29/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 nëntor 1996

Grushta në kongresin e Mbretit

Mbaron kongresi i Legalistëve. Durollari zgjidhet kryetar. Mbreti Leka I dërgon mesazh Grushta në kongresin e Mbretit Policia qetëson monarkistët. 15 degë e konsiderojnë kongresin të paligjshëm faqe 3

Precedenti Dervishi

Më në fund një nga drejtuesit e Institucioneve shqiptare arriti t’i tregonte pushtetit pavarësinë e Institucionit. Dervishi, Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, rebeloi, e kundërshtoi Sekretaren e Shtetit dhe fitoi mbi të. Ai e quajti përjashtimin e Shqipërisë nga FIFA një humbje edhe për veten, por ai fitoi në qëllimin kryesor, tregoi se Institucioni që drejtonte nuk mund të mos ishte i pavarur. Në momentin që Institucioni u shkel nga Qeveria, u shkel nga pushteti, Shqipërisë iu mbyll një derë në Perëndim, u përjashtua nga Bota. Rreth 1 vit e gjysëm më parë, në Qershor të vitit 1995, Shqipëria po kërkonte hyrjen në Këshillin e Europës me të drejta të plota. Ndoshta kjo hyrje mund të bëhej më parë, por Shqipërinë e pengonin problemet e brendshme midis pozitës dhe opozitës. Opozita e kushtëzonte anëtarësimin e shtetit shqiptar në organizmat e rëndësishme ndërkombëtare me të drejtat e njeriut dhe kryesisht me të drejtat e saj, me moshkeljen e Institucionit të Opozitës. Kjo ndodhte deri në qershor të vitit 1995, kur pushteti ishte shumë më i rezervuar ndaj opozitës, duke kërkuar konsensusin e saj për anëtarësimin e tij në KE. Anëtarësimi i qershorit nuk ishte anëtarësimi i Shqipërisë, sepse nuk anëtarësohej opozita, e cila vazhdonte të shkelej, nuk anëtarësohej Fatos Nano, i cili ishte në burg me një proces jo të rregullt. Në qershor anëtarësohej Berisha, i cili merrte alibinë e kreut të një shteti që nuk ka shkelur asnjëherë të drejtat e njeriut. Opozita e dha konsensusin dhe zgjedhjet e para që u bënë pas kësaj ishin të dhunshme. Pas alibisë pushteti mund të shkelte të gjitha institucionet. Menjëherë u shkel Institucioni i Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit. Pas një lufte të gjatë dhe të vetmuar me pushtetin në mbrojtje të pavarësisë së Institucionit të tij, Zef Brozi, u eliminua. KE u shqetësua, por nuk mund të përjashtonte një vend që sapo ishte anëtarësuar. Zgjedhjet e para që u zhvilluan në Shqipëri pas hyrjes në KE, u bënë të dhunshme. Institucioni i votës së lirë u shkel dy herë. Në qershor të këtij viti, një vit pas anëtarësimit në KE, politika shqiptare gjykoh[e] në Strasburg për shkeljen e Institucionit më të rëndësishëm, votën e lirë. Pushteti nuk kishte faj. Përderisa duke shkelur Institucionet u anëtarësua në KE, duke shkelur Institucionet mund të përjashtohej për këtë arsye nga ky organizëm. Faji ishte i opozitës, që dha konsensusin një vit më parë. Këtë e tregoi Sekretari i FSHF, i cili pa qenë në opozitë, arriti të ruajë institucionin, duke e dënuar shkeljen e tij. Pasoja që pati rebelimi i Dervishit, megjithëse është e dhimbshme për një masë sportistësh dhe tifozësh, në fund të fundit është një precedent i cili tregon se sa vlerë kanë institucionet dhe pavarësia e tyre. ENTON ABILEKAJ

Policia ndërhyn në kongresin legalistëve në Pallatin e Kongreseve foto G. SHKULLAKU Policia ndërhyn në kongresin legalistëve në Pallatin e Kongreseve — foto G. SHKULLAKU

Kolaneci kërkon t’i ikë qelisë

Avokatët paraqesin prova të reja për pafajësi faqe 2 Gjirokastra pushtohet nga “Populli” dhe “Xhaferi” Iku frika e 20 milion dollarëve të humbura dy vjet më parë faqe 7 Brunasi u arratis me 2 milion dollarë Arketarja në qeli, pesë të tjerë hetohen të lirë faqe 11 Kadare në treg me “Spiritus” faqe 19