Arrestohet dhëndëri i Enver Hoxhës
Pranvera Hoxha: “Nuk kemi asnjë lidhje me të birin e Aredin Shytit”
Klement Koloneci, Luan Pobrati në qeli. I biri i Aredin Shytit akuzohet për vrasjen e Kaloshit
faqe 2
Policia dhe zgjedhjet
Aksionet e policisë këtë muaj kanë qenë vërtet të shpeshta, të bujshme dhe madje të suksesshme.
Falë këtyre aksioneve u bë e mundur t’u jepet krimit të organizuar në Shqipëri një goditje e fortë. U arrit që të rikthehej në muzeun kombëtar një prej gurëve të themelit të identitetit kombëtar shqiptar, ndërkohë që u zbuluan aspekte befasues të krimit në vendin tonë. Këto aksione janë suksese të policisë shqiptare, që të bëjnë të besosh se në të marrin pjesë profesionistë të vërtetë dhe gjithashtu, të shpresosh se taksat që paguajmë për administratën tonë nuk shkojnë fare kot. Lajmet e bujshme na kujtuan se makinat, radiot, aparaturat dhe gjithçka që harxhohet pa u menduar dy herë për policinë, mund të mos vlejnë vetëm për tu dukur, për t’u imponuar dhe trembur miletin, por edhe për punë konkrete, punë që bën çdo polici në botë. Ato gjithashtu na treguan edhe një herë bindjen e vjetër se policia, kur dëshiron e angazhohet, nuk i shpëton dot asnjë, edhe më të rafinuarit e krimit.
Është interesant të nënvizohen se aksionet e mëdha policia i mori pikërisht këto ditë tetori, në vigjiljen elektorale të lokaleve. Kjo të kujton faktin se edhe në këtë sektor akoma nuk është zhdukur stili i vjetër, ai i ndërmarrjes së aksioneve në prag festash, grindjesh me imperialisto-revizionistët apo kongreseve të Partisë. Të tilla konstante të heqin entuziazmin dhe të bindin se logjika e partisë shtet është e pranishme edhe në një sektor jetik për shoqërinë shqiptare, në forcat e ruajtjes së rendit. Politizimi i tyre ka qenë mallkimi më i madh për shqiptarët dje dhe do të jetë edhe sot e në nesër nëse nuk eliminohet. Fakti që këto aksione me përmasa të mëdha janë pa emra autorësh, fakti që ridoli prrulla e përzierjes së ish-sigurimsave dhe në ngatërrohet vëvetë presi-denti, të bën të jesh i bindur që veprimet e fundit të policisë kanë një dojzë të fortë propagande elektorale.
Që këtë shumë vëteve, por sidomos politikanëve dhe gazetarëve, lëvizjet e fundit të policisë nuk ju duken me ugur të mirë. Ata policinë nuk ju duken me ugur të mirë. Ata policinë nuk e shohin si një alibi të pushtetit për të mbajtur policinë, forcat e rendit dhe të dhunës nëpër rrugë, deri pas 20 tetorit. Se çfarë presupozon kjo mjafton të kujtojmë atë atmosferë të tmerrshme të zgjedhjeve të 26 majit, që vetëm prudenca e politikanëve nuk e shndërroi në gjakderdhje.
Politika mund të kërkojë çfarë të dojë. Por në sot kemi një shtet që policinë e ushtrinë e ka depolitizuar. Forcat e rendit kanë për detyrë të shënjtojnë të ruajnë demokracinë dhe të sigurojë fitoren e njëres apo tjetrës parti. Ajo ndodhë më 26 maj, por çdo përpjekje mund të jetë fatale, për policinë dhe gjithë kombin.
KJ
FRESH mbështet Agim Fagun
faqe 3
Agim Fagu dhe Namik Dokle takohen në miting foto A. BABANI
Telefoni i Zhulalit 5 milion dollarë
Që nga data 14 prill 1996 redaksia e gazetës “Koha Jonë” punon pa patur asnjë telefon në punë, për arsye se Telekomi i Tiranës ka ndërprerë sinjalin telefonik të dy numrave 28781 dhe 28796.
Pasi i jemi drejtuar me kot gjithë udhëheqësve të lartë të partisë në pushtet kërkojmë ndërhyrjen e ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali. Ky qytetar duhet të jetë njeriu më i interesuar që “Koha Jonë” të pajiset me telefon. Pas akuzave për humbjen e 5 milion dollarëve Zhulali me siguri ka tentuar me orë të tëra të sqarojë gazetën për destinacionin e vërtetë të kësaj shume. Sidogjoftë ne presim që Ministri të marrë mundimin ta sqarojë, natyrisht në numrat 28781 dhe 28796. Nga ana jonë i marrim parasysh shpenzimet e kësaj telefonate e cila do t’i kushtojë të paktën 5 milion dollarë ministrit.