por ndërsa folësit në emisionet e njëpasnjëshme të lajmeve në radio dhe televizion lexonin me solemnitetin e zakonshëm në këtë rastesh deklaratën e MPB-së, forcat e policisë së Tiranës invaduan njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit, duke e mbajtur të bllokuar për një kohë të gjatë, gjë që nuk mund të ndodhe pa u krijuar një situatë alarmi. Gati në të njëjtën kohë, në afërsi të redaksisë së gazetës “Koha Jonë” një skuadër e policisë të armatosur, u ndalën dhe e vrap rrethuan një rrugicë aty pranë. Drejtuesit e MPB, ose nuk e kuptojnë se atë që bën “KJ” duhet ta bënte vetë policia, ose vazhjnë nga obsesionet për këtë gazetë. Vetëm tri ditë më parë policia kishte urdhëruar boshatisjen e lokaleve të qendrës së Tiranës, pas një telefonate anonime për vendosje bombe. Dhe në këtë rast nuk e kishte dhënë alarmin “KJ”. Këto, për të cilat janë dëshmitarë dhe banorët e kryeqytetit, tregojnë se nuk është “KJ” ajo që shpif dhe dezinformon. Në këtë fushë janë disa mijëra të caktuar informacioni të financuara nga shteti që e kanë si qëllim të tyre një gjë të tillë. Për fat të mirë lexuesit nuk vuajnë nga amnezia që të harrojnë legjendat e financimeve greke dhe serbe për “KJ” që janë trumpetuar nga mediat zyrtare. Para se të akuzojnë “KJ”, për shpifje dhe dezinformim, shteti dhe shërbëtorët e tij le të bëjnë të njohura rezultatet e komisionit parlamentar të saj, për të kontrolluar financën e “KJ”, ose të paktën t’i kërkojnë faje publisht. KJ Foto: A. Baban

Dje në TV: Dokle dhe Fagu regjistrojnë programin socialist për zgjedhjet lokale

Tirana “pushtohet” nga 2 mijë policë

Në bazën e të kërkuarit gjenden bomba dhe automatikë faqe 2

1500 dollarë për Lazër Stanin

Juria e drejtuar nga redaktori i “RD”-së Fatos Kongoli ka vendosur të shpallë tregimtarin më të mirë kryeredaktorin e RD faqe 17

Albert Brojka endet me telefon

Që nga data 14 prill 1996 redaksia e gazetës “Koha Jonë” punon pa patur asnjë telefon në punë, për arsye se Telekomi i Tiranës ka ndërprerë sinjalin telefonik të dy numrave: 28781 dhe 28796, ndërkohë që kandidati për kryetar Bashkie i Tiranës, Albert Brojka premton se bëjë Tiranën jo vetëm me fenerë por edhe me telefon. Që të bindemi që Brojka do e mbajë premtimin le ta fillojë fushatën me lidhjen e telefonit në KJ. Presim përgjigje në numrin 28781 dhe 28796. Natyrisht pasi Brojka dhe shokët e tij të kenë lidhur sinjalin.