30/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 tetor 1996

Para dhe drogë vëzhguesve

Anëtarë të komisioneve kanë futur fletëvotimi tepër Vëzhguesit italianë raportojnë për zgjedhjet: “PD donte të na korruptonte”

Si ruhen votat

Nga informacionet që partitë kanë dhënë rreth zgjedhjeve të 20 tetorit dhe balotazhit që e ndoqi, votat janë ruajtur dhe siguruar në gjithfarë mënyrash. Partia Demokratike e ruajti rezultatin e saj duke përdorur metodën më të thjeshtë, më të saktë dhe pa dyshim atë më efikase. Sipas këtyre raporteve mjetet kanë qenë hedhja e fletëvotimeve të tepërta, blerje të nënkryetarit socialist, përdorimin e djemve militante që të kërcënojnë dhe natyrisht edhe të policisë dhe SHIKU-t. Kjo u mësua mirë më 26 maj dhe nuk kishte diskutim që do të përdorej po të ishte nevoja edhe për zgjedhjet lokale. Ka edhe një metodë tjetër për të ruajtur votat, ajo e Partisë Socialiste. Kjo konsistonte në caktimin e militantëve të saj në qendrat e votimit, në angazhimin e vëzhguesve dhe pa dyshim në thirrjen për të patur kujdes nga manipulimet. Në të gjitha rastet e votimeve demokratike shqiptare kjo ka rezultuar jo shumë efikase, me pasoja negative dhe madje edhe me viktima. Pastaj janë metodat e ruajtjes së votave të partive të tjera, si ai i Polit të Qendrës, për shembull. Në këtë rast nuk kemi asnjë karakteristikë nga ato të përdorura nga dy partitë e mësipërme. Të privuar nga mjetet dhe njerëzit, këto parti më shumë i kanë thirrur ndërgjegjes demokratike të njerëzve dhe paralajmërimit të institucioneve për të respektuar votën e lirë. Eksperienca ka treguar se edhe në këtë rast ruajtja e votës nuk ka patur sukses. Qytetarët e Shkodrës, koshientë nga dobia e eksperiencave të mësipërme, të bindur në Paloka shprehjen se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, vepruan qartë dhe saktë. Ata përdorën armët e kundërshtarit të tyre, që nuk mund ta zgjedhje pa fituar. Lidhja Shkodrane ua bëri të qartë autoriteteve dhe Partisë Demokratike se zgjedhësit e saj ishin të vendosur ta mbronin votën e tyre edhe me armë. Kundërshtarëve të tyre të armatosur dhe të sofistikuar ata u treguan armët dhe u deklaruan se edhe ata do t’i përdornin ato po të ishte nevoja. Kjo metodë funksionoi dhe vota u ruajt e PD humbi. Natyrisht që askush nuk thotë se kështu duhet ruajtur vota. Të gjithë e dimë se ajo ruhet me respektimin e parimeve të votimit të lirë, të hapur e demokratik. Por shkodranët na treguan se përballë ekstremeve duhet gjetur përgjigja adekuate. Për politikën shqiptare ky precedent ishte një paralajmërim i fortë. Më 27 tetor ai ndodhi sërish në Shkodër. Këtu do të mund të ndodhë në të gjithë vendin. Kjo nuk është një gjë e paditur. Çfarë do të ndodhë edhe do të korrigjet.

Zejmen, votimet e 27 tetorit

Grushta mbi nënkryetarin socialist të RD-së

Skandal në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Brihet opozita faqe 3 4-5 nëntor Skandal në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Brihet opozita Grushta mbi nënkryetarin socialist të RD-së faqe 3 4-5 nëntor

socialist të Rozës

faqe 3

4-5 nëntor grevë e përgjithshme

faqe 10

Vrasja e Kaloshit: lirohet Artan Basha

faqe 2

Londra i thotë “yes” anit shqiptar

faqe 11

Kadare: “Shqiptarët janë ziliqarë”

faqe 17

Gjirokastër: bombë afarisit grek

faqe 13