Qeveri-FMN, prag lufte
Delegacioni i FMN: Bisedimet me qeverinë janë shumë delikate
faqe 9
“Kapitalizëm krijues”
Duket sikur politika po zhvendoset dhe vendin e saj po e zënë problemët e tjera, jetike, si mund të jetë edhe ekonomia. Por edhe në këtë fushë zhvillimet janë aq befasuese dhe origjinale, sa ta çojnë mendjen menjëherë tek pesëdhjetë vjetët e komunizmit shqiptar. Në atë botë Shqipëria ishte vërtet një shtet fanatik komunist, por megjithatë për gazetarët, vëzhguesit dhe studiuesit, ajo përbënte një diçka të veçantë, që ata më së shumti e quajtën komunizmi nacionalist shqiptar. E përkthyer në realitetin shqiptar kjo shprehje mund të barazohej me parullën e “socializmit krijues”, të cilën e ulte dhe ngrinte propaganda e Partisë. Ky socializëm krijues shqiptar vërtet bëri çudira të pakten për tre dekada. Në emër të tij Shqipëria u izolua tërësisht nga bota, lufta e klasave korri mijra njerëz dhe ekonomia u kthye në një përbindësh pa formë që mbillte urinë. Ky “socializëm krijues” praktikisht na la gjiysmën shekulli prapa dhe rrënjosi në traditën politike shqiptare, idenë e partisë shtet që mbështetej në prepotencën, egërsinë e arrogancën, dallkaukllëkun, shtirjen, korrupsionin, nepotizmin, injorancën dhe shfrytëzimin e konjukturave ndërkombëtare.
Largimi nga politika e shqiptarëve, duket edhe si një zbulim i trishtueshëm i tyre se, ishte shumë e lehtë të rrëzoje qeverinë Çarçani dhe të zvarrisje statujën e Enver Hoxhës, por po del tepër, tepër e vështirë të shpëtoke nga mendësia totalitare. Këtu nuk është puna se presidenti ynë është një ish-komunist, as në faktin se tek ne mungon infrastruktura e sistemit demokratik europian. Aspak. Zoti president ka të paktën gjashtë vjet që është konvertuar në antikomunist dhe strukturat demokratike janë vendosur njëra pas tjetrës.
E megjithatë nuk ka dyshim se i jemi futur an[?] punës të ndërtojmë në Shqipëri një “kapitalizëm krijues” dhe madje në të gjitha fushat. Në ekonomi, po mbrohen taktika dhe strategji, të cilat jo vetëm po e lënë gojëhapur Perëndimin, por po nuk u morën masa sa më ush[t]ë vonë, do të na lenë edhe me më shumë se gojëhapur. Shqipëria drejtohet sot nga një Parlament i Partisë Demokratike, ka një polici, gjykatë dhe prokurori, Televizion apo Radio të Partisë Demokratike, duke krijuar kështu një shtet se zor se ja gjen shokun në Perëndim, Lindje apo Botën e Tretë.
Ky Parlament i çuditshëm ka shumë gjasa të përpiqet dhe aprovojë ligjin më të rëndësishëm për kombin shqiptar. Kushtetutën dhe të zgjedhë gjithashtu përfaqësuesin më të lartë të shqiptarëve, presidentin. Ndryshe ky “kapitalizëm krijues” nuk do ta ketë jetën e gjatë në vendin tonë. Amerika, pas muaj, po e shtyn Shqipërinë drejt reformave bazë, përfshi një kushtetutë të re të shkruar me pjesëmarrjen e gjerë dhe presionin e regjimit i sotëm të[?] nënshkruar reformimit. Ata duken të bindur në fitoren e tyre, duke menduar se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë dhe “Berisha” i emëruar domosdoshmërisht marrëdhënie të mira me Amerikën. Një gabim i vjetër sa gjithë epoka e “socializmit real” të Lulës së F[?]të.
KJ
Dita e parë e Brojkës: Lermëni të qetë
faqe 7
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka
Valer Xheka nën akuza për rryshfete
faqe 4
Tiranë: Poli i Qendrës voton për PD
faqe 3
Çështja Kaloshi: A[t]lan Basha kërkon shpjegim
faqe 2
Durrës, vitit kapo i “katër rrugëve”
faqe 3
Studentët në konflikt me Medresenë
faqe 7