21/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 nëntor 1996

Parlamenti, fajdet në hetim

Blerim Çela: “Nëse njerëzit humbin, kjo nuk ka të bëjë me shtetin” Shteti i bindet FMN. Zhduket një fajdexhi. Klientët në gjyq kërkojnë paratë

Shteti hedh lumin me valin e komisionit “fajde”

Më në fund shteti hodhi hapin e parë, kundër botës së fajdeve, hap, i cili gjithsesi, nuk ka si të mos shkaktojë një periudhë ankthi si tek depozituesit ashtu dhe tek vetë firmat. Dje një grup deputetësh të PD-së, në Komisionin e Ekonomisë kërkuan hartimin dhe miratimin e një projektligji për krijimin e një komisioni jashtëparlamentar ekspertësh, i cili do të ketë si mision mbikëqyrjen e aktivitetit të firmave rentiere, të cilat merren me grumbullimin e parave, duke ofruar përqindje të larta. Kërkesa për krijimin e një komisioni të tillë, më shumë se roli që do të luajë ky lidhur me krijimin e një transparence më të madhe përsa i përket aktivitetit të këtyre kompanive dhe fondacioneve, vërteton përfundimisht se fjalët për një shqetësim të FMN-së, apo të ndonjë institucioni tjetër financiar ndërkombëtar lidhur me fenomenin fajde paskan qenë të bazuara. Ndryshe, nuk kishte asnjë arsye që shteti të ndërmerrte një hap të tillë, në një kohë kur huamarrrja me përqindje të lartë ka katër vjet që zhvillohet normalisht, madje kjo ka bërë që numri i depozituesve të shtohet në progresion gjeometrik, duke e kthyer depozitimin në një aktivitet në shkallë kombëtare. Krijimi i një organizmi jo shtetëror, jashtëparlamentar për t’u angazhuar në vlerësimin e të qenit i ligjshëm apo i paligjshëm aktiviteti me të cilin kompani dhe fondacionet rentiere sigurojnë përqindjet e larta për depozituesit është gjetja më e përshtatshme e shtetit për t’u çliruar nga pesha e përgjegjësive që kanë të bëjnë me problemin jetik të shqiptarëve. Kështu, me variantin e komisionit të fjalë, shteti, nga njëra anë nuk e prish me firmat e fajdesë dhe nga ana tjetër mund të paraqitet i larë para përfaqësuesve të botës së huaj financiare, duke u thënë: “Ja, po merrem me atë për të cilën ju ishte të merakosur.” Duke qenë se komisioni nuk do të jetë me karakter shtetëror, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e deritanishme, mbi të gjitha duke u nisur nga mprehtësia e çështjes “fajde”, shanset më të mëdha janë që rezultatet e punës së këtij komisioni të jepen në kalendar greke. Kjo, në radhë të parë, pasi shteti e ka të qartë se çfarëlloj demi që mund t’i shkaktohet qoftë edhe nëse kontrollojë demi dhe mënyrën saj, depozituesve që tashmë mund të thuhet se janë të panumërt, në fund të fundit do të thotë shkurtim i jetëgjatësisë së pushtetit. Por, nuk përjashtohet se, ashtu si dhe pjesë e mirë e organizmave jogeveritare, apo komisioneve joshtetërore, edhe komisioni “fajde” të veprojë sipas porosive dhe urdhërave të ardhura nga maja e piramidës shtetërore, duke bërë një diferencim të telekomanduar në radhët e kompanive rentiere. Në këtë aspekt, me krijimin e komisionit dhe vënien e tij në veprim, shteti krijon një farë paniku tek drejtuesit e këtyre kompanive, të cilët, e dinë më së miri mënyrën si zbatohet ligji në Shqipëri. Në kësi rastesh, kur gjithçka nuk arrin t’i kapërcejë caqet e formalizmit, dikush duhet i detyruar të bëhet viktimë. Kjo do të bëjë që drejtuesit e kompanive dhe fondacioneve të tregohen të gatshëm për të mos i kthyer shpinën shtetit. KJ

Brazil foto REUTER Brazil — foto REUTER

Hajdari: Mua nuk ka zot të ma heqë imunitetin

Arrestohet shoferi, valë kërcënuesesh ndaj Azemit faqe 5

Faqu: “Nuk drejton Brojka, por PD-ja”

Stafi i ri i Bashkisë së Tiranës në lojën batice-zbaticë faqe 3

Krujë, rrëmbehet dhe masakrohet për 15 milion

Një fëmijë 9 vjeçar gjendet i varur. Ishte zhdukur para 10 ditësh Një fëmijë 9 vjeçar gjendet i varur Ishte zhdukur para 10 ditësh faqe 11

Mançester dhe Ajaks humbin në shtëpi

4 skuadrat kualifikohen në çerekfinale një xhiro përpara përfundimit faqe 23

A. Hajdari takohet me diplomatë amerikanë

Dje në ora 15.45 në hotel “EuropaPark” në Tiranë deputeti Azem Hajdari, president i BSPSH i zgjedhur nga konferenca e jashtëzakonshme e Durrësit u takua me një diplomat të rëndësishëm të ambasadës amerikane në Tiranë. Të pyetur nga gazetari i “Koha Jonë”, Hajdari dhe zëdhënësi i ambasadës amerikane, pranuan se janë takuar por nuk dhanë asnjë sqarim tjetër përveç përgjigjes “jemi takuar vetëm për të biseduar”