10/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 nëntor 1996

Tre arrestime për bombën

Komshinjtë e Prel Martinit “nxirren” jashtë hotelit nga deputetët Policia nis të kristalizojë hetimet mbi atentatin ndaj Prel Martinit. Tre persona nga Kruja të izoluar faqe 2

Faleminderit Azem

Ka disa ditë që shtypi shqiptar, ai pavarur dhe i varur, i majtë dhe i djathtë, i lirë dhe jo, po merret me lëvizjen e fundit të Azem Hajdarit, liderit historik të lëvizjes demokratike dhe të Partisë të parë demokratike shqiptare. Z. Azem, me një veprim tipik bonapartist, vuri në pozita tepër të vështira sindikatat zyrtare të vendit tonë, të cilat papritur u zgjuan dhe konstatuan të tmerruara se jeta nuk është aq e lehtë sa duket edhe në Shqipëri. Ata, të befasuar u ndodhën përballë njeriu që nuk ta bën të gjatë dhe të “hedh në erë”. Sidoqoftë, këtë fund jave duket se krerët sindikalistë mund të marrin frymë të lehtësuar, pasi Azen Hajdari dhe grupi i sindikalistëve që e mbështesin atë nuk mundën të organizonin dje Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të BSPSH. Policia që ruante dyert, nuk lejoi mbledhjen, ndërkohë që politikanët rebel ishte thirrur tashmë në zyrat e Partisë Demokratike, ku ju tërhoq vëmendja dhe u deklarua se partia në pushtet nuk ka të bëjë me veprimet e tija. Krerët e BSPSH sot për sot mund të këndojnë fitoren, megjithëse askush nuk mund të garantojë më se në sindikalizmin shqiptar nuk do të dalin azemë të tjerë, të cilët do të arrijnë atë që u nis këtë fillim nëntori. Sepse, siç thotë edhe ATSH, “nga burime të tjera mësohet se deputeti Hajdari me mbështetësit e tij janë futur tek lokali Piano Bar tek estrada e Tiranës dhe vazhdojnë mbledhjen e tyre”. Por, megjithatë çështja nuk qëndron këtu. Tërë këto ditë në gazeta, në kafene dhe zyra, pati një tropatje të vërtetë për të zbërthyer lëvizjen e fundit të Z. Azem Hajdari. Dikush tha se kjo bëhej për të harruar 20 tetorin. Dikush tjetër e lidhi me një tentativë për të zbardhur shijen e hidhur të bombës së hedhur kundër drejtësisë. Të tjerë e lidhën me fajdetë, apo e shikuan si një sinjal të pakënaqësisë së pushtetit me krerët e sotëm të BSPSH. Nuk munguan edhe zërat që flisnin për plane të komplikuara politike të lidershipit shqiptar. Pavarësisht nga këto hamendje ne duhet ta falënderojmë Azem Hajdarin. Ne duhet të themi faleminderit Azem, sepse na kujtove përsëri atyre që përmendëm më sipër, ka edhe një politikë, e cila tashmë ka vdekur në Shqipëri. Ai me xhestin e tij na shkundti, për na kujtuar se ajo që sot quhet politikë nuk është gjë tjetër veçse një iluzion i saj. Është një ritual, ku disa kënaqen duke dialoguar me vetveten në Parlament dhe të tjerët duartrokasin për të zbuluar stërkëmbëshat e njëri-tjetrit, apo për t’u ruajtur se mos u vjedhin votat. Mjafton kjo për të thënë faleminderit Azem!

Rexhep Mejdani: Mediokrit krijojnë probleme në PS

faqe 7

Organizata “Hakmarrja...”: Një tjetër në pranga

faqe 12

Kombëtarja

Më 12 nëntor miting i madh në Tiranë

Azem Hajdari deklaron: Mbrëmë vonë presidenti i BSPSH, i zgjedhur nga Konferenca e Jashtëzakonshme e Durrësit, deklaroi për “Koha Jonë”: ditën e martë, datë 12 nëntor, ora 12.00 do të zhvillojmë një miting para zyrave qendrore të BSPSH në Tiranë. Mitingu organizohet bazuar në ligjin nr. 8145 “Për të drejtën e tubimit”. Të mërkurën do të demonstrojmë luftën tonë për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, vendosmërinë për t’i kërkuar qeverisë Meksi rritjen dyfish të rrogave të mësuesve, punonjësve të shëndetësisë si dhe të minatorëve. Pas mitingut do të organizojmë një manifestim paqësor në Bulevardin kryesor të Tiranës. Ato që kanë dalë nga zyrat e Ramiz Alisë dhe që janë në pushtet po mbështesin korrupsionin dhe nuk po luftojnë mbartësit e korrupsionit si Valer Xheka me shokë. Mitingu do të zgjasë 40 minuta. Ato persona apo institucione që do të përpiqen për të prishur mitingun do të marrin përgjigjen e merituar-perfundoi deputeti Hajdari.

Fajde me pengesa. Një grua, pasi ka depozituar kursimet tek Xhaferri

FMN në Shqipëri për fajdet

Humbja nga... : një jetë në pranga [?] fage 12 Kombëtarja ndëshkohet në minutën e fundit faqe 23 Si ndodhi incidenti i Kanalit të Korçës faqe 18-19 Greva vajzash në kolegjin turk faqe 17