25/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 tetor 1996

Bankat bosh. Kreditë kthehen në fajde

Hapet “kutia e Pandorës”. Nuk janë kthyer gjysma e kredive të marra Në Bankën Agrare mungojnë 2,3 miliardë lekë nga 8 miliardë lekë kreditime faqe10

Shqiptarët iu trembën lirisë

Në zgjedhjet e 20 Tetorit asnjë forcë politike nuk fitoi, as edhe vetë PD. Të gjithë humbën, aq më shumë humbi përgjegjësia qytetare e shqiptarëve. Në një kohë kur thuajse të gjithë shtetasit shqiptarë janë të pakënaqur me qeverinë aktuale- u votua pikërisht kjo qeveri. Do të thotë se shqiptarët në votimet e 20 Tetorit, nuk mundën të zgjedhin lirinë. Jo vetëm kategoria opozitare, por të gjitha kategoritë ndodhen në të njëjtën pozitë. Nuk guxuan të zgjedhin lirinë qytetarët që morën pjesë në votime. Këta, sipas shifrave përbëjnë rreth gjysmën e numrit të votuesve. Më shumë se gjysma e kësaj gjysme votuan për PD. Përgjithësisht bëjnë pjesë në administratën e shtetit të Berishës, dhe votojnë pro nën peshën e frikës se mos humbasin edhe atë pagë që marrin. Megjithëse shumica e tyre nuk pajtohen me sjelljen e këtij pushteti. Të tjerët që morën pjesë në votime dhe votuan pro PD janë qytetarë që kanë futur paratë në firmat e fajdeve. Këta vegjetojnë pa asnjë qëllim, pa asnjë ide, pa asnjë perspektivë dhe pa punë. Pinë kafe dhe tymosin rënkime të mëdha ndaj pushtetit të Berishës. Megjithatë votuan nën peshën e barrës “se mos na ikin fajdet”. Ndërsa një pjesë e vogël që votuan pro, janë nga ajo lloj frikacakësh saqë mendojnë se “këta na përgjojnë me aparatura për cilin votuam”. Edhe ata që nuk votuan, nuk guxuan të zgjedhin lirinë e tyre. Padyshim, këta janë të papajtuar me qeverinë e Berishës, dhe gjetën mënyrën të protestojnë duke mos votuar. Arsyeja më e fortë është se ata nuk duan të fyhen përsëri me vjedhje vote. Megjithatë, qoftë edhe për fajin e shtetit manipulues votash, ose edhe për shkak të paaftësisë së opozitës, këta qytetarë shqiptarë nuk mundën të zgjedhin lirinë. Por edhe ata që votuan kundër pushtetit të Berishës, nuk guxuan të zgjedhin lirinë. Kjo u ndodh për shkak se numri i tyre qe i pamjaftueshëm për të realizuar ndryshimin. Në një rast të caktuar këta u ndodhën të vetmuar prej shumicës tjetër, e cila përditë kishte frikë fjalët pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Mirëpo frika e vërtetë qytetare nuk mund të realizohet kur qytetarët nuk organizohen mirë në forca politike dhe organizma jo-qeveritare, kur pushteti përdor policinë dhe dëshpëron qytetarët nëpërmjet përçarjes. Shqiptarët janë duke marrë leksione demokracie, duke eksperimentuar mbi veten e tyre. Kur baza civile të jetë dhe të gjithë shembujt do të zgjidhen. FRROK ÇUPI

Imami i përgjigjet Hajdaragës

“Nuk merrem me njerëz që kanë 13 truproja njëherësh” faqe 5

Kërkesë për “Ditën” natën

Pas refuzimeve të të gjithë politikanëve shqiptarë, kërkesën tonë për telefon po e nisëm në Allias, në selinë e gazetës me ngjyra “Dita Informacion”. Kolegët tanë duhet të na kuptojnë dhe të na ndihmojnë sepse ne kemi arritur në pikën të cilën pronari Shpëtim Nazarko do ta përmbledhtë në titullin “Qaj vëllako qaj”. Këtë kërkesë, natyrisht të dhimbshme për Laçkot, na e ysht edhe apeli i shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Pikërisht dje, Drejtori na tha: “Djem, lëreni telefonin e Servetit, por merrni telefonin aty të ‘Ditës’ se më çmendën me pijet dhe natën.” Në qoftëse kolegët e Ditës na premtojnë se nuk do ta bezdisin më, të Madhin Dritëro, ne e tërheqim kërkesën tonë për ta spostuar më djathtas. He për hê, po rezervojmë kërkesën për telefonin e drejtorit të Albanias, Ylli Rakipi, i cili siç ka thënë dhe vetë, është i pafuqishëm të shkarkojë drejtorin e ATSH, Ilir Zhill[a?], që ka 32 telefona.

Jepen rezultatet e zgjedhjeve

BASHKITE PD 37 K.Pav 1 PS 4 KOMUNAT PD 193 PDK 1 PBDNJ 6 PS 12 Numri i këshilltarëve PD 488 PR 37 PS 324 PBDNJ 30 POLI 38 PBK 25 SBMH Burimi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve