23/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 nëntor 1996

Hajdari: Xheka spiun i Greqisë

Njeriu që rrëzoi Fatos Nanon, kryetari i sindikatave të kryeqytetit Dje në Tiranë Azemi përfundon përgatitjet. Sot kongresi i Sindikatave të Pavarura

Berisha, një imazh për t'u regulluar

Berisha duke i fituar të gjitha ndeshjet me kundërshtarët e tij në vend, tashmë, pas triumfit edhe në zgjedhjet lokale të 20 tetorit, ka si kundërshtar të vetëm faktorin ndërkombëtar, i cili është shqetësuar për fatet e demokracisë shqiptare. Nga drejtime të ndryshme, Berishës, si të vetmit njeri që ka të drejtë të vendosë në Shqipëri, po i bëhen presione nga drejtime të ndryshme për të shmangur proceset degjenerative që rrezikojnë ta kalojnë vendin nga demokracia në një regjim autoritar. Krahas kësaj, presidenti Berisha ka si problem edhe përmirësimin e imazhit të tij personal, i cili është dëmtuar së tepërmi pas 26 majit, gjë për të cilën kanë kontribuar edhe vetë qëndrimet kokëforta të Berishës. Për të rifituar simpatitë e dikurshme në Perëndim, këtij nuk i mjaftojnë propaganda e mbështetur në slogane me përmbajtje demokratike, të cilat tashmë nuk janë të besueshme, por në mënyrë imediate ka nevojë të bëjë disa lëvizje konkrete për të zhvlerësuar akuzat që po i bëhen gjatë këtyre muajve të fundit. Pa asnjë dyshim që ftesa e bërë socialisteve për bashkëpunim nga Berisha, të nesërmen e fitores së tij të 20 tetorit, e shoqëruar kjo me thirrjen për t’u ulur në parlament, sigurisht ishte një hap i studiuar dhe i logjikshëm në drejtim të përmirësimit të imazhit në opinionin e brendshëm dhe, në radhë të parë, atij të jashtëm. Por, në fakt, duke pasur parasysh, këtu, edhe eksperiencën e legjislaturës së kaluar, ku Berisha, me një shumicë relative iu imponua të gjithë, në deputetët socialistë në parlament do të ndodheshin në pozitë qesharake përballë uraganit të votave blu, të komanduara nga Berisha. Në këtë mënyrë, për të sjellë socialistët në parlament, ky duhet të bëjë lëshime të tjera, esenciale, pasi tashmë pushteti i tij personal, të paktën deri në një farë kohe nuk kërcehet nga një hapësirë më e madhe dhe më oporitzës. Nga ana tjetër, lëshime të tjera përsa i përket rolit të opozitës në parlament do të forconin edhe krahun pro-thëkmimit në parlament, në gjirin e PS-së, duke cuar kështu në dobësimin e mëtejshëm të kësaj force politike. Në Perëndim, kontrolli i shtetit, i masmedias shtetërore dhe shërbimit informativ, i lihen opozitës. Kështu, vetë Berishës nuk i vjen ndonjë e keqe në rast se zëvendëson Blerim Çelën me një përfaqësues të opozitës, duke ndjekur të njëjtën rrugë edhe përsa i përket kontrollit të RTSH dhe ATSH si dhe SHIK-ut. Kjo, në një farë mënyre do të forconte pozitën e vetë Berishës përballë kundërshtarëve të tij të fortë në PD dhe do ta shkarkonte nga një pjesë përgjegjësish që lidhen me gabimet e tij të qeverisjes. Kështu, Komisioni i Kontrollit të Shtetit nuk do të merrte vetëm me hetimin e mëkatëve të qeverive të mëparshme. Por mbi të gjitha, kjo do t'i shërbente atij për të rregulluar imazhin në Perëndim. Në hap tjetër i tij, në këtë drejtim do të ishte edhe nxjerrja nga burgu e liderit socialist, Fatos Nano. Tashmë, duke pasur parasysh gjendjen e brendshme të PS-së, dallimet që ekzistojnë në gjirin e saj për probleme themelore, Nano nuk do të jetë kohë të merret me Berishën. Por, para se të vijë deri këtu, presidenti Berisha, duke pasur parasysh ceremoninë e organizuar për të nderuar Kadarenë me rastin e pranimit të tij si anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Politiko-Morale, do të bëjë një gjest distensiv të dobishëm për të, pra, paqen me një gjest tjetër dhe me dobësimin e pozitës së tij, siç në faktin e tij dërgonte në mesazh përshëndetjeje veprën “gjenocidit” Kastriot Islami, me rastin e pranimit të tij në Akademinë e Nju-Jork-ut.

Sudja 170 përqind për pensionistët

Dje, radhë klientësh tek Sudja

faqe 3 foto G. SHKULLAKU faqe 7