Poli: PS na hoqi zvarrë
Dështimi në zgjedhje shkakton krizë mes opozitës. Në pikëpyetje votat e balotazhit
Imami: “Faji i PS, kompromisi i ndyrë i Hajdaragës dhe Pëllumbit me Berishën”
faqe 3
Proamerikani Berisha
Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton dje se zëdhënësi i Presidentit të Republikës bëri të ditur se Presidenti i Republikës Sali Berisha përshëndeti deklaratën e Presidentit Bill Klinton për anëtarësimet e para të vendeve ish-komuniste në Aleancën e Atlantikut të Veriut, brenda afatit kohor 1999.
Ai (Sali Berisha) i përshëndeti këto deklarata si një mbështetje të rëndësishme në përpjekjet e këtyre vendeve për anëtarësim. ATSH njofton se “Berisha ka deklaruar se zgjerimi i Aleancës është zgjerimi i sigurisë dhe stabilitetit në Europë dhe në botë dhe Shqipëria, si vendi i parë ish-komunist që ka kërkuar anëtarësim në këtë Aleancë, është e vendosur të bashkëpunojë aktivisht me vendet anëtare dhe partnere të saj për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të plotë të saj në NATO”.
Është më se e kuptueshme që të ngrihet pyetja se përse e bëri z. Berisha këtë deklaratë. Pyetja ngrihet pasi kjo është deklarata e parë, pasi ai bojkotoi festën kombëtare të SHBA, pasi refuzoi të paktën dy emisarët e administratës amerikane që të vizitojnë Shqipërinë dhe ta takojnë atë dhe pasi ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri bojkotoi hapjen e e Parlamentit shqiptar të dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 26 majit. Akoma më interesante bëhet kjo deklaratë e zëdhënësit të panjohur, po të kemi parasysh faktin e burimeve të mirinformuara nga PD se Berisha, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, e ka quajtur komunist.
Por kjo nuk është e rëndësishme. Kryesorja është, se përse Berisha ka hequr dorë nga qëndrimet e tij të mëparshme ndaj Amerikës. Si është e mundur që ai është deklaruar aq thatë dhe nuk ka përdorur fjalorin e mëparshëm. Si është e mundur që ai nuk ka deklaruar: Udhëheqësja amerikane ka qenë dhe do të jetë një element i domosdoshëm për sigurimin europian, se SHBA synojnë të mbeten të angazhuara ndaj kontinentit, megjithë mbariumin e Luftës së Ftohtë, se SHBA vazhdojnë të premtojnë një angazhim ndërkombëtar dhe amerikan ndaj botës ish-komuniste, se Amerika sido që të jetë është një shtyllë e sigurisë dhe një garanci për zhvillimin e tyre të sigurtë dhe demokratik. Madje presidenti shqiptar “harron” të përmendë edhe nga parimet e pranimit në NATO. Ai nuk i shkon as afër faktit se nga nga parimet e anëtarësimit është kontrolli civil dhe demokratik mbi ushtrinë. Luftëtarë ak nga natyra (ai është nga një vend luftëtarësh, si Tropoja) ai anashkalon parimin që problemet etnike dhe territoriale të diskutueshme të zgjidhen në mënyrë paqësore. Ai bën sikur harron që duhet të jesh i aftë për të kontribuar ushtarakisht në mbrojtjen kolektive dhe atë paqeruajtëse, etj.
Vërtetakata e zëdhënësit, për atë që ka thënë Berisha duket se ka një mesazh tjetër; një tentativë për të rithilluar një pajtim dhe dialog me... liberalin Bill Klinton, qoftë ky edhe ... liberalin Bill Klinton, i vetmi armik që i ka mbetur brenda ... së Shqipërisë.
VLADIMIR PRELA
I. Meta: Kongresi i PS ndikoi në zgjedhje
Një kali i rrëzuar në mes të Tiranës
foto R. Tasho
I. Meta: Kongresi i PS ndikoi në zgjedhje
faqe 5
Një kali i rrëzuar në mes të Tiranës — foto R. Tasho
Kërkesë për telefon në Strasburg
Pas refuzimeve të të gjithë politikanëve shqiptarë, kërkesën tonë për telefon po e nisëm në Strasburg, me shpresë se Këshilli i Europës është i angazhuar të ndërhyjë për zgjidhjen e të gjitha krizave në vend.
Me largimin vëzhguesve nga Shqipëria, ne marrim përsipër ta vazhdojmë misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vjedhjeve në balotazh, natyrisht nëse KE na ofron numrin e telefonit 33375, të regjistruar në Pallatin e Kongreseve. Në shkëmbim ofrojmë sponsorizimin për një seri pullash postare me portretin e zonjës Leni Fisher ose një udhëtim gratis në disa miniera kromi. U detyruam që kërkesën tonë ta bëjmë publike pasi dështuam të lidheshim me telefonina e KE në Tiranë i cili gjatë gjithë javës dille i zënë. Burime të paidentifikuara thanë se shkak i këtij bllokimi ishin telefonatat e panumërta të anëtarëve të PD të cilët denonconin manipulimet në zgjedhje nga PS.